Lidhu me ne

Mix

Studimi i ri: Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

Why Chronic High Blood Pressure Is So Dangerous – Cleveland Clinic

Studimi i ri: Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

Presioni i lartë i gjakut, i quajtur teknikisht hipertension, është një nga faktorët kryesorë tërrezikut për sëmundjet kardiovaskulare, dhe shkaku kryesor i vdekjeve të hershme në mbarë botën. Ai mund të dëmtojë enët e gjakut dhe të zvogëlojë fluksin e gjakut në tru, duke çuar nëdemencë vaskulare dhe rënie të aftësive siç është edhe humbja e kujtesës.

Tani, një studim i fundit ka zbuluar se presioni i lartë i gjakut është i lidhur me përshpejtimin e plakjes së trurit. Sipas hulumtimit, një person me hipertension është më i rrezikuar ngaplakja e trurit. Dhe me çdo rritje prej 1 mmHg mbi presionin optimal të gjakut, vërehet një rritje prej 5– 7 ditë të moshës së trurit.

Për shembull, një person me para–hipertension, presioni sistolik i të cilit është 135 mm Hgdhe presioni diastolik 85 mm Hg (13.5 me 8.5), ka një tru më shumë se 6 muaj më të plakur sesa një person me presion optimal të gjakut (110/70 mmHg).

Gama normale e rekomanduar për presionin e gjakut konsiderohet 120/80 mmHg, por një nivel më i shëndetshëm ose optimal është rreth 110/70 mmHg. Profesor Nikolas Sherbuin, autori kryesor i studimit u shpreh:“Mendimi se truri i dikujt nis të ketë probleme për shkak të presionit të lartë të gjakut në fazën e vonë të jetës, nuk është plotësisht i vërtetë. Ato nisin më herët. Pra që në momentin që njerëzit kanë një presion normal të gjakut”.

Presioni i lartë i gjakut, ushtron një presion shtesë mbi organet e brendshme si zemra, truri dhe veshkat, të cilat e dëmtojnë cilësinë e gjumit. Nga ana tjetër mungesa e gjumit mund ta bëjë më të vështirë për trupin që të rregullojë hormonet e stresit, gjë që çon tek presioni i lartë i gjakut.

Krahasuar me një person me hipertension, një njeri me një presion optimal të gjakut,parashikohet të ketë një tru më të shëndetshëm dhe më të ri kur është në moshën e mesme.

Profesor Uollter Abajaratna, bashkautor i studimit tha:“Është e rëndësishme që njerëzit tëkenë që në fillim të jetës një stil jetese dhe dietë ushqimore të duhur për të parandaluar rritjen e tepërt të presionit të gjakut, në vend që të presim që ai të shndërrohet në një problem”.

Ekipi kreu skanime të trurit dhe kontrolle të presionit të gjakut tek 2000 të rritur të shëndetshëm mbi 40 vjeç për 12 vjet. Gjetjet janë alarmante, veçanërisht për të rriturit më të rinj në moshë, pasi duhet kohë për të parë ndikimin negativ shëndetësor në tru të shkaktuar nga presioni i lartë i gjakut.

Profesor Sherbuin nënvizon:“Duke zbuluar ndikimin e rritjes së presionit të gjakut në shëndetin e trurit të njerëzve tek të 40-at e lart, ne duhet të supozojmë se efektet e presionit të lartë të gjakut duhet të rriten përgjatë shumë viteve, dhe mund të fillojnë në të 20-at e tyre.Kjo do të thotë që truri i një të riu është tashmë i pambrojtur”.

MË TEPËR

Radar4 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore12 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix12 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi1 ditë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi1 ditë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix1 ditë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix1 ditë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske1 ditë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar2 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook