Lidhu me ne

Mix

Tetë mite të rreme mbi gjumin

Tetë mite të rreme mbi gjuminFoto ilustruese

Ekzistojnë një sërë mitesh mbi gjumin, të cilat shpeshherë interpretohen si fakte. Ja cilat janë 8 nga mitet më të zakonshme mbi gjumin, që nuk janë të vërteta.

1. Konsumi i djathit në mbrëmje, shkakton ankth gjatë gjumit

Sipas një rishikimi të disa studimeve në vitin 2015 botuar në revistën “Frontiers in Psychology”, nuk është e vërtetë që ky nënprodukt i qumështit provokon ëndrra të këqija. Në fakt nuk ka prova që të sugjerojnë se djathi shkakton makthe. Rishikimi zbuloi se ëndrrat ee këqija ishin më shumë të lidhura me ngrënien emocionale, ushqimin e pakontrolluar dhe dietën sesa me atë që hahej. Gjithsesi, ngrënia vonë natën mund të shkaktojë një gjumë të ndërprerë, duke prishur modelet e tij natyrale.

2. Alkooli ndihmon për një gjumë më të mirë

Ndërsa alkooli ka një efekt qetësues, duke ju ndihmuar të ndiheni më të relaksuar dhe të bini në gjumë më shpejt, ai ndikon negativisht në cilësinë dhe kohëzgjatjen e gjumit. Kjo pasi e redukton drejtpërdrejt gjumin e fazës REM, që është jetik për kujtesën dhe përpunimin emocional. Po ashtu alkooli rrit rrezikun e gërhitjes dhe apnesë gjatë gjumit, duke çuar në shqetësime të mëtejshme gjatë gjumit.

3. Të gjithë kanë nevojë për 8 orë gjumë në natë

Në fakt nuk ka një përgjigje të saktë mbi sasinë e gjumit që u duhet njerëzve, por ka rekomandime të përgjithshme për secilën grupmoshë. Për shembull, një i rritur ka mesatarisht nevojë për 7-9 orë gjumë. Por disa njerëz mund të kenë nevojë për 6 orë ose deri në 10 orë. Sasia e orëve në gjumë përcaktohet nga faza jonë e jetës, gjendja shëndetësore, dhe sa energji harxhojmë gjatë ditës.

4. Është e mundur që njerëzit të jetojnë normalisht me vetëm me 5 orë gjumë në natë

Ndërsa është e vërtetë që disa njerëz janë të aftë vazhdojnë aktivitetet normale me më pak orë gjumë, shumica e njerëzve kanë nevojë për më shumë orë. Një kohëzgjatje më e shkurtër e gjumit lidhet me probleme serioze si obeziteti, diabeti, sëmundjet e zemrës dhe presioni i lartë i gjakut. Por shkencëtarët kanë zbuluar dy mutacione gjenetike, që u japin mundësi individëve të flenë më pak gjumë, pa vuajtur nga ndonjë pasojë shëndetësore negative. Por këto mutacione janë të rralla, dhe shumica e njerëzve kanë nevojë për më shumë se 5 orë gjumë.

5. Të moshuarit kanë nevojë për më pak gjumë

Është një keqkuptim i zakonshëm, sipas të cilit me kalimin e viteve, njerëzit kanë më pak nevojë për gjumë. Në fakt ata kanë nevojë për po aq gjumë sa më parë, por kjo është e pamundur të arrihet. Kur arrijmë të 50-at, kemi humbur deri në 70 për qind të gjumit të thellë që kemi pasur në të 20-at.  Por kjo nuk do të thotë se mjafton më pak gjumë.

6. Për një gjumë të mirë, është më mirë të keni një dhomë më të ngrohtë

Përkundrazi, sipas një studimi të vitit 2019 në “Sleep Health”, për një gjumë më të mirë rekomandohet një mjedis më i freskët, me një temperaturë midis 18-21 gradë Celsius. Çdo normë më e lartë, mund të krijojë një valë të nxehti, që me siguri e dëmton gjumin.

7. Gërhitja është e padëmshme

Është e vërtetë që një gërhitje e lehtë e herëpashershme mund të jetë e padëmshme. Por gërhitja e vazhdueshme dhe me shumë zhurmë, është një simptomë e Apnesë Obstruktive të Gjumit (ONS), një gjendje në të cilën njerëzit përjetojnë pauza në frymëmarrje apo frymëmarrje të cekëta gjatë gjumit. Përveçse është irrituese për partnerët që flenë me ju, ONS mund të çojë në probleme serioze si sëmundjet kardiovaskulare, goditje në zemër dhe në tru.

8. Stërvitja në mbrëmje e prish gjumin

Ata që e kanë zakon të vrapojnë pas pune, apo të ushtrohen fizikisht në një palestër nuk duhet të shqetësohen për gjumin. Një studim i vitit 2016 i botuar në “Sleep Medicine”, analizoi zakonet e stërvitjes dhe cilësinë e vetë-raportuar të gjumit të 1000 amerikanëve, dhe zbuloi

se njerëzit që ushtroheshin në mbrëmje, më pak se 4 orë para se të shkonin në shtrat, nuk raportuan asnjë problem me rënien ose me qëndrimin në gjumë atë natë. Madje ata raportuan një gjumë më të mirë në mbrëmjet që ushtroheshin fizikisht, krahasuar me mbrëmjet kur nuk e bënin këtë.

MË TEPËR

Mix12 orë më herët

3 shenjat më gënjeshtare të zodiakut

Ata nuk kanë asnjë ndjenjë. Foto ilustruese PESHORJA Peshorja dhe sharmi i tyre shkojnë dorë për dore. Por kini kujdes...

Mix12 orë më herët

Rrëfehet Dakota Johnson; Çfarë zbuloi aktorja për skenat e dashurisë në “50 Shades of Grey”?

Rrëfehet Dakota Johnson; Çfarë zbuloi aktorja për skenat e dashurisë në “50 Shades of Grey”? Skena e vështirë, të brendshmet...

Radar12 orë më herët

“Gjueti shtrigash”, Donald Trump kritikon prokurorët që po kryejnë hetime ndaj tij

Ish presidenti Donald Trump shfrytëzoi takimin e parë me mbështetësit në kuadër të fushatës presidenciale për zgjedhjet e vitit 2024...

Mix12 orë më herët

Arrestohet aktori i Creed III. Jonathan Majors akuzohet se sulmoi një grua

Aktori i Creed III, Jonathan Majors, është arrestuar me akuza për mbytje, sulm dhe ngacmim. Departamenti i Policisë së Nju...

Mix13 orë më herët

Quinoa, superushqimi i astronautëve që ndalon plakjen

Me origjinë nga Peruja dhe e përhapur ndërkombëtarisht, quinoa është shumë e mirë për shëndetin dhe mund të përfshihet në...

Mix13 orë më herët

​Ushqimet që preferojnë futbollistët / Super ushqimi i “yjeve” të futbollit

Lojtarët e futbollit po i japin rëndësi të madhe ushqimit. Prej disa muajsh është e zakonshme të flitet për superushqimet....

Mix13 orë më herët

Mjeshtrat e Feng Shui tregojnë ritualin e lashtë për të tërhequr dashurinë

Në Feng Shui, fusha e marrëdhënieve romantike dhe dashurisë është shumë e rëndësishme. Përveç simboleve të njohura, që aktivizojnë zonën e...

Mix13 orë më herët

Ja pse një gruaje i duhen takat e larta!

Nëse jeni një grua që vesh taka të larta çdo ditë në punë, dikush që i vesh ato vetëm në...

Mix13 orë më herët

Përse Laura Pausini zgjodhi një unazë martese të zezë

Pas më shumë se 17 vitesh bashkë, Laura Pausini vendosi të kurorëzonte dashurinë me Paolon, me të cilin ka edhe...

Mix13 orë më herët

Harry Styles dhe Emily Ratajkowski janë çifti më i ri i showbizit

Harry Styles dhe Emily Ratajkowski janë bashkë. Të dy janë fotografuar në rrugët e Tokios duke shkëmbyer puthje pasionante. Lajmi...

Facebook