Radar
Spartak Ngjela braktis studion pas debatit me Klevis Balliun: Ikni ore non-grata…
Avokati Spartak Ngjela, ka braktisur në mënyrë demonstrative studion e emisionit të Erla Mëhillit, pas një debati me ish deputetin Klevis Balliu.
Ngjela e akuzoi Balliun si “anti-amerikan”, ndërsa ky i fundit u kundërpërgjigj duke thënë se ka diplomë amerikane.
Pas disa minutash debat, Ngjela u çua dhe u largua.
“Më ke thirrur me non-grata, nuk kam punë fare! Ikni ore non-grata! Ju jeni këtu për avokati popullore. Ika natën e mirë”, tha Ngjela dhe pasi u kthye për të marrë telefonin nga tryeza, u largua nga studio e Euronews Albania.