Lidhu me ne

Radar

‘Rama e miratoi vetë projektin, madje kërkoi një ishull në mes të detit’

'Rama e miratoi vetë projektin, madje kërkoi një ishull në mes të detit'

‘Rama e miratoi vetë projektin, madje kërkoi një ishull në mes të detit’

Inspektorë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit kanë mësyrë mëngjesin e sotëm pranë ambienteve të “Prestige Resort” në plazhin e Golemit. Hoteli është në pronësi të Irfan Hysenbelliut, pronarit të disa mediave të njohura në vend. IMT ka ndërhyrë për të shembur dy pishinat e “Prestige Resort”

Kompania e ka quajtur sulmin si një shantazh politik. Madje, sipas tyre, kryeministri Edi Rama e ka miratuar vetë projektin.

Mediat kanë publikuar pamje dhe foto që tregojnë se vetë kryeministri Edi Rama ka qenë në ambientet e resortit në Golem. Në këto foto duket kryeministri Rama i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij në vendet që u prishën sot.

Zv.Presidentja e Hysenbelliu Group, Fabiola Hysenbelliu tha madje se kryeministri Rama ka dhënë vetë ide për projektin e resortit.

“Shteti te ne është kthyer në privat dhe jo në shtet. Ta dëgjojë mirë sot Edi Rama. Këtë që po bën sot, do ta mbajë mend, ai dhe stafi i tij që po shkelin ligjin dhe gjykatat. Gjithçka është firmosur nga ai. Edi Rama nuk mund të na mposhtë ne. Kjo pishinë do të bëhet edhe më e bukur se dje. Ti nuk na mposht ne. Ai ka qenë këtu dhe shëtiste, dhe bënte xhiro, tregonte se si duhet t’i bënim ngjyrat e goditës, të bardha apo kafe. Ku je Edi Rama? Hajde këtu dhe trego po qe burrë, trego letrat e tua. Nuk është shtëpia e tij, por prona e të gjithë shqiptarëve. Kemi njerëz në hotel.

Nuk është vetëm turizmi që sulmohet, por e drejta që ka çdo qytetar, prona private, një zë i lirë. Ne nuk e mbyllim gojën kur do Edi Rama. Kur i ndodh kjo një media, imagjino se çfarë do i ndodhë një individi? Si do të flasë sot Edi Rama para botës. Si mund të vish të prishësh një resort, kur njerëzit janë brenda. Si vjen pa njoftim? Ai dha idenë se si duhet të ishte projekti, donte të ndërtonte një ishull në mes të detit. Sot iu prishën interesat dhe flet me gjuhën e ekskavatorëve. Kjo është përgjigja që ai flet sot?!”, tha Hysenbelliu.

“Prestige Resort” një vit më parë hapi dyert për refugjatët afganë, të cilët u larguan nga vendi i tyre për shkak të regjimit taleban. Në atë kohë, ka qenë vetë kryeministri Edi Rama, i cili i ka vizituar afganët, 

MË TEPËR

Kryesore2 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix2 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi15 orë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi15 orë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix16 orë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix16 orë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske16 orë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar1 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix1 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Mix1 ditë më herët

Eva Mendes flet për largimin nga aktrimi

Eva Mendes nuk është penduar që ka bërë një pauzë në karrierën e saj të aktrimit për një rol shumë më të...

Facebook