Lidhu me ne

Radar

“Jonada po notonte me babain, skafi e goditi 2 herë”, e afërmja e 7-vjeçares rrëfen momentin e ngjarjes

“Jonada po notonte me babain, skafi e goditi 2 herë”, e

Shoqëria Civile ka nisur protestën e paralajmëruar para Ministrisë së Brendshme për 7-vjeçaren Jonada Avdiu e cila humbi jetën tragjikisht pasi u godit nga skafi i Arjan Tases në breg të detit.

Pedagogia Ilirjana Kuçana, njëkohësisht e afërmja e Jonadës së vogël, ka rrëfyer në një intervistë për mediat nga protesta momentin e ngjarjes tragjike që i mori jetën 7-vjeçares teksa qëndronte në breg me babain e saj.

Kuçana tregoi se në momentin e ngjarjes Jonada ka qenë në duart e babait të saj. Skafi i drejtuar nga Tase ka goditur fillimisht trupin e 7-vjeçares për t’u rikthyer më vonë e për t’i marrë jetën tragjikisht. Pedagogia rrëfeu sakrificat e babait të Jonadës së vogël dhe mallin që e rikthente në vendlindje çdo vit.

“Nuk është e thjeshtë për mua të flas. Ajo që ka ndodhur në familjen tonë është shumë e rëndë. Nuk kam komente për atë çfarë ndjen Bledi dhe Ermira. Dhimbja e tyre peshon aq rëndë sa nuk mund tua shpjegoj dot. Nuk mund tua shpjegoj se si është Bledi sot, gjyshe Nazmia, gjysh Ismeti, hallat që kanë parë skenën. Unë dua që të mos bëjnë politikë për këtë çështje. Unë që kur kam takuar Bledin dhe Ermirën jam çuar 3-4 herë për të parë vajzën. Të gjithë prindërit ndjenë frikë për fëmijët e tyre.

Bledi e ka pasur kapur prej dore vajzën. Kanë qenë duke notuar në breg të detit së bashku. Skafi ka ardhur e ka goditur njëherë, më pas e ka xhiruar dhe trupin e vajzës e ka grirë përmes helikave. Kam vetëm trishtim për atë që i ka ndodhur djalit të dajës tim. Sot kam dal për Jonadën, për Dean. Kam dalë që ajo që i ka ndodhur Jonadës të mos i ndodh askujt në botë. Ne gjatë ditës kemi parë raste kur skafet kanë përplasur njerëz dhe nuk janë marrë masa, por kur ndodh nga oficer të policisë situata është më e dhimbshme. Dhimbja na ka kapluar por nuk na ka rrëzuar. Ermira dhe Bledi kanë kaluar shumë peripeci dhe sërish janë duke kaluar peripeci. Ka ikur 17 vjeç nga Shqipëria, me punë dhe dashuri ka krijuar një familje model dhe atdhedashuria e bënte të kthehej në Shqipëri”, tha pedagogia.

MË TEPËR

Radar6 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore7 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore1 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar1 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix1 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix1 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix1 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix1 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix1 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix1 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook