Lidhu me ne

Kryesore

Hakerat i hoqën br***kët shtetit, Rama mburret në Davos: Arritëm ta menaxhojmë më së miri dhe të ruajmë të dhënat

Hakerat i hoqën br***kët shtetit, Rama mburret në Davos:Rama në Davos

Sulmet kibernetike e goditën rëndë Shqipërinë, ndërsa hakerët iranianë i hoqën brekët shtetit dixhital dhe vijojnë të publikojnë të dhëna te ndjeshme të shqiptarëve. Prej verës së kaluar janë publikuar gjithçka që kanë institucionet shtetërore për çdo biznes dhe çdo shqiptar dhe ato dolën në shitje onlone për blerës të mundshëm. Qeveria shqiptare që ka harxhuar rreth 200 milionë euro për shërbimet online e pranoi shumë vonë dështimin dhe kërkoi ndihmën e SHBA-ve për të forcuar mbrojtjen nga sulmet kibernetike. Por, edhe pse hakerët vijojnë të nxjerrin të dhëna siç janë llogaritë bankare te kompanive dhe individëve në një bankë të nivelit të dytë dhe këcënojnë me publikime të tjera të rëndësishme, kryeministri Rama deklaroi në Forumin Ekonomik të Davosit dhe qeveria i ka përballuar më së miri sulmet.

Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal edhe te sulmet kibernetike. Ai tha se në 6-7 vite 95% e shërbimeve kanë kaluar online dhe se vitin e kaluar Shqipëria u sulmua shumë rëndë nga Irani, mirëpo edhe pse nuk ka sistemet teknologjike të fundit arriti ta menaxhojë më së miri dhe arriti që të ruajë të dhënat.

“Ia dolëm të bëheshim për 6-7 vitet e fundit vendi që ka 95% shërbime tërësisht online. Nuk ka më nevojë të kontaktoni zyra. Kjo ka ndihmuar shumë. Por në të njëjtën kohë na ka ekspozuar shumë. Vitin e kaluar u sulmuam shumë rëndë nga Irani. Sigurisht bëmë me shumë vëmendje në çdo hap investigime me ekspertë të FBI-së dhe Microsoft dhe ende jemi të sulmuar, praktikisht ditë pas dite. Megjithatë, edhe pse nuk kemi një siguri kibernetike të fjalës së fundit, ne arritëm që të shmangim zhdukjen tërësore të sistemeve që kishim dhe praktikisht shmangëm humbjen e të dhënave, çka ishte edhe synimi i sulmit. Ne kemi rrezistuar mirë krahasuar me synimin e agresorëve. Bazuar në raportin ishte shumë e qartë që autorët kishin synim fundor fshirjen e sistemeve për të na kthyer te epoka e gurit”, tha Rama.

MË TEPËR

Kryesore9 orë më herët

Sali Berisha e vrau opozitën

Nga Andi Bushati Vendimi i Sali Berishës për të pranuar variantin e Ramës kundër listave të hapura nuk është vetëm...

Mix1 ditë më herët

10 vendet më të bukura që mbrohen nga UNESCO dhe që duhen vizituar një herë në jetë!

Duhet diçka e veçantë për t’u futur në listën e vendeve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Që nga shpallja e...

Mix1 ditë më herët

Etiketat po ju mashtrojnë? Si të dalloni kollaj nëse vaji i ullirit është 100% i pastër

Edhe pse nuk ka pothuajse asnjë shishe vaj ulliri ku të mos shkruhet se është vaj 100 për qind i...

Radar1 ditë më herët

Donald Trump ndjek fjalimin e Biden në avion: Shumë i keq, mezi kuptohet!

Donald Trump ishte brenda avionit të tij personal në momentin e fjalimit të Joe Biden, pas një takimi në Karolinën...

Radar1 ditë më herët

NBC News: Obama së shpejti do të shpallë mbështetjen e tij për Kamala Harris!

Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama, pritet që “së shpejti” të shpallë mbështetjen e tij për Kamala Harris, për emërimin e kandidates demokrate...

Mix1 ditë më herët

Një listë me emra të rrallë dhe specialë për vajza ^.^

Nëse jeni duke kërkuar për një emër të rrallë për emrin e bebushes suaj, duhet që të kaloni nga “shtigje”...

Mix1 ditë më herët

Halle Berry nderon 20-vjetorin e Catwoman me foto tejet provokuese!

Halle Berry 57-vjeçarja ka patur rolin kryesor në filmin Catwoman të vitit 2004, dhe së fundmi me rastin e 20-vjetorit...

Mix1 ditë më herët

Selena Gomez ndan me publikun momente intime nga jetesa ne Benny Blanco!

Selena Gomez e quajti Benny Blanco “dashuria e jetës sime” në Instagram në fillim të kësaj jave, dhe tani ajo...

Mix1 ditë më herët

Brenda shtëpisë së Harry dhe Meghan në Londër!

Princi Harry dhe Meghan Markle nuk kanë jetuar në Frogmore Cottage në pasurinë Windsor që kur u transferuan në SHBA...

Mix1 ditë më herët

Publikohet traileri i filmit për jetën e Bob Dylan

Është publikuar traileri i parë i filmit “A Complete Unknown”, biografia për Bob Dylan. Aktori Timothée Chalamet luan rolin e...

Facebook