Lidhu me ne

Radar

PD denoncon: Rama detyroi dy ministret të firmosin për mbylljen e kolegjit turk

PD denoncon: Rama detyroi dy ministret të firmosin për mbylljen eAlbana Vokshi

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me mbylljen e gjimnazit “Mehmet Akif”.

Deputetja Albana Vokshi, gjatë deklaratës së saj nga selia blu, u shpreh se kryeministri Rama ka detyruar dy gra në qeverinë e tij që të firmosin për mbylljen e shkollës.

 “Edi Rama, si një ajatollah, ka detyruar dy gra në qeverinë e tij, të firmosin për mbylljen e një gjimnazi dhe të një kopshti me 225 fëmijë në Tiranë.

Prindërit dhe nxënësit e shkollës së mbyllur me urdhër të Edi Ramës, në protestën e tyre deklarojnë se urdhri nuk ka lidhje me plotësimin e standardeve ligjore, siç ministrja pretendon. Përfaqësuesit ligjorë të shkollës thonë se kjo shkollë i ka plotësuar të gjitha detyrimet ligjore. Në këto momente nxënës e prindër po zhvillojnë një protestë.


16 medalje ari dhe një dekoratë e firmosur nga vetë Edi Rama është simbolika më e fortë që i jepet një shteti që është kundër arsimit.

Edi Rama ka pritur fillimin e vitit të ri shkollor për të urdhëruar mbylljen, siç pret të hapet sezoni turistik, çdo vit, për të nisur shembjet.

Gjimnazi “Mehmet Akif” është një aset që duhet mbrojtur, një shkollë elitare, e certifikuar në 30 vjet për cilësinë e mësimdhënies, përgatitëse e brezave të shkëlqyer me nxënës nga e gjithë Shqipëria. Dhjetëra nxënës që kanë shkëlqyer në çdo universitet dhe kanë fituar olimpiada kombëtare dhe ndërkombtare.

Partia Demokratike e dënon aktin e Edi Ramës, i cili kur nuk është duke ndërtuar për Vuçiçin, është duke shembur për Erdoganin”.

Partia Demokratike e refuzon politikën e vasalitetit, që shkatërron çdo vlerë që kemi ndërtuar që me themelimin e shtetit shqiptar, deri te përpjekjet tona 30-vjeçare për të ndërtuar shtetin ligjor sipas standardeve të Perëndimit.
Ajo që po ndodh me kolegjin “Mehmet Akif” nuk është mbyllje, por shembje. Jo vetëm e një shkolle, por e filozofisë së pluralitetit, që duhet të udhëheqë një shtet modern europian.

Ne bashkohemi me protestën e nxënësve, prindërve dhe mësuesve të gjimazit dhe kopshtit të shoqërisë “Turgut Ozal”, duke e cilësuar rezistencën e tyre si të denjë, të drejtë dhe të pamohueshme.

I bëjmë thirrje Edi Ramës të tërheqë urdhrin taleban për mbylljen e një shkolle dhe kopshti fëmijësh, dhe t’i japë fund sjelljes me dy standarde, ku ditën bën si liberal dhe natën sillet si ajatollah.

U bëjmë thirrje qytetarëve të bashkohen në protestë me fëmijët, mësuesit dhe prindërit e shkollës “Mehmet Akif” për të ndaluar këtë akt taleban të Edi Ramës.

Sot, ne duhet të jemi në lartësinë e historisë sonë. Një shkollë e mbyllur është një shpresë më pak. Një shkollë e mbyllur nga qeveria për qëllime politike, është akti i fundit përpara vendosjes së diktaturës!

Koha kur merren vendime arbitrare, të pambështetura në ligj, është orë e zezë për Shqipërinë. Ne theksojmë se një qeveri e tillë nuk është e popullit shqiptar, por e interesave të ngushta, të brendshme e të huaja.
Si e tillë duhet refuzuar dhe hequr qafe.

Vajza është përgatitur me vite për të konkurruar në këtë shkollë e cila ka 26 vite. Është mbyllur pa asnjë paralajmërim. Fëmijët janë dëmtuar psikologjikisht. Me një firmë të Ramës shkolla u mbyll dhe nuk dimë ku të çojmë fëmijët”, tha Vokshi.

MË TEPËR

Mix6 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix6 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix6 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix6 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix6 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix6 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix6 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix6 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix6 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix6 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook