Lidhu me ne

Kritike

Të korruptuar, ama të rruar!

Të korruptuar, ama policë të rruar!

Nga Boldnews.al

Duket si e largët dita kur ish-ministri i brendshëm Sandër Lleshaj u emërua në këtë post të lartë, por bëmat e tij kujtohen në çdo kohë. Vendimin e parë që nxorri ishte që: “Punonjësit e policisë mbi peshe (bark derra) të shmangen nga shërbimet e dukshme”. Ishte koha kur në krye të policisë së Shtetit qe emëruar Ardi Veliu, me bark jo shumë të madh, por gjëmëmadh bashke me ministrin që iku me një vorbull të madhe gazi lotsjellës…

Lleshaj iku i flakur nga Rama, Veliu iku me turp, por këtë të fundit e kthyen po me turp, duke i bërë nder dhe çuar si “kryekontrollorin” e policëve. Tashmë në drejtimin e Policisë së Shtetit është Muhamet Rrumbulllaku. Urdhri i parë që nxorri ishte që efektivët e policisë të mos mbajnë mjekër. Pra, duhet të jenë të rruar, ku çdo mëngjes para se të vendosin kapelen në krye t’i shkojnë një brisk fytyrës, për të pastruar qimet në faqen e nxirë shpesh nga korrupsioni dhe lidhjet e shefave me krimin e organizuar.

Mos ndoshta Rrumbullaku është aq i zgjuar sa kur kërkon që policët të rruajnë mjekrën “qëllon larg” duke e shenjestruar tek ish-paraardhësi i tij Gledis Nano, i cili mbante mjekër? Ku i dihet, gjithçka mund të ndodhë, por më e qartë dhe e pranueshme është se Rilindja dhe të rilindurit edhe në polici kanë për qëllim vetëm imazhin dhe aspak thelbin. Mund të jesh drejtues policie i korruptuar gjer në deje, por nëse je i rruar nuk ka problem… Imazhi, ai ka rëndësi, të tjerat janë “detaje” të vogla kur policia është e zhytur në korrupsion, trafikun e drogës dhe lidhjet me kupolën e krimit të organizuar.

Po ky Rrumbullaku mos prishi punë që tani me Ministrin e Bredshëm Bledi Çuçi që mban mjekër, madje ka nisur ta zgjasë ca si shumë? Po mjekër të dendur bardhoshe si “Mullai i Madh” mban edhe ai i Madhi?

Urdhri është për policët, ama shenjat që tani tregohen me këto episode, ku për të kuptuar si do të shkojë në drejtimin e një posrti të lartë një person mjafton që të lexosh vendimin e parë. Edhe Rama në vitin 2013 kur mori postin kryeministror vendimin e parë kishte që të hiqte nga zyrat e institucioneve fotografinë e presidentit dhe të vendoste atë të Ismail Qemalit. Imazhi, shfaqja, propaganda dhe mbytja e publikut me fjalë dhe “argëtim qeveritar” apo policor përbëjnë thelbin e qeverisjes.

Duket se këtë metodë po ndjek edhe kreu i ri i Policisë së Shtetit i cili mjakroshët në polici nuk i duron. Në fakt urdhrat e parë që duhet të jepte do ishim ultimatumet për çdo drejtues policie në qark që të shkëpusin lidhjen me krimin e organizuar dhe luftojnë fenomenin e trafikut të drogës. Tashmë në polici mjafton që të jesh mjekër rruar, paçka se i korruptuar!

cuci rrumbullaku - American Eye

MË TEPËR

Radar9 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore16 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix16 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi1 ditë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi1 ditë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix1 ditë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix1 ditë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske1 ditë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar2 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook