Lidhu me ne

Kryesore

Afera më e madhe në Europë, 60 përqind të aksioneve i ka Rama e Olsi

Mega-afera e portit/ Berisha: 60 përqind të aksioneve i ka Rama e Olsi

Mega-afera e portit/ Berisha: 60 përqind të aksioneve i ka Rama e Olsi

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha se mega-afera e Portit të Durrësit është më e madhja në Europë. Sipas tij, pas kompanisë që do të investojë, qëndron vetë Edi Rama dhe vëllai i tij, Olsi.

Vetëm trualli, tokë publike e portit, kushton 3 miliardë euro. Vetëm ndërtimi i Dubait të Shqipërisë, kushton 3 ose katër miliardë euro.

Të gjitha këto nga një kompani ku 60 përqind të tyre nuk dihet se kujt janë, se janë të Edi Ramës dhe Olsi Ramës. Edi Rama nuk do kishte mundur kurrë të fshihte 60 përqind të një kompanie miliardash po të mos ishte personalisht e tij.

Në këtë mega-aferë, Edi Rama i ka dhënë vetes, statusin e investitorit strategjik. I përjashtuar nga TVSH dhe taksat e tjera.

Me këtë mega-afera, Rama ka përjashtuar veten dhe vëllezërit Kariç nga taksa e infrastrukturës dhe taksat e tjera.

Me këtë mega-aferë, Rama ka përdorur skemë identike me Lukashenkon e Minskut dhe vëllezërit Kariç.

Me këtë mega-aferë, Rama ka shkelur nenet 70, 71 dhe 74 të MSA me Bashkimin Europian, që i imponojnë Shqipërisë, zbatimin e rregullave të konkurrencës, i imponojnë Shqipërisë, rregullat e transparencës së plotë.

Me këtë mega-aferë, Rama ka privuar Shqipërinë, por edhe BE-në dhe NATO nga porti mijëravjeçar. Komisioni i Transportit i BE e ka përcaktuar këtë port, si një nga dy portet strategjike në rajon.

Rama bëri përpjekje të turpshme për të përfshirë NATO-n në këtë aferë. Zëro interes nga NATO. Sekretari i Përgjithshëm e kuptoi se bëhet fjalë për një kurth korruptiv të një njeriu që vjedh vendin e tij,” tha Berisha.

“Kjo është mega-afera më e madhe në Europë. PD ka përgatitur materialin për ta dërguar në Gjykatë Kushtetues edhe tjetrin për të krijuar komisionin hetimor parlamentar.

Rama përpiqet të shtypë opozitën në parlament, por nuk do e arrijë kurrë. Opozita është sot më e fuqishme se kurrë. Ai gabon rëndë kur shan si halabak ordiner, duke treguar se çfarë edukate familjare ka marrë. Duke treguar se çfarë mendësie ka biri i xhelatit për kundërshtarin politik. Por e ka të kotë, do përballesh me opozitën, duke përballesh me popullin”, tha Berisha.

MË TEPËR

Kioske14 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar14 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore14 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix14 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix14 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar14 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix14 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix14 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix14 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook