Lidhu me ne

Mix

6 produktet më të shitura online dhe si të filloni t’i shisni edhe ju

Foto ilustruese / shitje online

Nëse doni të krijoni një dyqan online, ka diçka që duhet ta keni shumë të qartë: duhet të ketë kërkesë për produktet tuaja.

Nuk ka shumë kuptim të shpenzoni para për të ngritur një dyqan me produkte që askush nuk do t’i blejë.

Përveç kësaj, për të shitur online, duhet të keni parasysh një detaj tjetër të rëndësishëm: shitjet në internet janë krejtësisht të ndryshme nga shitjet tradicionale.

Shitje fizike ≠ Shitje online

Vetëm sepse se një produkt ose industri e caktuar ka shumë kërkesa në dyqanet fizike nuk do të thotë se do të ketë të njëjtën kërkesë në internet (dhe anasjelltas).

Për të shmangur çdo gabim kur vjen koha për të zgjedhur industrinë tuaj dhe audiencën e synuar për dyqanin tuaj, sot do të ndajmë me ju 6 produktet më të mira për t’u shitur në internet.

Me këto produkte, kërkesa është e garantuar, por edhe konkurrenca.

1 – Artikujt e modës

Moda është industria më e shitur në pothuajse të gjithë botën.

Rritja e kërkesës në industrinë e modës në botën online i detyrohet kryesisht përmirësimit të politikave të kthimit.

Më parë, ishte e vështirë për dikë që të rrezikonte të blinte një këmishë, pantallona ose një xhaketë pa e ditur me siguri nëse do t’i rrinte mirë.

Sa herë që keni një ide, përpiquni të ndaheni nga emocionet që ju bëjnë të ndjeni dhe analizoni atë në mënyrë objektive. Pyesni veten, kujt do t’i shes? Si do t’i arrij ata klientë?

Disavantazhet

  • Shumë i përgjithshëm: termi “modë”. Kjo do të thotë se ka shumë lloje të ndryshme të modës që bien nën këtë term ombrellë. Nëse përpiqeni t’i mbuloni të gjitha, me siguri do të dështoni.
  • Vështirësitë teknike: a dini ndonjë gjë për dizajnin e tekstilit, materialet dhe furnitorët
  • Rreziku i produkteve të kthyera: përdoruesit janë mësuar të jenë në gjendje të kthejnë produktet pa dhënë arsyet pse.

Avantazhet

  • Njerëzit blejnë shumë: rrobat dhe moda në përgjithësi janë produktet që shiten më shumë sepse njerëzit nuk kanë më frikë t’i blejnë ato online.
  • Teknologjia e bën shumë të lehtë: falë videove dhe fotografive, ju do të jeni në gjendje t’u tregoni klientëve produkte sikur t’i shihnin ato personalisht.
  • Është një sektor me lëvizje të shpejtë: produkte të reja lëshohen çdo ditë, si dhe tendenca të reja për t’u shfrytëzuar—dhe kjo është e mrekullueshme për një strategji marketingu të përmbajtjes.

Këtu keni disa këshilla:

Specializohuni sa më shumë që të mundeni: mos filloni vetëm një dyqan për rroba – gjeni një stil, një veshje specifike apo edhe një model specifik qoftë edhe nga vetëm një markë dhe synoni të jeni më të mirët.

Krijoni një filozofi tuajën, çdo brand apo markë e ka një filozofi mbi të cilën bazohet koncepti i të gjithë dyqanit tuaj.

Filloni duke përdorur dropshipping: nëse nuk dëshironi të investoni në një magazinë, provoni këtë opsion i cili ju lejon të keni një dyqan tuajin pa investuar në material/mall.

2 – Udhëtimet dhe turizmi

Nëse ka një industri që është përshtatur mirë me revolucionin online, ajo është industria e turizmit.

Në Shqipëri mund të mos jetë ende praktikë, ama jasht, askush nuk e mban më mend herën e fundit kur kanë blerë një biletë avioni, rezervuar një dhomë hoteli, apo blerë biletën e një koncerti apo turneu fizikisht.

Në të kaluarën, të gjithë shkonim në agjenci udhëtimesh, por tani mund të organizojmë udhëtimet tona nga shtëpia me një kompjuter dhe disa klikime.

Edhe pse prej kohësh kjo industri mund të dominohet nga ‘gjigandët’, lojtarët e rinj janë gjithnjë duke u shtuar, pasi ata konkurrojnë me kontentin, guidat origjinale, destinacionet e veçanta dhe biletat e lira.

Specializimi është çelësi për të hyrë në industrinë e udhëtimeve.

Kompani të tilla si Booking ose Trip Advisor mbulojnë të gjitha mikro-niches në sektor, por ato janë shumë horizontale – ato mbulojnë shumë aspekte.

Një biznes vertikal do të mbulojë, për shembull, vetëm hotelet me pishina në një qytet të caktuar. Informacioni është më i thellë dhe më specifik se ai i ofruar në një mega-website. Klientët do t’ju falënderojnë, dhe po ashtu edhe Google.

3 – Produktet e teknologjisë

Është interesante që produktet e teknologjisë nuk janë shitësi numër një, apo jo?

Arsyeja kryesore pas rënieve në shitje është mungesa e garancisë së klientit.

Kur blini një pjesë të teknologjisë në një institucion fizik, keni tendencë të keni shumë më tepër besim sepse në rast defekti, ata do të jenë aty për ta riparuar atë.

Gjëja pozitive për këtë sektor është se ka një ofertë të madhe sepse teknologjia përparon me shpejtësi.

Kjo është thelbësore për një strategji të kurimit të përmbajtjes në të cilën ju mund të analizoni produktet e “së ardhmes”.

E keqja, përsëri, është se ka shumë blogera dhe faqe interneti të konsoliduara me një vëllim të madh biznesi që tashmë bëjnë riview dhe krahasojnë pajisjet.

4 – Shitje të dorës së dytë

Megjithëse eBay nuk është më si vite më parë, shitjet e dorës së dytë mbeten një nga produktet më të shitura në internet.

Lehtësia me të cilën mund të gjesh një produkt që shitet për gjysmën e çmimit dhe në gjendje të shkëlqyer nuk mund të krahasohet pothuajse në çdo dyqan fizik.

Përtej kësaj, bota e shitjes së dorës së dytë hap mundësitë për të gjetur dhe shitur pothuajse çdo lloj produkti.

Ka dyqane të të gjitha llojeve: elektronikë, veshje, produktet e luksit, biletat, librat, makinat etj.

Nëse kjo nuk do të mjaftonte, kërkesa për produkte të përdorura është rritur në mesin e popullatave me të ardhura mesatare dhe të larta.

Blerja e produkteve të përdorura nuk stigmatizohet më si për ata me status të ulët ekonomik, por më tepër si një dashuri për produkte cilësore që lufton trendin “Made in China”.

Wallapop është një aplikacion që ka më shumë se 20 milionë përdorues vetëm në Spanjë.

6 – Kurset online / Coaching

Është e vështirë të mos keni vënë re se sa popullor po bëhet mësimi elektronik.

Kohët e fundit janë shfaqur shumë platforma mësimore online; si Video2Brain (blerë së fundmi nga LinkedIn), ose Udemy.

Arsimi specifik në disa fusha po ja kalon arsimit të përgjithshëm (si diploma universitare dhe master).

Edhe pse jetojmë në një mjedis global në të cilin gjetja e një pune po bëhet gjithnjë e më e vështirë, është e kuptueshme që kërkesa për trajnime online është në rritje.

Çelësi i këtij ndryshimi është se përdoruesit nuk kanë më frikë të mësojnë pa marrë një diplomë ose certifikatë.

MË TEPËR

Mix7 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix7 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix7 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix7 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix7 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix7 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix19 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix20 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix20 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix20 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook