Lidhu me ne

Aktualitet

Nga Linda Rama, te Balluku, Balla, ‘Tigri’, Meta dhe Basha, intervista e Irfan Hysenbelliut që zbuloi shumë kulisa

Nga Linda Rama, te Balluku, Balla, ‘Tigri’, Meta dhe Basha, intervista e Irfan Hysenbelliut që zbuloi shumë kulisa

Në foto: Edi Rama, Irfan Hysenbelliu, Arben Ahmetaj, Taulant Balla, Behgjet Pacolli dhe Mentor Nazarko

Ndërtesa shumëkatëshe në qendër të kompleksit turistik ‘Prestigj Resort’ e biznesmenit Irfan Hysenbelliu, u shemb pasditen e sotme përmes një shpërthimi të kontrolluar nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.

Pas shembjes së ndërtesës, sipërmarrësi Irfan HysenBelliu, i cili kontrollon dhe disa media në vend si Gazeta Panorama dhe Gazeta Shqiptare, televizioni News 24 dhe portali Balkanweb, ka thyer heshtjen duke rrëfyer në televizionin e tij News24, të vërtetën e tij, se si marrëdhënia e tij e afërt me Edi Ramën u kthye në një armiqësi personale.

Gjatë intervistës, Hysenbelliu vuri në dukje bisedat e tij me Edi Ramën kur të dy bashkë drekonin në ish-resortin Prestige. “Rama zgjidhte konceptin, më zgjodhi edhe arkitektin”, rrëfeu Hysenbelliu, ndërsa theksoi diskutimet mbi sektorin e ndërtimit në Tiranë dhe preferencat që Rama kishte për arkitektët e huaj, duke përmendur edhe zv.kryeministrin e shkarkuar, Arben Ahmetajn.

“Unë kam qenë vetë ballë për ballë me Edi Ramën, kemi diskutuar me të, ka qenë kryetari i grupit parlamentar, ka qenë Arben Ahmetaj, ka qenë Fuga. është bërë një debat dhe i kam thënë: Të të bëj një pyetje, si shpjegohet që ai as merr vesh shqip dhe çdo projekt ia jep këtij njeriu? Ky të jep mend dhe zhvillim ty? Si kuptohesh me atë njeri. Gjuhën se si kuptohet, ai e di vetë”, tregoi Hysenbelliu.

Duke gjetur një shkak për prishjen e hotelit, sipas Hysenbelliut, e gjitha ka ardhur pasi mediat e tij kanë mbajtur qëndrim kritik ndaj ministres Belinda Balluku dhe gjithnjë, po sipas Hysenbelliut, ku fakt nuk është përtypur nga kryeministri Edi Rama.

Pra, Irfan Hysenbelliut është pikërisht zv.kryeministrja që drejton edhe Ministrinë e Energjisë dhe Infrastrukturës shkaku i prishjes së marrëdhënieve të tij me Edi Ramën.

“Zonja Balluku e di mirë, sa herë ka ardhur te unë që kishte ndonjë problem për t’i dhënë  ndonjë zgjidhje dhe unë jam munduar…” u shpreh Hysenbelliu për Belinda Ballukun, për të cilën nuk i kishte ndalur denoncimet e tenderave të rrugëve në mediat e tij.

Prishja e pishinave në shtator, tregoi Hysenbelliu ishte sinjali i parë.

“Pse nuk e bëri këtë në shtator këtë që po bën sot? I çoi barbarisht fadromat mes fëmijëve që qanin, çoi një sinjal që ne të ndryshonim linjën editorial. Por ne vazhduam me denoncimet për rrugët dhe në këtë është i lidhur me zonjën Balluku dhe kryeministri Rama me zonjën Balluku se janë të lidhur bashkë ne kemi informacion se ata janë shumë afër njëri-tjetrit në këtë aksion që kanë bërë bashkë”, tha Hysenbelliu, duke akuzuar se PPP jepen me një copë letër nga Edi Rama.

Ai e theksoi disa herë emrin e Ballukut. Sipas versionit të tij, ajo ishte një nga shtytësit kryesorë të sulmit ndaj tij.

“Më vjen keq për Ballukun që qe kaq e zjarrtë, se institucionet si KESH, OST, i ka ajo. Ajo firmos, Ju e patë se Rama e hedh firmën i fundit. Ju patë një dosje të tërë të abuzimeve publike që ka bërë ai.” tha Hysenbelliu duke e fajësuar Ballukun për shkatërrimin e hotelit.

Hysenbelliu ka treguar edhe edhe detaje të panjohura për bisedat konfidenciale që ka pasur edhe me Linda Ramën, Lulzim Bashën dhe Ilir Metën gjatë intervistës së tij.

Për Edi Ramën

“T’ia dijë për nder Fatos Nanos se do ishte emigrant më i rëndomtë i Parisit, t’ia dijë për nder. Dhe ai kur debatonte me Fatos Nanon dhe Ilir Metën i rrinte si zar, e keni parë. Ky është fundi i tij. Edi Rama është shumë i zoti për t’i mbyllur problemet. Por është shumë i zgjuar. Ka një zgjuarsi të jashtëzakonshme. Di të argumentojë. Mendon vetëm për skema para kundërshtarit. është shumë i qartë. I punon truri”.

Për Linda Ramën

“Më vjen keq për të shoqen e tija. Sepse për të shoqen e tij kam shumë respekt. Dhe kam pas shumë miqësi me të. E kam çuar unë te Ylli Çabiri në punë. E kam punësuar. E kam çuar, e kam punësuar. Qante në atë kohë. E kam çuar unë te Ylli, se nuk e di a e ka memorien Ylli ta mbajë mend, ta pyesë. Po e kam çuar atje, se më thanë që Ylli Çabiri është. E kam çuar unë te Ylli Çabiri I kam ndihmuar, e kam përkrahur. Nuk mendoj që nga burri i saj do merrja këtë përgjigje sot. Besoj se edhe ajo s’do jetë shumë e kënaqur”.

Për Lulzim Bashën

“Kam ndejtur me kreun e opozitës. I thashë “Të hodhi në erë pallatin”. “Nuk ma hodhi mua tha ia hodhi vjehrrit” më tha. Më la një shije të keqe”.

Për Ilir Metën

“Meta e donte shumë e mburrej me këtë “Është kështu e ashtu”. I kam thënë “Ky do të të bëhet një nga njerëzit më kundërshtar dhe do të të bëjë të flasësh me vete”.

Për Taulant Ballën

“Jam ndjerë keq kur folën për mikun tim Taulant Balla, që thanë që ka ndejtur aty, që unë e quaj vëlla, jam ndjerë keq, se nuk jam nga ata njerëz, por ato njerëz që e nxorën atë fjalë ishin të irrituar”.

MË TEPËR

Mix16 orë më herët

Sa fruta duhen konsumuar në ditë? Mos e teproni duke thënë se janë të shëndetshme

Me ardhjen e muajve të verës, frutat më të njohura të stinës zënë vendin e tyre në frigorifer. Pavarësisht nëse...

Mix16 orë më herët

Eva Longoria: Do doja ta dinin të gjithë si është Victoria Beckham

Eva Longoria është një mike e vjetër e stilistes, Victoria Beckham, ku së fundmi ka treguar se si është ajo...

Mix16 orë më herët

Lëngu i pjeprit: Zgjidhja e freskët për rënien nga pesha!

Pjepri është nga frutat më të pasura me ushqyes të dobishëm për shëndetin e njeriut. Ai është i pasur me...

Radar16 orë më herët

Edi Rama i drejton vetë ndjekjet penale dhe hetimet që bën SPAK

Avenir Peka: Edi Rama drejton vetë ndjekjet penale dhe hetimet që bën SPAK Drejtuesi i departamentit të Sigurisë në PD,...

Radar1 ditë më herët

4 vite gënjeshtra të Ramës për gjobën e Beketit

Për vite me radhë kryeministri shqiptar i ka thënë vazhdimisht publikut, se asnjë lek i taksapaguesve shqiptar nuk do të...

Mix1 ditë më herët

Universitetet më të vjetra në botë, të cilat janë ende sot në funksion

Universitetet më të vjetra në botë të cilat janë ende në funksion sot janë: 1. Universiteti i Bolonjës – Itali...

Radar1 ditë më herët

Qumështi i importit rritet me 28%, ‘zhduket’ prodhimi vendas

Qumështi i importit rritet me 28%, ‘zhduket’ prodhimi vendas Në tregun vendas është zgjeruar pesha e qumështit të importuar, duke...

Radar1 ditë më herët

Donald Trump kryeson thellë ndaj çdo rivali republikan – Sondazhi

Ish-presidenti Donald Trump po udhëheq çdo sfidues të mundshëm republikan jo vetëm në një grup hipotetik, por kokë më kokë,...

Kioske2 ditë më herët

Sa është norma e korrupsionit në Shqipëri?

Operacioni i fundit i SPAK, si dhe rasti tjetër në gjykim, ai i incineratorit të Elbasanit, sugjeron se norma e...

Radar2 ditë më herët

Joe Biden nuk është i aftë për të rikandiduar

“As fizikisht, as mendërisht”, doktori i Obamës: Biden nuk është i aftë për të rikandiduar Një ish-doktor i Shtëpisë së...

Facebook