Lidhu me ne

Mix

Elon Musk: Nuk e mbështes Trump në presidenciale, jam me DeSantis!

Teksti i mesazhit është bërë publik si pjesë e një beteje ligjore mes Musk dhe ‘Ars Technica’

Vetëm para pak ditësh e rihapi në Twitter llogarinë e tij të bllokuar nga drejtuesit e mëparshëm të platformës sociale, lëvizje kjo që bëri të mendohej se Elon Musk është një mbështetës i Donald Trumpit, edhe pse vetë manjati e justifikoi me rezultatin e një sondazhi online në favor të rikthimit të ish presidentit amerikan.

Por manjati befasoi me deklaratën e tij të fundit se në fakt, për presidencialet e 2024-tës, mbështetja e tij do të shkojë për rivalin e fortë të Trumpit në primaret amerikane, guvernatorin e Floridës Ron de Santis, nëse ky i fundit vendos të shpallë kandidaturën për president.

“Preferenca ime për presidencën e vitit 2024 lidhet me dikë të ndjeshëm dhe të qendrës. Pata shpresuar se ky do të ishte rasti i administratës Biden, por deri tani kam mbetur shumë i zhgënjyer.Deklarata e Muskut mund të përbëjë një shtysë për DeSantis në atë që republikanët presin të jetë një betejë e ashpër mes tij dhe Trumpit për nominimin presidencial, një përplasje kjo që shumë parashikojnë se do të jetë ne kufijtë e të pamërshirshmes.

Guvernatori i Floridës pati një fitore dërrmuese në zgjedhjet e mesmandatit, ndërsa ish shefi i Shtëpisë së Bardhë u kritikua për dështimin e republikanëve në arritjen e “valës së shumëpremtuar të kuqe”, pasi mjaft kandidatë kryesorë të miratuar prejt tij, humbën.

Musk u shpreh gjithashtu se ishte gjë e mirë që Trumpi vetë nuk postoi asgjë në Tëitter pas rikthimit të llogarisë së tij.

“Gjëja e rëndësishme është që Tëitter të korrigjojë një gabim të rëndë në ndalimin e llogarisë së tij, sepse bllokimi i një presidenti në detyrë minoi besimin e publikut tek kjo platforme në gjysmën e Amerikës”, ishte komenti i tij.

MË TEPËR

Mix16 orë më herët

7 Ide recetash me ushqime që ndihmojnë në rënien nga pesha

Këto receta të thjeshta janë opsione të shëndetshme dhe të shijshme për të shuar urinë ndërmjet vakteve. Përbërësit anti-inflamator në...

Mix16 orë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix16 orë më herët

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë...

Mix16 orë më herët

Studimi: Ngjitja e shkallëve do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë

Përfitimet e ecjes për shëndetin tonë psikologjik dhe fizik janë të shumta dhe të gjithë e dimë se sa mirë është për...

Mix16 orë më herët

11 këshilla të të folurit në publik nga folësit më të mirë të TED Talks

Nuk ka asnjë dyshim: TED Talks kanë ngritur shumë lart atë që konsiderohet një prezantim i paharrueshëm dhe impresionues në...

Mix16 orë më herët

OpenAI debuton modelin “omni” GPT-4o që fuqizon ChatGPT

OpenAI ka njoftuar një model të ri gjenerues të AI, të cilin e quajtën GPT-4o – “o” qëndron për “omni”,...

Radar16 orë më herët

Kush po pret fundin e Berishës? “‘Vdiq’ baba të na lirojë krevatin”, Murrizi liston emrat

Ish deputeti Myslym Murrizi, i ftuar në “Breaking”, dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po...

Sport16 orë më herët

Granit Xhaka: Historia e një lojtari që refuzoi të dorëzohet

Shkruhet “Granit Xhaka”, lexohet “Talent, Këmbëngulje dhe Frymëzim”. Historia e tij meriton të shkruhet jo në artikuj, por në libra....

Mix16 orë më herët

Van Hunt poston ‘pa dashje’ fotografinë nudo të Halle Berry në nder të Ditës së Nënës

Më 12 maj, në Ditën e Nënës, këngëtari 54-vjeçar postoi ‘pa dashje’ fotografinë nudo të partneres së tij, 57-vjeçare, me...

Mix17 orë më herët

Për ty që do të kesh tatuazhe ‘sekrete’: Ja +10 ide

FOTO: GETTY | EDWARD BERTHELOT Edhe nëse trupi juaj është tashmë i mbuluar me tatuazhe nga koka te këmbët, versionet...

Facebook