Lidhu me ne

Aktualitet

Berisha për paketën anti-krizë: Tallje, Kosova me GDP më të ulët po jep 100 euro për çdo pensionist e student


Ish-kryeministri Sali Berisha në seancën plenare, e ka konsideruar tallje paketën e ndihmës ekonomike që qeveria shqiptare prezantoi sot.

Berisha tha se 15 milionë eurot e vëna në dispozicion për këtë paketë janë një shifër tepër qesharake, ndërsa e krahasoi paketën e qeverisë shqiptare me atë të Kosovës.

Kryetari i PD-së tha se edhe pse ka një GDP më të vogël se Shqipëria, Kosova ka vendosur në dispozicion një ndihmë prej 100 eurosh për çdo pensionist, student dhe punonjës të ndërrmarrjeve publike.

“Shqiptarët kaluan një peridhë shumë të vështirë me dy tre fishim të produkteve bazë ushqimore me naftën në stratosferë, me kapacitete turistike bosh, përveç hotelit të ndonjë deputeti.

Si në asnjë vend tjetër nafta ulet në bursë dhe këtu rritet nga bordet komuniste. Vjedhje të tmerrshme që bëni me rrugët duke ndërtuar me çmimi 8 herë më të lartë se në Bashkimin Evropian.

Kjo paketë nuk është gjë hiç kjo është thërrime. Mblidheni këtu dhe në vend që ta përmbysni këtë akt që i jep 3 milionë shqiptarëve 15 milionë euro. Tallje dhe vetëm tallje. Kosova që është me një GDP më të ulët se ne përcaktoi 100 euro për çdo pensionist, student dhe punonjës të ndërrmarrjeve publike. Përcaktoi jo 10 por 100% të rritjes së ndihmës ekonomike. Ju i dhatë një goditje fatale shtresës së mesme me rritjen e çmimit të energjisë. Dilni e blini me çmime dyfish dhe trefish në bursë.

Tani po sillni gjigandët e ndotjes, djegësat nga Bangladeshi, mashtroni shqiptarët se punojnë me gaz, asnjë prej tyre nuk punon me gaz punojnë me masut, dhe prodhojnë tonelata squfur. Helmojnë Vlorën dhe dikush mbush xhepat me këtë vjedhje.”- tha Berisha.

MË TEPËR

Radar10 orë më herët

Shikoni sa informacion ka kryeministri

Nga Klodian Tomorri Kush po pastron para tek kullat? -thotë kryeministri. Banka OTP po pastron para që ka blerë disa...

Radar11 orë më herët

Berisha në familjen e prekur nga tërmeti: Në Shijak pallatet nuk shpërndahen sepse priten zgjedhjet

Në një vizitë në familjen Jaku, shtëpia e të cilëve u shemb nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019, kryetari...

Radar11 orë më herët

Vula e PD/ Dordolecët që e duan partinë me gjykatë

Një dërgatë deputetësht demokratë, pjesë e atij që Sali Berisha i etiketon me ironi si grupi Alibasha, u paraqitën sot...

Mix19 orë më herët

Nuk është e lehtë të jesh Princeshë: 10 gjërat e zakonshme që Kate Middleton nuk i bën dot

Si gruaja e trashëgimtarit të fronit – Princit Uilliam – Kate Middleton është tani një nga anëtarët më të vjetër...

Radar19 orë më herët

PSE DUHET REFUZUAR KJO KINSE-GAZETARI E PAGUAR PËR T’JU BOMBARDUAR NATË E DITË

Nga Aurel PLASARI PSE DUHET REFUZUAR KJO KINSE-GAZETARI E PAGUAR PËR T’JU BOMBARDUAR NATË E DITË Janë pajtuar dy personazhe...

Mix19 orë më herët

6 ushqimet që meshkujt duhet të hanë çdo ditë

Ushqimi është një proces sa i nevojshëm aq edhe i kënaqshëm për çdo njeri.  Me anë të ushqimit përveç shijes...

Radar20 orë më herët

Berisha pret në zyrë kryetarin e ri të FRPD-së, kush është Besart Xhaferri

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha priti në zyrën e tij, kryetarin e sapo zgjedhur të Forumit Rinor, Besart Xhaferri,...

Mix20 orë më herët

14 arsye pse ju ndiheni gjithmonë të lodhur

Mungesa e gjumit nuk është e vetmja gjë që ul energjinë tuaj. Ekzistojnë shumë gjëra të tjera që bëni dhe...

Mix20 orë më herët

Emily Ratajkowski kritikon filmin “Blonde”!

Modelja Emily Ratajkowski ka qenë shumë kritike ndaj filmit ‘Blonde’, me protagoniste Ana de Armas i cili u publikua së...

Mix20 orë më herët

Alain Aspect, John Clauser dhe Anton Zeilinger fitojnë çmimin Nobel për fizikë

Alain Aspect, John F. Clauser dhe Anton Zeilinger kanë fituar çmimin Nobel në fizikë, për arritjet e tyre në mekanikën...

Facebook