Lidhu me ne

Mix

Sa kafe duhet të pimë në ditë? Esëll apo pas mëngjesit? Efektet që ka në trup …

Esëll apo pas mëngjesit? Dr. Albana Daka tregon se kur duhet ta pimë kafen: Efektet që ka në trup, sasia që duhet të marrim në ditë

Shumë njerëz e nisin ditën me një kafe në mëngjes. Por, ajo që bëjnë pothuajse të gjithë është se e pinë kafen esëll. Kjo, sipas mjekes nutricioniste Albana Daka është e gabuar. Në rubrikën “Abc-ja e shëndetit” në emisionin e mëngjesit, Dr. Daka shpjegoi pse kafja duhet pirë pas vaktit të mëngjesit.

“Jo, sepse kafeja nxit prodhimin e lëngjeve të tepërta të stomakut dhe rritet prodhimi i acidit klorhidrik që prodhohet në stomak dhe fillon refluksi. Nga shtimi i acidit, fillon djegia e stomakut, gastrite minimale dhe mund të shkojnë në ulçerë.  Shqetësimet e stomakut fillojnë nga konsumi i tepruar dhe esëll i kafes.”

Sa kafe duhet të pimë në ditë?

“Normalisht, organizmi ka një tolerancë personale ndaj kafeinës. Thuhet se mesatarisht 200 deri në 240 miligramë kafeinë, e konvertuar në filxhanë kafe është jo më shumë se 3 në ditë. Ka persona që pinë vetëm një dhe nuk e tolerojnë dot një kafe të dytë sepse mund të kenë takikardi ( rritje të rrahjeve të zemrës), ndjenjën e refluksit, rritjen e ankthit. Nëse pihet afër drekës, mund të stimulojë pagjumësinë.

Mund të ketë persona që pinë tre kafe në ditë dhe të kenë një tolerancë të moderuar. Nuk kanë efekte negative. Kafja nuk duhet pirë esëll, dhe nëse pihet duhet të shoqërohet me një gotë ujë sepse duke rritur sasinë e lëngjeve që merr stomaku, bën që kafja të mos rrijë shumë në stomak dhe të kalojë në zorrë. Kështu efektet nxitëse të acidit klorhidrik të jenë më të vogla. Idealja është një kafe pas një mëngjesi të shëndetshëm.”, shtoi Dr. Albana.

E pyetur nga moderatori Alban Musa për efektet që ka kafeina në trup, mjekja shpjegoi se ajo mund të shkaktojë probleme me stomakun, ankth dhe pagjumësi nëse merret në sasi të ekzagjeruar. Siç theksoi doktoresha, personat me hipertension dhe ata që vuajnë nga pagjumësia duhet ta shmangin.

Gjithashtu pijet e gazuara apo energjike që konsumojnë në përditshmëri përmbajnë sasi më të madhe kafeine se sa kafeja, ndaj duhen shmangur. “Pija energjike përmban mesatarisht 2 deri në 3 fishin e kafeinës që përmban një kafe normale. Një kafe normale përmban rreth 90 miligramë kafeinë.

Ndërsa një gotë me pije energjike mund të përmbajë deri në 330 miligramë kafeinë. E afërt me këtë është dhe cola.”, shtoi doktoresha.

Cila është mënyra më e mirë për të marrë kafeinën?

“Kombinimi i një filxhani kafe me një pllakë çokollatë. Kafeinës i shtojnë lëndët që ka çokollata teofilina dhe teobromina, sepse heqin ankthin që jep kafeina. Sa më e pjekur të jetë kafja aq më pak kafeinë ka por është dhe më e shijshme.”, theksoi doktoresha.

Kush duhet ta pijë kafen?

“Kafja është një ritual i përditshëm dhe ka efekt psikologjik, stimulon sistemin nervor. Njerëzit që kanë aktivitet psikologjik, punën rutinë, me vëmendje të përqendruar, një kafe në mëngjes pas në vakti të bollshëm, është i rekomanduar. Ata që kanë tendencë për tension të lartë dhe ata që vuajnë nga pagjumësia nuk rekomandohet sepse ajo do ta thellojë më shumë pagjumësinë.”, përfundoi Dr. Albana

/abcnews.al

MË TEPËR

Kryesore2 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore4 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore6 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike6 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar6 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore6 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar6 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar6 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal6 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar8 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Facebook