Lidhu me ne

Mix

6 vakte të shëndetshme që fëmijët mund t’i marrin me vete në shkollë

nga AgroWeb

Përgatitja dhe marrja e një vakti të lehtë është diçka e vlefshme dhe e rëndësishme për shëndetitn, pasi ju vetë mund të zgjidhni me kujdes ushqime cilësore dhe të mbushura me lëndë ushqyese.Foto;Pexels

Me kthimin në shkollë është koha për t’u rikthyer në hapat e përgatitjes dhe paketimit të drekës për fëmijët tuaj.

Përgatitja dhe marrja e një vakti të lehtë është diçka e vlefshme dhe e rëndësishme për shëndetitn, pasi ju vetë mund të zgjidhni me kujdes ushqime cilësore dhe të mbushura me lëndë ushqyese.

Ushqimet e shëndetshme janë të rëndësishme sepse fëmijët kanë “bark të vogël” dhe orare të ngarkuara, që do të thotë se ata nuk kanë gjithmonë oreks për vakte të mëdha, as nuk kanë durim të hanë gjithçka që kanë në pjatën e tyre.

Prandaj ato japin më shumë mundësi për të përmbushur kërkesat e përditshme për vlera ushqyese, duke i mbajtur të vegjlit të ngopur dhe me energji.

AgroWeb.org sjell më poshtë disa sugjerime për ushqime të shëndetshme, të shijshme dhe plot vlera ushqyese që fëmijët tuaj me siguri do t’i pëlqejnë deri në kafshatën e fundit!

Fruta dhe perime

Frutat dhe perimet sigurojnë një sasi të mjaftueshme të glukozës, që për organizmin përkthehet në energji.

Gjithashtu ato ofrojnë edhe plot lëndë ushqyese të rëndësishme si vitaminat, mineralet dhe fibrat.

Krahas vlerave ato ofrojnë edhe shije fantastike, të cilës me siguri të vegjlit nuk do të mund t’i rezistojnë dot.

Ju mund t’i bëni ato edhe më tërheqëse dhe argëtuese duke i prerë në forma të ndryshme.

Lëngje me fruta ose perime

Nëse metoda me fruta dhe perime nuk bën, ia vlen të provoni një metodë tjetër.

Ka kaq shumë kombinime të ndryshme me të cilat mund të bëni lëngje fantastike, plot me vlera për shëndetin e të vegjëlve tuaj, sa nuk mund të numërohen.

Kërkoni një shije që kombinon frutat dhe perimet, pasi kjo mund të sigurojë që fëmija të marrë lëndët ushqyese që mund të mos i marrë nëse nuk ha ushqime specifike.

Përzierje arrorësh me fruta të thata

Një mënyrë e zgjuar për t’i siguruar fëmijës tuaj proteina, yndyrna të shëndetshme dhe fibra është duke bërë një përzierje arrorësh dhe frutash të thata.

Çfarëdo përzierje ushqyese që krijoni, ato janë të lehta për t’u përgatitur dhe kënaqin shijen e tyre.

Kos

Kosi është një burim i shkëlqyer i kalciumit, një mineral i rëndësishëm që mbështet shëndetin e kockave dhe funksionin e muskujve.

Për shkak të mënyrës se si prodhohet kosi, ai është gjithashtu një burim i probiotikëve, baktere të shëndetshme që ruajnë shëndetin e zorrëve dhe lehtësojnë procesin e tretjes.

Por për më tepër shije dhe vlera, në të mund të shtoni fruta, fara, arrorë dhe ta ëmbëlsoni me mjaltë apo reçel.

Tërshëra

Një burim i rëndësishëm fibrash, ajo ju mban të ngopur, përmirëson shëndetin e zemrës dhe ndihmon tretjen.

Nëse keni nevojë për një mënyrë të thjeshtë për të paketuar tërshërën si meze të lehtë për drekën, AgroWeb.org iu sugjeron ta zieni me ujë dhe më pas të shtoni fruta të thata për më tepër ëmbëlsi dhe lëndë ushqyese të rëndësishme si hekuri.

Një tjetër zgjedhje e shëndetshme është që në vend të ujit të përdorini qumësht ose mund ta përzieni lehtësisht me kos, pa pasur nevojë që ta gatuani.

Sanduiç me bukë integrale

Kur të vendosni për një sanduiç, sigurohuni që përbërësi i bukës të jetë gruri integral, pasi ai siguron më tepër lëndë ushqyese dhe fibra.

Më pas sigurohuni që të shtoni yndyrna si gjalpi i kikirikut, ai i dhisë, vezë, dhajthi apo avokado.

Yndyrnat janë të nevojshme për rritjen dhe zhvillimin e trurit dhe trupit. Ato ofrojnë vitamina A, D, E dhe K, që mbështesin shëndetin e lëkurës, forcën e kockave, shikimin dhe koagulimin e gjakut. /AgroWeb.org

MË TEPËR

Kryesore2 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore4 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore6 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike6 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar6 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore6 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar6 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar6 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal6 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar8 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Facebook