Lidhu me ne

Radar

Nga 9.5 do paguani 42 lekë për kilovat

ERE cakton çmimin e ri të energjisë nga 1 tetori/ Si përllogaritet fatura që konsumon mbi 800 kilovat

ERE miraton vendosjen e fashës së re për energjinë

Enti Rregullator i Energjisë është mbledhur ditën e sotme për të diskutuar aplikimin e Furnizuesit të Shërbimit Universal për vendosjen e fashës prej 800 Kw/h dhe çmimin e ri për konsumin mujor mbi këtë masë për konsumatorët familjarë.

Në mbledhjen e Bordit të ERE, u caktua çmimi i ri i cili konsiston në faktin se kush konsumon 800 kwh do faturohet me 9.5 lekë kwh, ndërsa mbi këtë fashë me 42 lekë për kilovat.

Gjatë diskutimeve u bë përllogaritja duke arritur në konkluzionin se për një familjar që do të konsumojë 850 kilovat për orë, fatura përllogaritet rreth 12.000 lekë të reja.

Çmimi i ri i energjisë elektrike do të hyjë në fuqi, duke nisur nga 1 tetori, çka do të rëndojë më shumë familjet shqiptare..

Për 800 kilovat fatura mujore llogaritet 7600 lekë, për 50 kilovat mbi këtë fashë, shtohen 2100 lekë të tjera, pasi çdo kilovat llogaritet me 42 lekë.

Kësaj fature i shtohet taksa e televizorit prej 100 lekësh të reja, si dhe TVSH prej 1940 lekësh, ç’ka e çon në shifër fikse për 850 kilovat, faturën mujore në 11740 lekë.

Çdo kilovat mbi 800 do të llogaritet me çmimi 42 lekë, nga 1 tetori deri 31 dhjetor 2022, ndërsa më tej do të diskutohet sërish vijimi i çmimit.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook