Lidhu me ne

Kioske

Politika erioniste dhe edviniste, për një Tiranë të fotografueshme si zëvendësuese të Tiranës së jetueshme

Politika erioniste dhe edviniste, për një Tiranë të fotografueshme si zëvendësuese të Tiranës së jetueshme, meqenëse mainstreami konsumist thotë se fotografimi është i vetmi përjetim, dhe kush nuk fotografon, nuk ekziston e aq më pak jeton…

Sipas vetë starkitektëve që paguhen miliona euro për të projektuar çibanë mbi Tiranë, qeveria e Shqipërisë po angazhohet për ta bërë nacionalizmin “as të mirë as të keq”, por sexy and cool.

Pra angazhim për depolitizim dhe komercializim. Dehistorizim dhe whitewashing, apo redandblackwashing.

Në fakt, our sexy and cool criminals, tallen me simbole e figura kombëtare, shkencore, kulturore, sportive, të cilat i përdorin për të justifikuar lakminë e tyre të pangopshme për para. E përdorin Skënderbeun, flamurin dhe imazhet e Shqipërisë siç përdorin çdo gjë tjetër, pra për të bërë cool pastrimin e parave të mafias. Mirëpo sapuni nuk është fajtor për duart e zhytura në gjak e jashtëqitje.

Rezultati i sexinessit të starkitektëve është një sexless city, i pabanueshëm, jomikpritës, përzënës i kujtimeve dhe i jetëve njerëzore, i ashpër ndaj shtresave të ulëta e të mesme, i prostituuar ndaj shtresave të larta arroganta e turistike. Me çmime të metrit katror sa katër-pesë rroga mesatare mujore, pa infrastrukturën e nevojshme për të përballuar popullimin intensiv që sjellim ndërtesat e larta.

Nëse Tirana është një “white canvas” mbi të po pikturojnë kriminelë e psikopatë, starkitektët janë veç veglat e tyre, që vënë veten në funksion të gjithkujt për gjithçka as long as it pays.

*Marre nga Facebook i autorit Arber Zaimi

MË TEPËR

Radar10 orë më herët

Shikoni sa informacion ka kryeministri

Nga Klodian Tomorri Kush po pastron para tek kullat? -thotë kryeministri. Banka OTP po pastron para që ka blerë disa...

Radar11 orë më herët

Berisha në familjen e prekur nga tërmeti: Në Shijak pallatet nuk shpërndahen sepse priten zgjedhjet

Në një vizitë në familjen Jaku, shtëpia e të cilëve u shemb nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019, kryetari...

Radar11 orë më herët

Vula e PD/ Dordolecët që e duan partinë me gjykatë

Një dërgatë deputetësht demokratë, pjesë e atij që Sali Berisha i etiketon me ironi si grupi Alibasha, u paraqitën sot...

Mix19 orë më herët

Nuk është e lehtë të jesh Princeshë: 10 gjërat e zakonshme që Kate Middleton nuk i bën dot

Si gruaja e trashëgimtarit të fronit – Princit Uilliam – Kate Middleton është tani një nga anëtarët më të vjetër...

Radar19 orë më herët

PSE DUHET REFUZUAR KJO KINSE-GAZETARI E PAGUAR PËR T’JU BOMBARDUAR NATË E DITË

Nga Aurel PLASARI PSE DUHET REFUZUAR KJO KINSE-GAZETARI E PAGUAR PËR T’JU BOMBARDUAR NATË E DITË Janë pajtuar dy personazhe...

Mix19 orë më herët

6 ushqimet që meshkujt duhet të hanë çdo ditë

Ushqimi është një proces sa i nevojshëm aq edhe i kënaqshëm për çdo njeri.  Me anë të ushqimit përveç shijes...

Radar19 orë më herët

Berisha pret në zyrë kryetarin e ri të FRPD-së, kush është Besart Xhaferri

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha priti në zyrën e tij, kryetarin e sapo zgjedhur të Forumit Rinor, Besart Xhaferri,...

Mix19 orë më herët

14 arsye pse ju ndiheni gjithmonë të lodhur

Mungesa e gjumit nuk është e vetmja gjë që ul energjinë tuaj. Ekzistojnë shumë gjëra të tjera që bëni dhe...

Mix19 orë më herët

Emily Ratajkowski kritikon filmin “Blonde”!

Modelja Emily Ratajkowski ka qenë shumë kritike ndaj filmit ‘Blonde’, me protagoniste Ana de Armas i cili u publikua së...

Mix20 orë më herët

Alain Aspect, John Clauser dhe Anton Zeilinger fitojnë çmimin Nobel për fizikë

Alain Aspect, John F. Clauser dhe Anton Zeilinger kanë fituar çmimin Nobel në fizikë, për arritjet e tyre në mekanikën...

Facebook