Lidhu me ne

Radar

Shoferi me kokainë e armë, Këlliçi: SPAK të hetojë Veliajn dhe drejtorin Qato, apo bashkisë i lejohet transporti i mallit?

Shoferi me kokainë e armë, Këlliçi: SPAK të

Deputeti, Belind Këlliçi, ka reaguar lidhur me arrestimin për kokainë të shoferit të një drejtuesi të një institucioni në varësi të bashkisë Tiranë.

Sipas tij, SPAK duhet të hetojë kreun e bashkisë Tiranë.

“Narkotrafik bashkiak! Makina e Bashkisë Tiranë transporton kokainë dhe armë!  Stema e Bashkisë Tiranë në makinë është garancia e narkotrafikut. Staf i përzgjedhur nga kryebashkiaku Veliaj.  Të gjithë në sitën e tij. A ka SPAK të hetojë Erion Veliajn dhe drejtorin Mariglen Qato, apo bashkisë i lejohet transporti i mallit?”

Gjykata e Tiranës ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin e Klaudio Malaj dhe ka caktuar masën e arrestit me burg për veprat penale prodhim dhe shitje narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje.

Burimet jo zyrtare bëjnë më dije se Malaj është shofer i një insitucioni të rëndësishëm pranë bashkisë së Tiranës, ku i arrestuari ka qenë i emëruar edhe tek ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizime.

Ndalimi i tij ndodhi më datën 18 shtator rreth mesantës gjatë një kontrolli të ushtruar nga efektivët e Repartit “Shqiponja” në rrugën “Kokonozi” në Tiranë.

Sipas burimeve të sigurta në makinën e Malajt janë gjetur 35 doza kokianë që ishin gati për shitje.

Këto doza janë gjetur në një kuti syzesh dhe një kuti cigaresh. Përveç dozave të kokainës Malajt i janë gjetur 3 armë zjarri pistolete dhe municion luftarak ne banesë.

Po ashtu Prokuroria ka ushtruar kontroll në banesën e Klaudio Malajt ku gjatë kontrollit, në salon në një dollap u gjet një çantë e zezë sportive brenda së cilës u gjet kokainë, një peshore elektronike.

Në dhomën e gjumit të Malajt, në komodinën ngjitur me krevatin, u gjetën në një kuti metalike ku brenda saj ndodhej një armë zjarri pistoletë pa karikator të vendosur dhe pa fishek në fole, nje armë zjarri pistoletë model “Zastava” me mulli, pa fishek në fole, një armë zjarri me pistoletë e vogël me ngjyrë gri.

Policia i ka gjetur kokainën dhe armët pa leje dhe gjatë ndalimit të tij ai është mundur t’i shmaget kontrollit duke treguar këtë steme të bashkisë së Tiranës, ku ka treguar se punon pranë këtij institucioni.

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore2 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore3 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar3 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix3 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix3 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix3 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix3 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix3 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook