Lidhu me ne

Aktualitet

Berisha: Afera e ‘djegësve’ është e drejtuar direkt nga Edi Rama


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pasi ka përshëndetur denoncimin e Partisë së Lirisë për inceneratorët, ka vijuar sërish akuzat kundrejt Kryeministrit Rama, për këtë çështje.

Në një deklaratë për mediat ai tha se afera e djegësve është një aferë supermafioze e grupit të strukturuar kriminal të drejtuar direkt nga Edi Rama, i cili mashtroi në Komisionin Hetimor.

Gjithashtu nën akuza Berisha përfshin edhe kryetarin e bashkisë Tiranë Erion Veliajn, duke thënë se fusha e plehrave në Sharrë është kthyer në minierë pasurimi për kryeministrit dhe Veliajn.

“Afera e djegësve është një aferë supermafioze e grupit të strukturuar kriminal të drejtuar direkt nga Edi Rama. Të drejtuar, të udhëhequr nga Edi Rama. Një hetim i hollësishëm, serioz, i dokumentuar, i publikuar dje nga Partia e Lirisë, dëshmon në mënyrë përfundimtare denoncimin që kemi bërë me dhjetra herë në dy vitet e fundit. Rama është kreu i organizatës kriminale dhe fusha e plehrave në Sharrë është kthyer në minierë pasurimi për kryeministrit dhe Veliajn. Dje u faktua se Rama për sipërmarrjen e tij me të cilën pret çdo ditë euro, ka mashtruar publikisht dhe nën betim. Edi Rama është kreu i organizatës kriminale të djegësve që po përvetësojnë qindra mln euro, kjo faktohet në mënyrën më të pakundërshtueshme me firmën e tij për kontratën e djegësve, kontratë që është negociuar dhe firmosur në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit, me praktikat e prokurimeve. Edi Rama ka firmosur një kontratë në shkelje të çdo parimi, vetëm se ai zgjodhi plehrat për t’u bërë milioner dhe më shumë se milioner. Ai zgjodhi plehrat për të kryesuar mafien e tyre. Ai firmosi pasi autoriteti kombëtar i prokurimeve në mënyrë të përsëritur i dërgoi shkresën sipas së cilës tha se kjo është antiligjore.”, tha Berisha.

MË TEPËR

Mix17 orë më herët

Sa fruta duhen konsumuar në ditë? Mos e teproni duke thënë se janë të shëndetshme

Me ardhjen e muajve të verës, frutat më të njohura të stinës zënë vendin e tyre në frigorifer. Pavarësisht nëse...

Mix17 orë më herët

Eva Longoria: Do doja ta dinin të gjithë si është Victoria Beckham

Eva Longoria është një mike e vjetër e stilistes, Victoria Beckham, ku së fundmi ka treguar se si është ajo...

Mix17 orë më herët

Lëngu i pjeprit: Zgjidhja e freskët për rënien nga pesha!

Pjepri është nga frutat më të pasura me ushqyes të dobishëm për shëndetin e njeriut. Ai është i pasur me...

Radar18 orë më herët

Edi Rama i drejton vetë ndjekjet penale dhe hetimet që bën SPAK

Avenir Peka: Edi Rama drejton vetë ndjekjet penale dhe hetimet që bën SPAK Drejtuesi i departamentit të Sigurisë në PD,...

Radar1 ditë më herët

4 vite gënjeshtra të Ramës për gjobën e Beketit

Për vite me radhë kryeministri shqiptar i ka thënë vazhdimisht publikut, se asnjë lek i taksapaguesve shqiptar nuk do të...

Mix1 ditë më herët

Universitetet më të vjetra në botë, të cilat janë ende sot në funksion

Universitetet më të vjetra në botë të cilat janë ende në funksion sot janë: 1. Universiteti i Bolonjës – Itali...

Radar1 ditë më herët

Qumështi i importit rritet me 28%, ‘zhduket’ prodhimi vendas

Qumështi i importit rritet me 28%, ‘zhduket’ prodhimi vendas Në tregun vendas është zgjeruar pesha e qumështit të importuar, duke...

Radar1 ditë më herët

Donald Trump kryeson thellë ndaj çdo rivali republikan – Sondazhi

Ish-presidenti Donald Trump po udhëheq çdo sfidues të mundshëm republikan jo vetëm në një grup hipotetik, por kokë më kokë,...

Kioske2 ditë më herët

Sa është norma e korrupsionit në Shqipëri?

Operacioni i fundit i SPAK, si dhe rasti tjetër në gjykim, ai i incineratorit të Elbasanit, sugjeron se norma e...

Radar2 ditë më herët

Joe Biden nuk është i aftë për të rikandiduar

“As fizikisht, as mendërisht”, doktori i Obamës: Biden nuk është i aftë për të rikandiduar Një ish-doktor i Shtëpisë së...

Facebook