Lidhu me ne

Radar

Vila luksoze e presidentit Zelensky në Itali, iu jepet me qira rusëve? Pronari i agjencisë shpjegon gjithçka

Vila luksoze e presidentit Zelensky në Itali, iu jepet me qira rusëve? Pronari i agjencisë shpjegon gjithçka

Në fillim të luftës, presidenti ukrainas kishte bërë një apel që të mos priten turistët rusë në Itali dhe të bllokohen jahtet dhe mallrat e tyre

Pas lajmeve se vila e vendosur në Forte dei Marmi, në pronësi të presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky, i është dhënë me qira një çifti rus, të cilët jetojnë në Londër, ka reaguar pronari i agjencisë Real Estate Villas, i cili mohoi lajmin. Ai ka thënë se kanë një mandat specifik që nuk i lejon t’ua japin me qira rusëve apo ukrainasve.

“Nuk kishte rusë apo ukrainas në vilën e presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky”, thotë Claudio Salvini, i cili mohon thashethemet. “Ajo që është shkruar është hamendje. Vila i është dhënë me qira një çifti për të kaluar verën. Nuk do t’ju them nëse ata banojnë ose jo në Londër, por ju siguroj se nuk mund të jenë rusë sepse ne e kemi të ndaluar t’ua japim rusëve dhe ukrainasve”, nënvizon Salvini.

“Vila e Vittoria Apuana-s është e regjistruar në emër të një kompanie italiane që i përket një tjetre në Qipro dhe është e gruas së Zelenskit, e cila na dha një mandat për të dhënë vilën me qira. Nëse dikush ka dëgjuar të flitet rusisht në atë shtëpi, është sepse qiramarrësi mund të ketë pasur mysafirë që flasin rusisht”, shtoi ai.

Lajmi për çiftin e dyshuar rus që kishte marrë me qira vilën e liderit ukrainas, qarkullonte prej disa ditësh në Versilia dhe u raportua nga ‘Il Tirreno’.

Në fillim të luftës, presidenti ukrainas kishte bërë një apel që të mos priten turistët rusë në Itali dhe të bllokohen jahtet dhe mallrat e tyre. Sipas ‘Il Tirreno’ kishte pasur një negociatë me disa turistë koreanë të cilët ishin të gatshëm ta merrnin me qira në gusht nga 50 deri në 70 mijë euro. Marrëveshja, megjithatë, nuk u realizua.

MË TEPËR

Kryesore4 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix4 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi18 orë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi18 orë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix18 orë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix18 orë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske18 orë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar1 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix1 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Mix1 ditë më herët

Eva Mendes flet për largimin nga aktrimi

Eva Mendes nuk është penduar që ka bërë një pauzë në karrierën e saj të aktrimit për një rol shumë më të...

Facebook