Lidhu me ne

Mix

Samsung lançon edicionin e ri në ngjyrë vjollcë të Galaxy S22

Samsung lançon edicionin e ri në ngjyrë vjollcë të

Seria Galaxy ka qenë e lidhur me ngjyrën vjollcë që kur u lançua Galaxy S8. Duke i qëndruar besnik kësaj trashëgimie ngjyrash, Samsung tani ka lançuar një edicion krejt të ri të Galaxy S22 në një nuancë të re unike të quajtur Bora Purple, e cila do jetë e disponueshme për t’u blerë duke filluar nga muaji gusht 2022. Nuanca e ndritshme dhe tërheqëse është emëruar sipas emërtimit në gjuhën koreane për ngjyrën vjollcë “Bora” dhe është krijuar për të ngjallur gëzim, kreativitet dhe për të festuar individualitetin.

Çdo ngjyrë ka karakteristikat dhe trashëgiminë e saj unike. Mes tyre, vjollca ka qenë një nga më të pëlqyerat. Është një ngjyrë bindëse, duke përzier qetësinë e blusë dhe gjallërinë e së kuqes për të krijuar një lloj tjetër energjie që sjell ngrohtësi dhe optimizëm. Është mikpritëse dhe gjithëpërfshirëse duke përqafuar diversitetin. Në këtë kuptim, vjollca përfaqëson të njëjtat vlera si Samsung Galaxy: përqafimi i individualitetit, kalimi i kufijve dhe inovacioni i pafundmë.

Samsung lançon edicionin e ri në ngjyrë vjollcë të

Nga e çelur dhe lozonjare në të errët dhe të guximshme, shumë nuanca të vjollcës kanë rezonuar në mënyra të ndryshme gjatë viteve– siç kanë bërë përmes paletës së Samsung. Që nga Galaxy S8 e deri në serinë Galaxy S22, vjollca ka qenë një shenjë dalluese e stilit të Galaxy. Për të zgjeruar trashëgiminë e vjollcës, e cila shkon dorë për dore me filozofinë e Galaxy, Samsung ka prezantuar nuancën më të re: Bora Purple.

“Me tonet e saj pastel dhe neutrale, Bora Purple mishëron optimizmin dhe ndjenjën e qetësisë. Ai do të hapi botën tuaj me fuqinë e zgjedhjes,” tha Sonia Chang, VP e Global Brand Marketing Group, MX Business në Samsung Electronics. “Pavarësisht nëse jeni një yll i K-pop apo një adhurues i përjetshëm i ngjyrës vjollcë, Galaxy S22 Bora Purple është krijuar për ju. Ne jemi të ngazëllyer të prezantojmë Bora Purple, fillimisht për S22, por edhe për pajisjet e reja Galaxy më vonë këtë vit. Samsung Galaxy S22 në versionin Bora Purple do të jetë i disponueshëm për blerje duke filluar nga data 10 gusht .”

MË TEPËR

Mix9 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix9 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix9 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix9 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore9 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix9 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix9 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook