Lidhu me ne

Kioske

Po çfarë po bën ky “zullapi diplomatik” nga Tirana? Asgjë. Po asgjë fare.

Panairi i Open Balkan në Beograd/ Rama: Kemi humbur shumë kohë duke treguar  kush është i pari - Top Channel

Nuk i shpëton dot kompleksit se nuk ka ndonjë rol

Gjatë një fjale në Samitin e Ballkanit të Hapur sot në Beograd, kryeministri Edi Rama është rikthyer virtualisht “në vendin e krimit”, kur ka lënë të kuptohet se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për lëvizjen me karta identiteti.

Sot dua ta them me krenari e kënaqësi se lëvizja me karta identiteti është një zgjidhje e Ballkanit të Hapur, dje ia kam thënë edhe një gazetareje serbe se nuk do të shpenzohej gjithë ajo energji nëse edhe Kosova apo vendet e tjera do të ishin pjesë e Ballkanit të Hapur. Dua t’i shpreh respektin Presidentit të Serbisë që duke materializuar këtë zgjidhje ka dhënë një mesazh, zgjedhja e parë është paqja. Kjo është rruga… Sot dua ta them me krenari që edhe zgjidhja e lëvizjes me karta identiteti është një zgjidhje e Ballkanit të Hapur. Dua t’i shpreh respektin tim presidentit të Serbisë që ka dhënë një sinjal shumë të qartë për të gjithë, që zgjedhja e parë është paqja

Lexon njeriu këtë qëndrim dhe sepse intuitizon një hile, një dorë të fshehtë pas trupit, një përqeshje të ligë, një të pavërtetë. Lëvizje me kartë identiteti apo pasaportë vetëm është bërë edhe para Ballkanit të Hapur dhe nuk është kjo një ide e re. Nga ana tjetër, Aleksander Vuçiç e lëshoi marrëveshjen me Kosovën nën kushtet e një dialogu të ndërmjetësuar. Dhe kjo ka vlerën e vet. Presioni ndërkombëtar ka vlerën e vet edhe si alibi, pasi një lëshim nën presion mund të mbrohet para opinionit të brendshëm, kur në Kushtetutë e ke Kosovën të shpallur ende si pjesë të shtetit tënd.

Mund të jetë që z. Rama të ketë thënë ndonjë fjalë për lëshim nga pala serbe, por në politikë rëndësi kanë qëndrimet publike, jo dhe aq korridoret. Në fund të fundit, vetë nisma Open Balkan nuk ka një histori zyrtare si nisi e si u ideua, por thjesht u bë fakt dikur në Novi Sad.

Cilido qoftë roli i Shqipërisë, apo Open Balkan në zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje mes Serbisë dhe Kosovës, ai nuk gjen prezantim bindës në fjalë në erë si këto të kryeministrit, pasi në dialog me Beogradin Prishtina është përherë në paralojë të SHBA dhe BE-së. Dhe këtë na e thotë Aleksander Vuçiç sa herë bie diskutimi për këtë çështje, kur ai preferon t’I prezantojë shqiptarët si instrumente në duar të Perëndimit kundër Serbisë, të cilën së fundmi e ka paraqitur si në pozitën më të keqe të mundshme në dekadë.

Po çfarë po bën ky “zullapi diplomatik” nga Tirana në këtë rast? Asgjë. Po asgjë fare. Thjesht atë që di të bëjë: të hyjë nga dritarja ku ka ndonjë festë a ndonjë lajm të mirë, e të fshihet e mos flasë kur ka llurbë nga ajo “courtesy of government of Albanania”.

Në fund të fundit ky e ka talent natyral, virtyt madje të ndotë këdo që takon dhe çfarëdo që prek. Fatkeqësia është tek ata që mendojnë se duhet ta besojnë. Shihni si dukej dje Abazoviç i shkarkuar në një takim ku nuk përfaqëson asgjë, thjesht i përkëdhelur I Edi Ramës. Të shpresojmë se kjo nuk do të kalojë edhe tek Albin Kurti i Kosovës, pasi te Vuçiç, z. Rama falet si mik dhe s’kemi pse të mos e besojmë dhe nuk ka ndonjë gjë të keqe, edhe pse Shqipëria falet si çirake.

/Respublica.al

MË TEPËR

Kioske11 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar11 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore11 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix11 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix12 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar12 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix12 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix12 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix12 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook