Lidhu me ne

Radar

Rama është i sigurt se shqiptarët do e besojnë sa herë ai gënjen dhe tallet

Rama është i sigurt se shqiptarët do e besojnë sa herë

Nga Agim Baçi

Kryeministri Rama fajësoi gjyqtarët dhe zyrtarët e korruptuar lidhur me ndërtimet pa leje, teksa firmoste për një “administratë ajrore dronësh”.

Nuk e di njeriu nëse duhet të qeshë apo të qajë, kur sheh kryeministrin që vetëm fajëson vetëm të tjerët edhe pse ka hyrë në vitin e dhjetë në krye të një qeverie që ka futur gjithçka nën kontroll e që ka çuar drejt qelive njerëz që kanë ndërruar vetëm një çati pa leje.

Me sa duket siguria e tij është e madhe që shqiptarët janë syleshë, që të besojnë një kryeministër që për gjithçka fajëson vetëm të tjerët pa marrë kurrë përgjegjësinë e dështimeve.

Ndërkohë, shqiptarët janë sot plot pikëpyetje se përse drejtësia nuk vepron me shpejtësi për zbardhjen e akuzave për korrupsion në rastin e inceneratorëve, se përse nuk nisin hetimet për përgjegjësinë që ka kryeministri dhe kreu i bashkisë së Tiranës për mbylljen e Agon Channel të Bechettit, për të cilin po paguajmë mbi 110 milionë Euro apo edhe për gjyqe të tjera që kemi humbur në Arbitrazh?

Shqiptarë nuk arrijnë të kuptojnë se si gjykata vijon të mbajë pezull një vendim për Partinë Demokratike, që ka muaj e muaj që zvarritet, kur dihet fare mirë se pasojat e këtij vendimi kanë pasoja jo vetëm për drejtuesit dhe anëtarët e asaj partie, por edhe për fatin e pluralizmit politik në vend.

Por për një gjë të tillë kryeministri ndjehet i lumtur, që në kampin opozitar mundësisht të banalizohet gjithçka dhe ai të shkojë në zgjedhjet lokale pa një qartësi politike.

Dhe imagjinoni, që po ky kryeministër që shpesh lëvdohet për mbështetje ndërkombëtare, pyeste dje gazetarët të cilët i kujtonin kundërshtinë e BE-SHBA për draft-ligjin për amnistinë fiskale – po ju jeni me ata apo me Shqipërinë?

Siguria e tij  e madhe se shqiptarët do e besojnë sa herë ai gënjen e tallet është e vetmja gjë që me sa duket i jep garanci se do vijojë të jetë kryeministër edhe për shumë kohë…

MË TEPËR

Kioske8 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar8 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore8 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix8 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix8 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar8 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix8 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix8 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix8 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook