Lidhu me ne

Kryesore

Pesë pyetjet e Malltezit për Inceneratorët: Pse u kaluan dje 2 miliard lekë në kontot e të shpallurve në kërkim Zoto dhe Gugallja

Partia Demokratike vijon me denoncimet lidhur me inceneratorët. Anëtari i Këshillit Kombëtar, Jamarbër Malltezi doli në një deklaratë nga selia blu për të ngritur pesë pyetje lidhur me inceneratorët.

Pyetja e tij e parë ishte: “Pse, pavarësisht faktit se Inceneratori i Fierit nuk funksionon, Edi Rama dhe Belinda Balluku derdhën dje, me 1 Gusht 2022, 3 herë nga 627 milion lekë në kontot e Zotos dhe Gugalljes?”

Malltezi vijon të pyesë se pse, edhe kur ka një urdhër arresti ndërkombëtar, si për Zoton dhe Gugalljan, në llogaritë e tyre vazhdojnë të derdhen qindra miliona lekë.

DEKLARATA E PLOTË

Lobohet shumë për ta varrosur aferën e inceneratorëve, që ka gëlltitur qindra miliona euro, dhe vazhdon t’i marrë qytetarëve shqiptarë miliona të tjera, siç do ta dëshmojmë tani.  

Publiku e meriton, dhe duhet ta dijë, se në Partinë Demokratike është kthyer opozitarizmi pa kompromise dhe me kohë të plotë. 

Për këtë arsye, unë ose ekspertë të tjerë të mjedisit, ligjit, antikorrupsionit, apo eksponentë të Partisë Demokratike, duke filluar që sot, do të dalim çdo ditë në këtë foltore për të bërë “pesë pyetje për inceneratorët”.

E fillojmë me një fakt tronditës për ne dhe një vjedhje rutinë për ata:

Klodian Zoto & Stela Gugallja përfituan dje në kontot e tyre bankare, 3 herë brenda ditës nga 627 milion lekë nga Belinda Balluku. Para dy ditesh ishte Erion Veliaj që i ‘qerasi’ me 878 milionë lekë.

Ja edhe pesë pyetje të thjeshta:

  1. Pse, pavarësisht faktit se Inceneratori i Fierit nuk funksionon, Edi Rama dhe Belinda Balluku derdhën dje, me 1 Gusht 2022, 3 herë nga 627 milion lekë në kontot e Zotos dhe Gugalljes?
  2. Pse, edhe kur ka një urdhër arresti ndërkombëtar, si për Zoton dhe Gugalljan, në llogaritë e tyre vazhdojnë të derdhen qindra miliona lekë?
  3. Pse, pavarësisht faktit se Inceneratori i Tiranës është imagjinar, ende nuk i janë hedhur as themelet, Erion Veliaj çon 878 milionë lekë në kontot e Zotos dhe Gugalljas?
  4. Pse SPAK nuk sekuestron produktet e korrupsionit të Edi Ramës?
  5. Pse, kur na thuhet se nuk ka lekë për të kompensuar rritjen e cmimeve për shtresat në nevojë; nuk ka lekë për të pastrehët nga tërmeti; nuk ka lekë për të kompensuar rritjen e cmimit të naftës dhe ushqimeve; paska qindra miliona lekë për partnerët e Edi Ramës, si Klodian Zoto e Stela Gugallja, me urdhër arresti ndërkombëtar?  

Këto janë pyetje shumë të thjeshta për shqiptarët, por shuuumë të vështira për drejtësinë e kapur nga Edi Rama.

Ne kemi një përfundim: të gjitha këto ndodhin SEPSE ATA I NDAJNE PARATE SE BASHKU. Të dashur shqiptarë, ju si mendoni?

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Do të dukesh me vetëbesim? Bëj këto veprime

PHOTO CREDITS: UNCHAINYOURBRAIN Vetëbesimi është një karakteristikë që me praktikën e duhur, kthehet në një armë shumë të fortë. Janë...

Mix2 orë më herët

Si ta bësh *fantastik* seksin gjatë pushimeve?

Si ta bësh *fantastik* seksin gjatë pushimeve? Nëse je me pushime me partnerin/en, të duhen me patjetër këto këshilla: 1....

Mix2 orë më herët

Si të bëhem milioner ? Si të bëhesh milioner përpara se të jesh 30 vjeç

Nga GRANT CARDONEEkspert ndërkombëtar i shitjeve Si të bëhesh milioner është një temë tabu. Të thuash që mund të bëhesh...

Aktualitet3 orë më herët

Dhe me dy vrasjet në Vlorë ju uroj një ditë të qetë e të bukur!!!

Koment nga Respublica.al Dhe me dy vrasjet në Vlorë ju uroj një ditë të qetë e të bukur!!! Është në...

Radar3 orë më herët

Video / Sanna Marin e Finlandës, party dhe alkol në një festë private! Shpërthejnë kritikat ndaj saj

Shumë persona e kanë quajtur “cool” për thjeshtësinë e saj, kryeministren e Finlandës, Sanna Marin, duket se i ka ardhur...

Mix3 orë më herët

Tre shenjat e Horoskopit që bëjnë më shumë para

Tre shenjat e Horoskopit që bëjnë më shumë para Disa shenja të Horoskopit konsiderohen më me fat kur bëhet fjalë...

Mix3 orë më herët

10 ushqimet më të pasura me ujë që na hidratojnë në stinën e verës

10 ushqimet më të pasura me ujë që na hidratojnë në stinën e verës Në mot të nxehtë, është e...

Mix3 orë më herët

Khaby Lame merr zyrtarisht nënshtetësinë italiane

TikTokeri më i ndjekur në botë merr nënshtetësinë Khaby Lame merr zyrtarisht nënshtetësinë italiane . “Betohem se do të jem...

Kryesore3 orë më herët

Berisha: “Ballkani i Hapur” do të shënojë masivisht falimentimin e fermave tona

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një bashkëbisedim me fermerët lidhur me subvencionet, mungesën e tregut dhe largimin e...

Mix4 orë më herët

Më mirë përnjëherë apo gradualisht, cila është mënyra më e mirë për të lënë duhanin?

Personat që heqin dorë nga duhanpirja do ta largojnë përgjithmonë me më shumë sukses këtë shprehi të keqe, se sa...

Facebook