Lidhu me ne

Temporal

Me Kosovën na paskësh ndarë Abetarja!!! Kur do heqim dorë nga Abetarja e kapardisjes?

Abetare e përbashkët Shqipëri-Kosovë, nis trajnimi i mësuesve - Top Channel

Kjo Abetare do të fshijë kufijtë midis Shqipërisë dhe Kosovës. Ky është libri që do të na bashkojë më shumë dhe do të na forcojë dashurinë për njëri-tjetrin

Këto ka thënë ndër të tjera ministrja e Arsimit të Shqipërisë, Evis Kushi, në një ceremoni të mbajtur në Gjakovë me rastin e Abetares së përbashkët. Teksa dëgjon këto fjali kaq bajate dhe sheh se me to edhe Evis Kushi ia doli të marrë ca duartrokitje në Kosovë, nuk ka sesi mos të të kapë një trishtim për thatësirën në të cilën gjallojnë kaktuese si ministra në fjalë.

Sepse nëse është kështu siç na thotë zonja Kushi me ca fjali provokuese dhe retorike, atëherë ne mund të pyesim: vallë ne me kosovarët na mbajti larg teksti i Abetares?  Ne kishim kufij psikologjikë sepse në tesktin e klasës së parë kemi mësuar gjëra të ndryshme?

Sigurisht që ministres kalimtare në këtë detyrë i duhet të dalë mirë para kryeministrit dhe asgjë më shumë. Pasi përndryshe, ajo do të duhet të kishte ca më kujdes kur flet sidomos kur gafat dhe shëmtitë me Abetaren në Shqipëri nuk kanë të sosur. Është karakteristike dhe karakteriale për ne si shoqëri me shumë pak vlera të vërteta që aktet simbolike t’i shndërrojmë në materie bazë për veprim dhe referim. Abetarja e përbashkët është një akt simbolik dhe asgjë më shumë. Problem ynë si shoqëri me gjuhën është shumë i thellë dhe pak lidhet me ilustrimet tekstuale të Abetares që na u ndaka nga njëra anë e kufirit, por edhe nga tjetra.

Do të vlente ky diskutim nëse mes dy anëve të kufirit do të kishte një lloj distancimi jo vetëm gjuhësor, por edhe disnivel në mësimin e gjuhës, çka nuk është rasti, pasi problemi i gjuhënxënies raportohet alarmant edhe në Shqipërinë e elitës që sepse ka dëshirë dhe i ka mbushur mendjen vetes se mund të vazhdojë të japë mend në anën tjetër të kufirit. 

P.sh cila Abetare e mësoi Evis Kushin të përcjellë mesazhe të tilla? Dhe cila Abetare e detyroi fjalimshkruesin e kryeministrit që për Panairin e Verës në Beograd kishte menduar për hapje përkufizimin se “ne në Shqipëri kemi krijuar verën e parë në Ballkan që në Epokën e Bronzit”. Abetarja e  kapardisjes dhe inferioritetit që e kemi në gjak mesa duket. Na u mbush koka në fëmijëri me idenë se kundër shqipes pati komplot ndërkombëtar dhe se shqiptaratë para nesh e donin kaq shumë arsimin saqë, ç’të të them. Tani janë 100 abetare në dekadë, e po harrojnë njerëzia të shkruajnë.

/Respublica.al

MË TEPËR

Mix12 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix12 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix12 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix12 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix12 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix12 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook