Lidhu me ne

Radar

Avokati “anglosakson” ka një skenar: Alda Klosi mund t’i ketë gjetur në rrugë çantat me lekë


Spartak Ngjela (i vetëquajtur si kalibër anglosakson) ka një skenar interesant lidhur me burimin e 120 mijë eurove të vjedhura në banesën e Alda Klosit, ish-shefes së kabinetit të Arben Ahmetajt.

I ftuar në emisionin ‘Breaking’ në Top News, Ngjela tha se Alda Klosi është e justifikuar për shumën që i është vjedhur, pasi ‘mund t’i ketë gjetur në rrugë’.

Ngjela theksoi se ish-zyrtarja nuk ka kryer vepër penale dhe se SPAK nuk ka lidhje me çështjen në fjalë.

“Ajo është e justifikuar. Nuk ka vepër penale, është vepër administrative. Ajo mund të thotë lekët i kam gjetur në rrugë. Ligji e thotë qartë, kur i gjen është e jotja. Kur i del pronari është problem. Ajo ka thënë që po mblidhja lekë për xhaxhain. Ajo mund të nxjerrë 10 dëshmitarë, që të thonë i dhashë unë 5000 mijë, i dhashë unë 10 mijë. SPAK merret me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Nëse ky është krim i organizuar atëherë çështja do shkojë në SPAK, përndryshe jo.” – tha Ngjela.

Lidhur me grabitjen e ndodhur më 15 dhjetor dhe për të cilën akuzohen pastruesja Rozeta Dobi dhe i biri Havier Dobi, të dy në paraburgim, prokuroria ka nisur hetimet mbi burimin e të ardhurave të Klosit.

Në banesën e Rozeta Dobit policia gjeti mbi 400 mijë euro e burimi i tyre nuk dihet ende duke qenë se Klosi ka denoncuar se i janë vjedhur vetëm 120 mijë euro ndërsa personat e tjerë që janë vjedhur nga pastruesja kanë denoncuar vetëm vjedhje bizhuterish, po jo parash.

MË TEPËR

Kioske3 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar4 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore4 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix4 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix4 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar4 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix4 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix4 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix4 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook