Lidhu me ne

Kioske

TiRama, si dhuna e parasë mbi shijen

Nga Andi Bushati

TiRama, si dhuna e parasë mbi shijen

Mbrëmë në pjesën e tretë të emisionit “Opinion” po shikoja një kronikë reklamë që tregonte për kullën më të re dhe me të lartë që do të ngrihet në qendër të kryeqytetit. Meqë nuk e kisha ndjekur konkursin ndërkombëtar që u zhvillua për të shpallur projektin fitues, u bëra kurioz të njihja detajet. “Mount Tirana” e projektuar nga studio daneze CEBRA, thuhej se do të ishte nje mrekulli që do të imitonte malin e Dajtit dhe do ta sillte atë mu pranë sheshit Skënderbej.

Natyrisht, është e kotë të fillosh të argumentish se ç’kuptim ka të evokosh Dajtin, me një gërdallë që do ia zërë pamjen e tij një pjese të madhe të banorëve. Me rrjetën e gratacielave që po ngrihen, ky simbol i Tiranës do të zhduket njëherë e mirë. Por ajo që më grishi kërshërinë nuk ishte kjo gjë, sepse tashmë beteja mes “kullofilëve” dhe “kullofobëve” është fituar nga të parët, të cilët falë dyshes Rama-Veliaj dhe milionave të oligarkëve që bashkëpunojnë me ta kanë arritur ta transformojnë qytetin sipas oreksit të tyre.

Ajo që më tërhoqi vëmendjen është hendeku i madh mes imazhit me të cilin reklamohen këto projekte dhe surogatove që realizohen në realitet. Kush është në brendësi të kulisave të projekteve të ndërtimit në Tiranë e di mirë se shumë nga arkitektët e mëdhenj që kanë projektuar rokaqiejt e qendrës, kanë vënë duart në kokë dhe s’u kanë besuar syve kur kanë parë të përçudnuara veprat e tyre. Dikush ka protestuar tek institucioni unik i këtij vendi, Edi Rama, dikush tjetër ka kërkuar heqjen e emrit nga projekti dhe të gjithë kanë qenë një një mendje se, nëse oligarkët halldupë do të kishin dashur më shumë kate, do kishte mjaftuar tu’a porosisnin atyre që në fillim. Thuhet madje se kjo ka qenë edhe një nga shtysat që e nxiti kryeministrin të ndërmerrte nismën e sekuestrimit të kateve pa leje, sepse atij nuk i mbetej gjë tjetër për të bërë përballë komunitetit të arkitektëve ndërkombëtarë para të cilëve do të ruajë profilin e një prijësi të ndritur.

Në fakt, për imponuar këtë stereotip, atë të artistit modern dhe me shije të stërholluar, që injekton në politikë dhe në zgjedhjet urbane bagazhin e trashëguar nga jeta e mëparshme, Edi Rama ka investuar shumë. Edhe adhuruesit e tij që i njohin ndonjë problem me korrupsionin apo alergjinë ndaj demokracisë, kur vjen puna tek ana estetike të hidhen në fyt: “Ai ka bërë revolucion me ngjyrat, ai është ideuesi i rilindjes urbane, ai ka transformuar shijet e qytetarëve” janë slloganet e zakonshme të tyre.

Por, në fakt realiteti është tjetër dhe kullat e qendrës së kryeqytetit janë dëshmia më e mirë për këtë. Sepse në TiRamën që po ngrihet sipas projektit të një njeriu të vetëm, në konfliktin mes ndërtuesve me katër klasë shkollë dhe Henning Larsen, Winy Mas, apo Casamonti, kryeministri ka marrë anën e të parëve. Shteti, natyrisht me bekimin e tij, ka lënë të tranformohen deri në shkatërrim projektet e disa prej profesionistëve më me emër të planetit. Ai ka lejuar arrnime origjinale dhe shtesa të frikshme katesh që i kanë kanë bërë arkitektët të mos njohin krijesat e veta. Pushteti korruptues i parasë e ka mposhtur estetikën e artistit.
Eshtë pikërisht kjo që po ndodh me kullat e Tiranës që i ka rrëzuar mbështetësve të Ramës edhe alibitë e fundit: “Ai edhe kur vjedh e bën me klas”, “ai edhe kur abuzon ka shije brenda”.

Nënshtrimi përpara oligarkëve, të cilët në këmbim të shëmtisë që na imponojnë të gjithëve paguajnë fushatat elektorale dhe lobimet e majme përtej oqeanit, e ka bërë Edi Ramën të humbasë edhe të vetmen atu që i kishte mbetur. Tani për shijen e artistit, mund të flasim vetëm për çorapet, atletet apo brekushet me të cilat reket të krijojë efekt në ndonjë samit ndërkombëtar. Sepse, sa për qytetin, ai po merr përfundimisht fytyrën e shëmtuar të një regjimi të koruptuar, ku grykësia ka vrarë edhe atë pak gjë që pati mbetur nga aspiranti i dikurshëm për piktor.

/Lapsi.al

MË TEPËR

Kioske2 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar2 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore2 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix2 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix2 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar2 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix2 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix3 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix3 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook