Lidhu me ne

Radar

Të jesh i punësuar por prapë i varfër, ndodh vetëm në Shqipëri.

12,6% e të punësuarve në Shqipëri janë në rrezik për të qenë të varfër

Në vendin tonë varfëria nuk është tipar vetëm i të papunëve dhe personave me aftësi të kufizuar, por prek në një masë të madhe personat që janë në pune.

INSTAT raportoi se në vitin 2021 mbi 12.6% e personave të punësuar janë në rrezik për tu përfshirë në varfëri. Ky tregues ishte pothuajse i njëjtë me vitin 2020, dhe nuk ndryshoi edhe pse ekonomia u rrit ndjeshëm më 2021.

Në personat e papunë rreziku i varfërisë është më i lartë dhe arrin në 39 %, tek pensionistët është më i ulët në rreth 14%.

Në vendet e zhvilluara ulja e shkallës së papunësisë zakonisht redukton varfërinë. Përjashtim janë rastet kur rënia e papunësisë vjen si rezultat i zgjerimit të punës me pagë të ulët që nuk siguron të ardhura mjaftueshëm të larta për të nxjerrë punëtorët nga varfëria. Ky lloj punësimi zakonisht është i përhapur në vende në zhvillim ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Në vendin tonë shumica e të punësuarve janë në një formë të vetëpunësimit (bujqësia dhe në sektorin informal). Punësimi në këto forma është i pamjaftueshëm për të rritur mirëqenien në nivele larg varfërisë.

Sektori informal gjithashtu është një punëdhënës i madh në vendin tonë, dhe zakonisht personat në këtë lloj punësimi paguhen pak dhe janë të pambrojtur në skemat e sigurimit. Kjo kategori punësimi është në rrezik të varfërisë dhe kjo u provua në vitin e pandemisë.

Gjatë dy dekadave të fundit, punësimi në sektorin informal është rritur në të gjithë botën në zhvillim. Megjithatë, punësimi në këtë sektor karakterizohet nga nivele të ulëta të produktivitetit dhe të ardhurave, dhe vendet e punës mund të jenë të pasigurta.

Në Shqipëri varfëria është e lidhur kryesisht me nënshfrytëzimin e krahut të punës, qoftë në formën e papunësisë së hapur apo nen punësimit masiv. Shumica e të varfërve janë ose të papunë ose përballen vazhdimisht me akses të parregullt në punë dhe kushte të pasigurta të punës.

Varfëria bëhet agresive tek te punësuarit për shkak se të varfrit do të ndërmerrnin çdo lloj pune, pavarësisht nga paga dhe kushtet e punës, për të mbijetuar.

Prandaj, shumica e të varfërve edhe në vendin tonë janë të përqendruar në sektorët informalë, kombinojnë aktivitete të shumta, por janë të paaftë për të fituar mjaftueshëm për të përmbushur nevojat e tyre themelore.

Kombet e Bashkuara, nëpërmjet Departamentit të Punës (ILO) përllogaritën se gjatë vitit 2020, në Shqipëri 12% e totalit të të punësuarve morën paga nën kufirin e varfërisë relative 5 dollarë në ditë. Sipas përllogaritjeve të ILO-s, 12% e të punësuarve në vendin tonë marrin një pagë mujore maksimumi 150 euro (18,000 lekë

Një vëzhgim tjetër i Eurofound, projekt i Komisionit Europian gjeti se 69% e të punësuarve në Shqipëri hasin vështirësi në plotësimin e nevojave mujore, një përqindje kjo që është më e larta në Europë dhe me një diferencë të madhe nga vendet e Bashkimit Europian.

 Monitor

MË TEPËR

Kioske21 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar21 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore21 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix21 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix21 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar21 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix22 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix22 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix22 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook