Lidhu me ne

Radar

Çuçi i cilëson të neveritshme akuzat për një kompani mjetesh lundruese në pronësi të tij.

Bledi Çuçi thyen heshtjen: Akuzat e Berishës të neveritshme, po keqpërdor ngjarjen e Himarës, unë kam folur me veprime konkrete

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar pas akuzave të kryetarit të PD-së Sali Berisha, në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur para tri ditësh në Potam të Himarës ku humbi jetën një vajzë 7-vjeçare. 

Çuçi i cilësoi të neveritshme akuzat për një kompani mjetesh lundruese në pronësi të tij.

“Ka një përpjekje për të prodhuar fakte që të ilustrojnë akuzat e gatshme të Sali Berishës ndaj meje pas tragjedisë së fundit në Himarë. Për respekt të opinionit publik, që me të drejtë është i ngarkuar nga tragjedia e vajzës 7-vjeçare dhe dhimbja e familjes së saj, dua të sqaroj se sajesat me emrin tim dhe një shoqatë velierash sportive që kam krijuar me miq pasionantë të tyre, nuk kanë lidhje me asnjë biznes dhe aq më tepër me skafe apo gomone. I hedh poshtë me neveri këto sajesa, pasi duan të keqpërdorin në mënyrë të neveritshme këtë ngjarje tragjike, për ta mbajtur gjallë për hallet e tyre politike.”- shkruan Çuçi.

Ky reagim i ministrit vjen pas publikimit të djeshëm në disa medie, të ekstraktit të QKB-së ku ai figuron pronar i subjektit ‘Albanian Sailing Club’.

Këtij ekstrakti më pas iu referua edhe Berisha, duke thënë se ministri Çuçi ka krijuar një shoqatë velierash me shokët e tij. 

Në lidhje me ngjarjen e Himarës për të cilën nuk kishte komentuar ende publikisht,  ministri tha se është përpjekur të flasë me veprime konkrete dhe kujton zinxhirin e drejtuesve të Policisë që u shkarkuan nga detyra menjëherë pas ngjarjes.

“Gjatë këtyre ditëve të rënda për çdo shqiptar, por veçanërisht për familjen e vajzës dhe për ne që jemi përgjegjës për sigurinë e jetës së tyre, jam përpjekur të flas me veprime konkrete kundër fajtorëve të asaj tragjedie, të cilët tani janë para drejtësisë, përfshirë gjithashtu dhe të gjithë zinxhirin komandues të Policisë Kufitare Vlorë.

Mendoj se kjo është rruga e duhur për të respektuar dhimbjen e familjes së vajzës dhe të afërmve të saj. Rruga për t’u përballur me baltën e Sali Berishës është 30- vjeçare dhe nuk më sfidon. Thjesht e kemi detyrim ndaj shqiptarëve të ndajmë fatin e Shqipërisë nga fati dhe balta e tij.”– shkruan Çuçi.

MË TEPËR

Mix5 minuta më herët

ASUS Zenfone 11 Ultra: tre veçori të reja të AI

Rreth një muaj më parë, ASUS njoftoi Zenfone 11 Ultra me ekran AMOLED dhe procesor Snapdragon 8 Gen 3 Sot,...

Mix7 minuta më herët

NUCA: Kamera e AI që zhvesh këdo në 10 sekonda

NUCA është një prototip eksperimental i kamerës 3D që gjeneron në çast një nudo të çdo subjekti me inteligjencë artificiale....

Mix9 minuta më herët

Edge 50 Pro: Motorola zbulon xhevahirin e saj të ri që rikarikohet në vetëm 18 minuta

Motorola sapo ka prezantuar Edge 50 Pro të saj të re, një pajisje me gamë të mesme të lartë që...

Mix14 minuta më herët

3 gjërat që njerëzit e lumtur i kanë prioritet në jetë

Arthur C. Brook është autor i disa librave, por njëherësh edhe pedagog i lëndës së lumturisë në Univeristetin e Harvardit....

Mix19 minuta më herët

Victoria Beckham zbulon pijen që e mban në formë

Pas fizikut të patëmetë të Victoria Beckham duket se fshihet uthulla e mollës. Ish- Spice Girl dhe stilistja britanike zbuloi...

Mix28 minuta më herët

Anne Hathaway: Në audicionet e para të aktrimit putha 10 burra

Aktorja Anne Hathaway ka kujtuar audicionet e para të karrierës së saj në fillim të viteve 2000, ku tregon se...

Mix34 minuta më herët

David Beckham padit Mark Wahlberg

David Beckham ka paditur  aktorin, Mark Wahlberg për shkak të një marrëveshjeje të dështuar në lidhje me promovimin e markës...

Mix36 minuta më herët

Rrëfimi i sinqertë i Victoria Beckham për David Beckham që të bind se burri ideal ekziston

Edhe pse një në një milion, shanset janë. David Beckham fitoi zemrat e njerëzve pas dokumentarit në Netflix, por ai...

Radar41 minuta më herët

Basha në “Zona 0”: Askush nuk ka përfituar politikisht nga Edi Rama në këto 11 vite më shumë sesa Ilir Meta

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Zona O” të gazetarit Milaim Zeka në Top News u shpreh...

Mix47 minuta më herët

Arsyet befasuese përse ju bien flokët/ Kurat natyrale

Flokët u bien të gjithëve, nuk është çudi. Në disa raste, rënia e flokut i atribuohet ndryshimit të stinëve, e...

Facebook