Lidhu me ne

Radar

“Shqipëria nuk zotëron asnjë satelit, i kemi si makinat me qira!”/ Besmir Semanaj zbulon koston miliona euro të satelitëve të Ramës

"Shqipëria nuk zotëron asnjë satelit, i kemi si makinat me

Besmir Semanaj, ekspert IT, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për satelitët e kontraktuar nga qeveria shqiptare për 6 milionë euro. 

Sipas Semanajt, këto satelitë janë njëlloj si makinat me qira dhe kanë kosto të fshehura. Ai deklaroi se shërbimi që marrim nga satelitët, mund të bëhej me mënyra alternative dhe kosto të ulëta. 

Shqipëria nuk zotëron asnjë satelit. Shqipëria nuk ka ngritur satelitë, por ka marrë me qira dy emra. Përshembull, unë nuk kam buxhetin të ble Ferrari, por kam buxhetin që një jave ta mbaj Ferrarin me qira dhe të dukem si i pasur.  Ajo që ne vuajmë, është mungesa e transparencës, nuk kemi kontratë të publikuar. Kemi një kontratë të bërë publike nga hakerat.

E para, do të përdoret për agrikulturën, përfshirë luftën ndaj kanabisit, për ndërtimin pa leje dhe disa fusha të tjera. Shqipëria këto i ka mbuluar me drone, me fotografim nga ajri nga shteti Italian, etj.

Duke u bazuar se ajo që tha profesoresha e nderuar, që dy satelitë nuk mjaftojnë dhe duhet konstelacioni, nëse hapim kontratën, thuhet se nëse shtetit shqiptar, i nevojitet më shumë pamje, shteti do të paguajë 3 euro për kilometër katrorë. Shkon rreth 84 mijë euro i gjithë territori i Shqipërisë. Nëse Shqipëria do të merrte çdo muaj, do ti binte diku te 1 milion euro në vit. Pra për 3 vite do të kushtonte 3 milionë euro. Nëse kërkon video, është 17.25 euro për kilometër katrorë. Satelitët nuk do të përmbushin kërkesat e qeverisë, do të kërkojmë nga kompania shërbime të tjera, që janë kosto të fshehta.

Këto shërbime që mendohet se po ofrohen nga satelitët, i kemi patur. Të gjithë këto shërbime kanë qenë pa pagesë. Një pikë ka qenë menaxhimi i trafikut. Këto ti jep edhe Google me çmim qesharak, disa mijëra euro. Pra, kemi thjesht një fushatë marketing sikur Shqipëria u bë fuqi hapsinore.

Është njëlloj si çanta e Louis Vuitton që jepet si arritje e popullit shqiptar. Është fllusk sapuni, që e vërteton edhe heshtja e institucioneve. Askush nuk pranon të replikojë.

Vetëm në Shqipëri, blihet produkti dhe pastaj shohim për cfarë mund ta përdorim”, deklaroi Semanaj. 

MË TEPËR

Radar19 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore1 ditë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix1 ditë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi2 ditë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi2 ditë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix2 ditë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix2 ditë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske2 ditë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar2 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook