Lidhu me ne

Aktualitet

Rama shan kundërshtarët, por s’jep as shifra, as përgjigje

Edi Rama ka mbajtur një fjalim, që e kishte paralajmëruar prej ditësh, për mënyrën se si do ti jepet porti i Durrësit biznesmenit arab Muhamed Alabar, por ai ka zgjedhur të perirazojë, Mit’hat Frashërin, Nolin dhe Konicën, pa dhënë pothuajse asnjë shifër për projektin. Rama ka zgjedhur nga literatura e fillim shekullit të 20 një lumë sharjesh e ofendimesh për ti’a mveshur ato kundërshtarëve të tij të sotëm me pretendimin se ata janë cmirëzinj që nuk duan zhvillimin e Shqipërisë.

Por në fjalimin e tij të gjatë ku përmendi se si një bataljon me nënpunës shqiptarë kanë shkuar e i janë lufut deri dhe princit të kurorës për të bërë të munduar këtë ëndër, ai nuk dha asnjë shpjegim për një pyetje elementare: Pse kjo pasuri kombëtare do jepet pa garë. Le ta zëmë për një moment se porti i vjetër “i shkartërruar”, duhet lëvizur që aty, le ta imagjinojmë edhe se pikërisht në të njëjtin vend zgjidhja më e mirë është një marinë jahtesh dhe një zonë rezidenciale, po pse nuk u dashkërka për ato 800 mijë metra katrorë truall të bëhej një garë ndërkombëtare e cila ndoshta mund të na sillte edhe një investim më të madh sesa ato 160 milionë euro që premton fillimisht Alabaar.

Pikërisht këtë shqetësim ka ngritur një ditë më parë edhe Bashkimi Europian që si për çudi e gjeti të bëjë deklarata një ditë përpara diskutimit për portin e Durrësit në Parlament. “Si rezultat i ndryshimit të projektit BE anullon fondin prej 28 milionë eurosh të dhënë për Shqipërinë për këtë port”, tha dje një zëdhënës i Brukselit zyrtar duke shtuar se BE do të vazhdojë të shqyrtojë përputhjen e Marëveshjes së Asocim Stabilizimit me këtë projekt të dhënë duke përjashtuar konkurencën.

Rama përpos sharjeve të opozitës me citimet e Nolit, Konicës e Mit’hat Frashërit, tha se do pastrohet deti, do përfitohen 700 metra plazh, do ngrihet ndoshta marina më e madhe e jahteve në mesdhe (shifrat nuk përputhen), por nuk dha dot përgjigje se përse fillimisht u tha se këtu do vinte kompania Emaar (poshte statuset e vetë Ramës) që u propogandua në fillim si mrekullia që ka ndërtuar Dubain dhe Bujgh Kalifën, por pastaj Muhamet Alabar mbërriti si person privat dhe sipas letrave të vetë qeverisë do të investojë vetëm 80 milionë euro + 80 milionë të tjera kredi.

Rama e ngriti vetë pyetjen në fjalimin në parlament: Pse nuk po vjen Emaari? Por kur tentoi të përgjigjej ai u mjaftua me justifikimin qesharak se Albaar ia vendos vetë si dëshëron emrat kompanive të tij dhe ai markën “Eagle Hills”  e ka përdorur edhe në vende të tjera duke e quajtur psh “Eagle Hills Serbia”. Rama haroi të përmende edhe Zagrebin pas gafës që bëri disa ditë më parë kur tentoi ti hidhte sy opinionit duke pretenduar me një mesazh se ai po ndërtonte Manhatanin e Zagrebit.

Në fund, si argumentin më të madh se pse ky projekt duhej miratuar kryeministri tha: “ne, pozitë dhe opozitë, duhet të kishim dalë ta prisnim me lule Alabaarin”.

MË TEPËR

Mix4 orë më herët

Ja cilat ushqime kanë magnez

13 ushqime që përmbajnë nivel të lartë magnezi Personat me diabet tip 2, tension të lartë të gjakut ose sëmundje...

Mix5 orë më herët

Vokswagen nuk është më konkurrues, nisin shkurtimet

Volkswagen ka nisur shkurtimet e punonjësve, pasi nuk rezulton më konkurruese. Programi i kursimit prej 10 miliardë eurosh (10.9 miliardë...

Mix5 orë më herët

Horoskopi për nesër

Dashi: Këtë javë, vendosmëria dhe përpjekjet tuaja nuk do të kalojnë pa u vënë re, gjë që mund të përkthehet në...

Mix5 orë më herët

Makina më e mirë e 2024/ Nga BMW seria 5 tek Toyota C-HR, 7 finalistet në garën e fortë

Me shpalljen e 7 finalistëve ka nisur numërimi mbrapsht për dhënien e një prej çmimeve më të rëndësishme në sektorin...

Mix5 orë më herët

Çorba e Hasit, receta tradicionale shqiptare trashëguar ndër shekuj

Çorba e Hasit është një ndër recetat më të vjetra, të trashëguara brez pas brezi të kuzhinës shqiptare, specialitet i...

Mix3 ditë më herët

Infeksionet e veshit, faktet dhe zgjidhjet e mira natyrale

Infeksionet e veshit kanë tendencë të ndodhin më shumë në vjeshtë dhe në dimër sepse problemet shëndetit, si të ftohtit...

Mix3 ditë më herët

3 lloje të ndryshme të dhimbjeve të fytit/ Mënyra më e mirë për të trajtuar secilën prej tyre

Foto ilustruese Nëse keni një rast të dhimbjes së fytit, kjo mund të nënkuptojë se është e dhimbshme për të gëlltitur,...

Mix3 ditë më herët

Shkrimi origjinal i David Bowie për dy tekste këngësh del në ankand për 100 mijë paund

Fleta me tekstin e David Bowie që ka dalë në ankand Fleta e teksteve të shkruara me dorë të këngëtarit...

Mix3 ditë më herët

Gigi Hadid reagon sërish për Palestinën

Modelja Gigi Hadid, me prejardhje nga Palestina ka shprehur swrish mbështetjen për vendin e saj pas sulmeve nga qeveria Izraelite....

Mix3 ditë më herët

A e dini sa kushton një veshkë, mëlçia apo zemra? Ja lista e plotë me çmimet e organeve të trupit

Nuk është praktikë e pa dëgjuar transplanti i organeve. Mirëpo gjetja e organit, e aq më tepër përputhshmëria e tij...

Facebook