Lidhu me ne

Mix

Noteri reagon pas intervistës për Luizin: ‘S’e kuptova pse intervista ishte reduktuar në 2-3 fjali’

Noteri reagon pas intervistës për Luizin: ‘S’e kuptova pse

Fatmir Laçej, nënkryetar i Dhomës Kombëtare të Noterëve, ka reaguar pas intervistës së dhënë për “Big Brother VIP Fan Club”. Në një postim në rrjete sociale, ai sqaron arsyen e dhënies së intervistës dhe nënkupton që deklarata e tij është nxjerre jashtë kontekstit.

“Të dashur fansa të Luizit,
E ndiej të domosdoshme të bëj një sqarim. Qëllimi im në intervistën e dhënë ka qenë pozitiv, të nxjerr në pah vlerat e Luizit dhe të sqaroj marrëdhëniet e tij me ushtrimin e profesionit të noterit.

 “Në intervistën time, kam theksuar se në momentin e ndarjes së licencave në Ministrinë e Drejtësisë, kam dhënë disa porosi për të gjithë të licencuarit. Të gjithë i pritën mirë, por ishte Luizi që më ndaloi dhe më përgëzoi e falenderoi për këshillat e dhëna dhe në sytë e këtij djaloshi, unë pashë entuziazmin, pasionin e përgjegjësinë për detyrën e re që po merrte.” – shkruan ai.

“Big Brother VIP Fan Club” publikoi një intervistë me ish-kryetarin e Dhomës së Noterëve të Tiranës, Artan Treska, ku thuhej se Luizi e “e ka përdorur kartën e sëmundjes edhe më herët”. Në vijim të bisedës së Treskës, u publikua një intervistë e shkurtër me noterin Fatmir Laçej i cili fliste për arsyen e heqjes së licencës.

Në reagimin në Instagram, ai sqaron:

“Po ashtu, kam theksuar se gjatë ushtrimit të detyrës, Luizi si noter nuk ka pasur aspak probleme. Kam sqaruar se Luizit i është hequr licenca nga Ministria e Drejtësisë vetëm për faktin se për një periudhë të përsëritur 60 ditore, nuk e ka mbajtur zyrën hapur, gjë që është në kundërshtim me nenin 63 të ligjit “Për Noterinë”.

Po ashtu kam theksuar se në komunitetin tonë, ne kemi shquar Luizin si një djalë simpatik, që ndjellte gëzim në çdo mjedis tonin. Intervista ime ishte e gjatë, me pyetje-përgjigje dhe nuk e kuptova përse ishte reduktuar në 2-3 fjali dhe për të tepër, në vazhdim të qëndrimit të intervistës së dhënë nga i intervistuari i mëparshëm.”

“Është e drejtë e redaksisë të televizionit të reduktojë intervistën, ashtu siç është e drejta ime të paraqes atë ashtu siç e kam dhënë,” përfundon ai.

MË TEPËR

Mix3 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix16 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix16 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix16 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix16 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook