Lidhu me ne

Radar

Rama, shqiptarët i merr për njerëz të padijshëm, por e vërteta është se janë inteligjentë, patriotë dhe të ndershëm

“Një kilometër autostradë, dy milionë euro”,

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me banorë të zonës në Memaliaj. Gjatë fjalës së tij Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se në vitet e qeverisjes vetëm i ka grabitur shqiptarët.

Gjithashtu kreu i PD theksoi se opozita e bashkuar do ta largojë qeverinë Rama nga pushteti.

Shqiptarët i merr për njerëz të padijshëm, por e vërteta është se janë inteligjentë , patriotë dhe të ndershëm. Ju garantoj se sot me të ardhurat e 9  viteve 400 miliardë lekë, me borxhin që ka marrë 500 miliardë lekë çdo pensionist do kishte pension tre herë më të lartë dhe çdonjëri në punë do kishte rrogë tre herë më të lartë, por këto janë vjedhur dhe shpërdoruar masivisht.

1 kilometër rrugë nga Lushnja në Fier, 1 kilometër autostradë nga Leva në Vlorë, e para 1 milionë euro dhe e dyta 2 milionë euro, sot kushton 24 milionë euro, po në fushë dhe po në të njëjtin terren. Një shkollë në Tiranë ndërtohet me 4 milionë euro. Të gjitha këto kushtojnë 500-600 mijë euro të tjerat futen xhepave, nuk mbete gjë për qytetarët.

Largimi i kësaj qeveria lëshon potencialet e mëdha në shërbim të qytetarëve. Sot pasuritë tona kombëtare janë shndërruar në mallkim për ne. Për herë të parë në histori në paguajmë çmime të tmerrshme.

Shtet KESH , (X) që është agjent tregtar privat me 40 euro megavat dhe ky agjenti e shiste me më shumë dhe sigurisht e ndan me qeverinë.

Pra një pasuri që kemi edhe ajo na mallkon. Kjo është për të gjitha pasuritë publike. Pra ajo që mbetet është të bëjmë gjithçka për një fitore në këto zgjedhje dhe t’i japim duart kësaj qeverie që nuk ka ndodhur në 100 vitet e fundit që një qeveri të ketë vjedhur si kjo e sotmja.

PD dhe  opozita shqiptare do bashkohet dhe e bashkuar do të nxjerrë nga pushteti Ramës.

Dy fjalë do të them për Taulant Balla: “Quhesh një Gentian Sharra një nga anëtarët e bandës që me ndihme e tytës së armës fiton vota. Koha po u vjen që të marrin përgjigje të gjithë dhe unë jam i bindur për fitoren opozitare”, tha më tej Berisha.

MË TEPËR

Kioske10 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar10 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore10 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix10 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix10 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar11 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix11 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix11 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix11 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook