Lidhu me ne

Aktualitet

Miliona euro mediave që të mos flasin për inceneratorët

Open/ Malltezi paralajmëron: Në 4 vende të mbrojtura ka HEC-e - Top Channel

Miliona euro mediave që të mos flasin për inceneratorët

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi ka denoncuar sot me dokumente siç tha ai, transfertat bankare që lidhen me aferën e inceneratorëve. E reja e Malltezit është se në funksion të heshtjes, aksioner në aferë janë bërë mediat, konkretisht Ben Blushi, dikur një tribun i të majtës dhe të varfërve, që deklaronte në Parlament se: unë shkruaj Libra. Mesa duket z. Blushi shkruan edhe libra llogarie, të paktën sipas akuzave të Malltezit.Sot do të tregojmë dokumente të transfertave bankare nga kompania e inceneratorëve, Integrated Energy, drejt një kompanie bullgare në pronësi të sekserëve me të cilët ndan paratë Edi Rama. Miliona euro janë shuma të majme dhe të padëgjuara, edhe për kompanitë më prestigjioze të botës, por arsyeja kuptohet: nuk janë për ekspertizën, por për ‘perizën mediatike’, d.m.th që hajdutëria e inceneratorëve të mos shfaqet në ekranet e drejtorëve-sekserë që marrin lekë me thes nga Rama.

Për këtë qëllim u krijua edhe guacka në Bullgari nga sekserët e Ramës: Mërtiri-Zoto-Blushi. Të grabisin miliona euro nga paratë publike të taksave të shqiptarëve dhe me to të mbanin mbyllur gojë e ekrane!

Këto fatura fiktive, me vlerë miliona euro, janë lëshuar nga guacka në Bullgari për kompaninë e inceneratorëve në Tiranë, që gjithashtu, merr e vazhdon të marrë miliona, ndonëse nuk ekziston inceneratori.

Pyetjet sot i vazhdojmë për SPAK-un, që ka mbetur si sopatë pa bisht, që nuk i duhet gjë kurrkujt, veç Edi Ramës dhe dishepujve të tij në sektin e hajdutërisë:

1. Çfarë ekspertize ofrojnë tre sekserët e Edi Rames: Mërtiri, Zoto dhe Blushi?

2. Për çfarë ka faturuar mbi 1 milion euro, kjo guacka në Bullgari, kompaninë e inceneratorit të Tiranës që po grabit miliona euro të tjera, por incenerator nuk ka?

3. Koka është në burg për fatura fiktive prej 9 muajsh. Pse ky standard i dyfishtë?

4. Po faturat mbi 1 milion euroshe të 3 sekserëve të Edi Ramës, a janë reale apo fiktive?

tha Malltezi.

Sipas tij në kokë të aferës qëndron Edi Rama, Engjëll Agaçi, Arben Ahmetaj dhe Erion Veliaj, kurse Blushi është një drejtor sekser bashkë me Mertiri-Zoto-Gugallja. Mbetet e paqartë sesi Blushi, Beni, e realizoi perizën mediatike të pretenduar nga z. Malltezi pa dijeninë e pronarëve të Top-Channel, televizioni ku edhe z. Blushi ka qenë drejtor i Përgjithshëm për disa kohë.

MË TEPËR

Mix17 orë më herët

Sa fruta duhen konsumuar në ditë? Mos e teproni duke thënë se janë të shëndetshme

Me ardhjen e muajve të verës, frutat më të njohura të stinës zënë vendin e tyre në frigorifer. Pavarësisht nëse...

Mix17 orë më herët

Eva Longoria: Do doja ta dinin të gjithë si është Victoria Beckham

Eva Longoria është një mike e vjetër e stilistes, Victoria Beckham, ku së fundmi ka treguar se si është ajo...

Mix17 orë më herët

Lëngu i pjeprit: Zgjidhja e freskët për rënien nga pesha!

Pjepri është nga frutat më të pasura me ushqyes të dobishëm për shëndetin e njeriut. Ai është i pasur me...

Radar17 orë më herët

Edi Rama i drejton vetë ndjekjet penale dhe hetimet që bën SPAK

Avenir Peka: Edi Rama drejton vetë ndjekjet penale dhe hetimet që bën SPAK Drejtuesi i departamentit të Sigurisë në PD,...

Radar1 ditë më herët

4 vite gënjeshtra të Ramës për gjobën e Beketit

Për vite me radhë kryeministri shqiptar i ka thënë vazhdimisht publikut, se asnjë lek i taksapaguesve shqiptar nuk do të...

Mix1 ditë më herët

Universitetet më të vjetra në botë, të cilat janë ende sot në funksion

Universitetet më të vjetra në botë të cilat janë ende në funksion sot janë: 1. Universiteti i Bolonjës – Itali...

Radar1 ditë më herët

Qumështi i importit rritet me 28%, ‘zhduket’ prodhimi vendas

Qumështi i importit rritet me 28%, ‘zhduket’ prodhimi vendas Në tregun vendas është zgjeruar pesha e qumështit të importuar, duke...

Radar1 ditë më herët

Donald Trump kryeson thellë ndaj çdo rivali republikan – Sondazhi

Ish-presidenti Donald Trump po udhëheq çdo sfidues të mundshëm republikan jo vetëm në një grup hipotetik, por kokë më kokë,...

Kioske2 ditë më herët

Sa është norma e korrupsionit në Shqipëri?

Operacioni i fundit i SPAK, si dhe rasti tjetër në gjykim, ai i incineratorit të Elbasanit, sugjeron se norma e...

Radar2 ditë më herët

Joe Biden nuk është i aftë për të rikandiduar

“As fizikisht, as mendërisht”, doktori i Obamës: Biden nuk është i aftë për të rikandiduar Një ish-doktor i Shtëpisë së...

Facebook