Lidhu me ne

Radar

‘Karma’ që po ndjek Arben Ahmetajn dhe rruga e ngjashme me Sajmir Tahirin

Në foto: Edi Rama, Arben Ahmetaj dhe Saimir Tahiri

Arben Ahmetaj u shkarkua nga detyra e zv-kryeministrit dhe ministrit për Rindërtimin në korrik të vitit 2022. Shkarkimi nuk ishte i papritur për të.

Edi Rama e lajmëroi largimin e tij gjithë romuze 24 orë para se të firmoste zyrtarisht largimin. Arben Ahmetaj kishte vite që akuzohej nga opozita si i korruptuar dhe po aq kohë ai përgjigjej. Ai ndaloi së bëri komente vetëm kur pozitat e tij u lëkundën përballë kryeministrit Rama.

Ai nuk foli kur u akuzua në media për përfshirje të tij në aferën e inceneratorëve, as kur u aludua më pas se kishte ‘dorëzuar’ bëmat për inceneratorët tek Monika Kryemadhi për të shpëtuar veten, as kur u hoq si drejtues politik i PS për qarkun e Vlorës, as kur nuk u thirr më në mbledhjen e kryesisë si anëtar i organit të lartë vendimmarrës, as kur disa media po kërkojnë me insistim se pse ai është kursyer nga dy prokurorë të SPAK gjatë hetimit për inceneratorët duke i nxjerrë disa pagesa në favor të tij, (me qëndrime në disa prej hoteleve më të shtrenjta në Europë) nga një prej personave të kërkuar, Klodian Zoto, e as kur Ahmetaj mbeti socialisti i paftuar në festat e fundvitit organizuar nga partia.

Arben Ahmetaj po hesht, por karma me shpejtësinë e “tigrit” po e ndjek nga pas. Ish-zyrtarja e Ministrisë së Rindërtimit dhe Programit të Reformave Alda Klosi, ( njeriu më i besuar i Ahmetajt kur ishte në qeveri), sot është në qendër të vëmendjes pas një shumë të madhe parash që pastruesja i ka vjedhur në banesën e marrë me qira.

Zyrtarisht është raportuar për 120 mijë euro ndërsa nuk dihet burimi i mbi 400 mijë eurove të tjera të gjetura në shtëpinë e sanitares Rozeta Dobi, pa folur pastaj për vlerën e bizhuve të vjedhura. Një debat sa etik e ligjor aq edhe moral për punonjës të administratës që iu gjenden shuma të mëdha parash në cash.

Debati i përgjegjësisë dhe llogaridhënies kalon në nivele të tjera kur flitet për ish-bashkëpunëtore të ngushtë të zyrtarëve me detyra të rëndësishme në qeveri si Arben Ahmetaj, shkruan Si. Alda Klosi është zyrtarja më e lartë e gjitha detyrave në qeveri e Arben Ahmetajt që prej 2016-ës e deri në korrik 2022.

Emri i Alda Klosit fillimisht mbeti sekret nga organet e Policisë. Për ta dorëzuar pa doreza më pas tek media jo vetëm si emër, por edhe dosjen e hetimit mbi deklaratat e saj dhe pastrueses. Gjithçka sheshit… 

Në prill të një viti më parë kur krisja me Arben Ahmetajn kishte marrë formë, kryeministri Rama ceku temën e “të vetëve” në një fjalim të gjatë në mbledhjen e kongresit të PS-së.

…në Sharrë, nuk punojnë kartat e kreditit, as parajsat fiskale nuk figurojnë në llogari. Madje, në Sharrë, më mirë përgatituni të shkoni siç dilja unë dikur në plazh, (cullak) se asgjë nuk iu dallon nga ata të tjerët atje. Kështu që, edhe kostumet lëruani djemve, se me burrat e kam. Mua nuk më kanë zgjedhur për të mbajtur nën sqetull këtu dhe për të mbrojtur nga drejtësia, aq më tepër në emër të Partisë Socialiste…”, shprehej Rama.

Kryeministri përmendi botën tjetër, edhe pse identikiti kujt i drejtohej ishte i qartë. E po aq edhe mesazhi. Por, në atë të sotmen, Saimir Tahiri “ylli në ngjitje” i qeverisë së tij ndodhet prapa dyerve të burgut.

Edhe Tahirin fillimisht e ndoqën akuzat, më pas ‘fati i keq’ nga truproja e deri tek dënimi i kushërinjve “të largët”, dorëzimi nga partia e në fund drejtësia. Edhe atëherë Tahiri heshti, pavarësisht zotimit se do të fliste për “të vërtetat” e tij

A është Arben Ahmetaj i dyti pas tij?

Rasti “Tahiri” tregoi se rrugët po duken të ngjashme…Dhe se asgjë nuk i lihet fatit, edhe pse në fillim gjithçka serviret si e tillë. 

MË TEPËR

Kioske14 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar14 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore14 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix15 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix15 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar15 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix15 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix15 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix15 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook