Lidhu me ne

Mix

Ëndrrat seksuale nuk kanë lidhje me seksin? Mësoni cili është kuptimi i tyre

Je zgjuar ndonjëherë konfuze për ëndrrën seksuale që ke parë gjatë natës? Para se të dalësh në përfundime, të tipit ishte një shenjë që duhet të divorcohesh ose që i dashuri po flirton me një tjetër, ka diçka që Ian Wallace, psikolog, ekspert ëndrrash dhe autor i “The Complete A To Z Dictionary Of Dreams: Be Your Own Dream Expert”, mendon që duhet të dish: ëndrrat seksuale nuk kanë të bëjnë fare me seksin. Në një artikull të Marie Claire, shpjegohen disa prej këtyre ëndrrave.

Ja çfarë nënkuptojnë ato me të vërtetë:

Kur tradhton bashkëshortin

Një ëndërr si kjo, shpesh, shpreh një mungesë të fshehur besimi, por jo në martesën tënde. “Ajo do të thotë që ëndërruesja po humb besimin te potenciali i saj tërheqës dhe po pëson diçka në jetë që po e bën më pak të sigurt te vetja”, thotë Wallace. Mund të jetë një dështim në punë, ose një e njohur, një  supermama në super formë, që po të vë në diskutim gjithçka. Wallace thotë që është një shenjë që ti po kërkon më shumë aprovim nga ata që të rrethojnë.

Të bësh seks gay, kur je hetero

“Ke filluar të ndihesh shumë mirë me trupin tënd dhe je bërë tolerante për ato që beson, moralin dhe vlerat e tua, si njeri.” Por jo vetëm kaq. Wallace thotë që ky mund të jetë një reflektim i anës tënde eksploruese, që kërkon të zbulosh më shumë si mama, bashkëshorte dhe punonjëse.

Seks me një njeri pa fytyrë

“Fytyra simbolizon identitetin, kështu që nëse personi përballë nuk ka fytyrë, kjo nënkupton që ti ndihesh vazhdimisht e sfiduar nga diçka në jetë që nuk ke arritur ta zbulosh ende, thotë Wallace. Me fjalë të tjera, është një thirrje për ta parë nga afër diçka që të mundon, por e anashkalon, që të mund ta rregullosh.

Seks me shokun më të ngushtë

Wallace thotë që fantazi si këto ikin e vijnë, kur shoku yt ka një tipar personaliteti që ti e admiron te ai. E sheh? Nuk ka probleme. Sigurisht derisa mes jush nuk po ndodh ndonjë ndryshim ndjenjash.

Kalon një orgazmë të vërtetë

Nëse ekziston ndjesia që po kalon në orgazëm, mund edhe të jetë sepse ti, sipas studimeve, je afër përjetimit të saj fizikisht. Nuk u ndodh vetëm meshkujve. Ekspertët thonë që edhe grave iu ndodhin ndryshime trupore gjatë fazës REM, rritje e lubrifikimit vaginal, zmadhim i klitorit, që mund të çojnë në eksitim. Dhe nëse ëndrra seskuale përkon me atë kohë, ti e ndjen kënaqësinë.

Seks me një bashkëpunëtor që nuk e duron dot

Ti je shumë xheloze për talentin ose aftësitë e këtij personi dhe nuk ndihesh mirë që ai po shkëlqen, ndërsa ti jo, sipas Wallace.

Seks me Bradley Cooper

Ose Beckham. Ose Leon e dikurshëm. Përveç mundësisë që mund të jesh duke ëndërruar dëshirën që ke pasur gjithë jetën për të bërë seks me një person të famshëm, Wallace thotë që këto ëndrra janë sinjal që ti, ashtu si shumë persona të famshëm, je shumë e zonja në një fushë të caktuar të jetës dhe ke mundësinë të fitosh edhe më shumë pushtet nga kjo. Lum ti… dhe Bradley!

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Mix1 ditë më herët

Mosha biologjike: Pse është problem nëse rezulton shumë e lartë?!

Një mospërputhje midis moshës suaj biologjike dhe asaj të treguar në kartën tuaj të identitetit mund të nënkuptojë një rrezik...

Mix1 ditë më herët

Çfarë i tërheq mushkonjat?

4 gjëra që duhet të dini për atë që tërheq mushkonjat! Çfarë i tërheq mushkonjat tek ne? Disa faktorë: dioksidi...

Mix1 ditë më herët

Tinder merr një veçori “Share My Date” për përdoruesit që të dërgojnë plane takimesh te miqtë e tyre kurioz

Nuk është e pazakontë që njerëzit të bëjnë fotografi të profileve të takimeve dhe t’i dërgojnë ato te miqtë dhe...

Mix1 ditë më herët

Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?

Mediat sociale janë tashmë pjesë integrale e jetës tonë dhe në disa mënyra ato kanë përmirësuar në masë të madhe...

Mix1 ditë më herët

5 rregulla kyçe për një martesë të shëndetshme

Ditët e sotme martesa e shëndetshme është kthyer në një sfidë më vete për shumë çifte, kjo për disa arsye...

Mix1 ditë më herët

Kolesteroli i lartë, 5 mite absurde që duhet t’i largoni njëherë e mirë nga mendja juaj

NGA LIVING Kolesteroli është një yndyrë e dyanshme: e prodhuar nga mëlçia, nga njëra anë është e rëndësishme për trupin...

Mix1 ditë më herët

Një këshillë nga Megan Fox për vajzat beqare

Megan Fox, në një intervistë për E!News, iu përgjigj pyetjes: “Ka shumë vajza që do ta kalojnë verën si beqare,...

Mix1 ditë më herët

Trajneri i Taylor Swift zbulon sekretin e saj si të ushtroheni si profesionist

Kur vjen puna te palestra, Taylor Swift është bishë e vërtetë. Në të vërtetë, trajneri i saj personal, Kirk Myers...

Mix1 ditë më herët

Filmin më të keq të karrierës së tij; Sylvester Stallone e ka falë Arnold Schwarzenegger!

Arnold Schwarzenegger ka zbuluar se dikur ka bindur Sylvester Stallone, të nënshkruante atë që doli të ishte një nga filmat...

Facebook