Lidhu me ne

Mix

10 fakte interesante nga gjeografia, që vështirë se mund t’i besoni

Dhjetë fakte gjeografike që vështirë se do t’i besoni

Dhjetë fakte gjeografike që vështirë se do t’i besoni

Gjeografia është një fushë magjepsëse. Ajo përfshin gjithçka, nga majat më të larta të maleve deri tek oqeanet më të thella. Po ashtu, tregon historinë e planetit tonë dhe forcat që e formojnë atë. Ja cilat janë 10 faktet gjeografike më të mahnitshme, që vështirë se mund t’i besoni.

1. Kanadaja ka më shumë liqene sesa gjithë pjesa tjetër e botës

Dhjetë fakte gjeografike që vështirë se do t’i besoni

Kanadaja është vendi i dytë më e madh në botë sa i përket sipërfaqes. Ajo ka male madhështore, lumenj dhe plazhe. Por liqenet e Kanadasë që janë ndoshta më intriguesit, dhe numri i tyre i madh është befasues. Nga të gjithë liqenet natyrore në botë më të mëdhenj se 10 hektarë, më shumë se 60 për qind e tyre ndodhen në Kanada. Numri i liqeneve më të mëdhenj se 3 km2 vlerësohet në afro 31.752, nga të cilët 561 liqene kanë një sipërfaqe më të madhe se 100 km2, përfshirë katër nga Liqenet e Mëdha.

Dhjetë fakte gjeografike që vështirë se do t’i besoni

2. Pas Varshavës, Çikago ka popullsinë më të madhe polake në botë

Dhjetë fakte gjeografike që vështirë se do t’i besoni

Varshava është kryeqyteti i Polonisë, me më pak se 3 milionë banorë, nga të cilët 95 për qind kanë origjinë polake. Megjithatë, përveç Varshavës, nuk ka asnjë qytet të vetëm me një popullsi më të madhe polake sesa Çikago në SHBA, edhe pse vetë Polonia numëron 37 milionë banorë.

Çikago është qyteti i tretë më i madh në SHBA, me 7.5 milionë njerëz që jetojnë në zonën metropolitane. Për shkak të popullsisë së madhe me prejardhje polake, arkitektura dhe kultura e qytetit ngjajnë shumë me atë të Polonisë. Aty mund të gjeni teatro, tregje dhe madje edhe një gazetë në gjuhën polake. Është shumë e vështirë të thuhet se sa pjesë e popullsisë së Çikagos është me prejardhje polake. Vlerësimet variojnë nga 150.000 deri 1.9 milionë banorë.

3. Qyteti më i madh në botë është Hulunbuir, me sipërfaqe 263.953 km2

Dhjetë fakte gjeografike që vështirë se do t’i besoni

Cili mendoni se është qyteti më i madh në botë? Tokio? Delhi? Nju Jork? Gabim. Qyteti më i madh në botë për nga sipërfaqja është qyteti pak i njohur i Hulunbuir, i vendosur në rajonin kinez të Mongolisë së Brendshme. Vetëm 2.5 milionë njerëz jetojnë brenda kufijve të mëdhenj të qytetit, me një sipërfaqe prej më shumë se 263.000 kilometra katrorë, ose më shumë sesa sipërfaqja e Britanisë së Madhe.

4. Vendi më i thatë në Tokë është afër ishullit Ros në Antarktidë. Atje nuk ka rënë shi prej miliona vjetësh

Dhjetë fakte gjeografike që vështirë se do t’i besoni

Ndërsa dilni nga avioni, gjëja e parë që do të vëreni aty është heshtja. Nuk ka asnjë zog që cicëron, as shushurima gjethesh, dhe as nuk fryn erë. I vetmi tingull është kërcitja e borës dhe e akullit nën këmbë. Mirë se vini në luginat e thata Mekmardo, vendi më i thatë në Tokë. Ato janë një rrjet luginash të vendosura në ishullin Ros në Antarktidë, pranë bazës kërkimore të Stacionit Mekmardo.

5. Vrima më e thellë e hapur nga njeriu është mbi 12 km e thellë

Dhjetë fakte gjeografike që vështirë se do t’i besoni

Shpimi i pusit të Kolas ka një thellësi prej 12.261 metrash, më i thellë edhe se hendeku i Marianës në Oqeanin Paqësor. Gjatë Luftës së Ftohtë, gara e gërmimeve nëntokësore ishte po aq konkurruese sa ajo e armatimeve dhe në hapësirë. Projekti u financua nga BRSS, dhe më vonë Rusia gjatë viteve 1970-1994.

Në atë periudhë, gjeologët dhe gjeofizikanët kishin vetëm prova indirekte se çfarë ndodhte në koren e Tokës. Puset super të thellë siguruan informacione shumë të nevojshme për një kuptim më të mirë të gjeologjisë duke shfrytëzuar vëzhgimin e drejtpërdrejtë. Edhe sot e kësaj dite, informacioni i mbledhur nga ky projekt është ende duke u analizuar dhe interpretuar.

6. Kontinentet lëvizin me të njëjtin ritëm që rriten thonjtë tuaj

Dhjetë fakte gjeografike që vështirë se do t’i besoni

Lëvizja e kontinenteve shpjegohet me teorinë e tektonikës së pllakave. Kjo teori thotë se korja e Tokës përbëhet nga disa pllaka të ngurta që lëvizin në shtresën më të butë dhe më të zhdërvjellët të saj. Këto pllaka bashkohen, largohen dhe rrëshqasin mbi njëra-tjetrën, duke bërë që me kalimin e kohës kontinentet të zhvendosen dhe të ndryshojnë formën.

Shpejtësia me të cilin lëvizin kontinentet është tepër e ngadaltë, mesatarisht me të njëjtën shpejtësi që rriten thonjtë tuaj, rreth 2-3 cm në vit. Kjo mund të mos duket shumë, por gjatë miliona viteve, distanca është e konsiderueshme.

7. Teknikisht mali më i lartë në botë nuk është Everesti

Dhjetë fakte gjeografike që vështirë se do t’i besoni

Me 8.850 metra lartësi, Mali Everest është pika më e lartë mbi nivelin e detit. Megjithatë, ai nuk është mali më i lartë në planet. Ky çmim i takon malit Mauna Kea, një vullkan i fjetur në Hauaui, baza e të cilit është i zhytur 6.000 metra në thellësinë e detit. Në total Mauna Kea është mbi 10.000 metra i lartë.

8. Sudani ka gati dy herë më shumë piramida se Egjipti

Dhjetë fakte gjeografike që vështirë se do t’i besoni

Kur mendojmë mbi piramidat, në mendje na vijnë menjëherë strukturat e lashta në Egjipt. Por a e dini se ka më shumë piramida në Sudan se në Egjipt? Atje gjenden 200-250 piramida, krahasuar me 130 piramida që ka Egjipti. Shumica janë më të vjetra dhe më të mëdha sesa piramidat në Egjipt.

Këto piramida u ndërtuan nga Mbretëria e lashtë e Kushit, e cila shtrihej në Sudanin dhe Egjiptin e sotëm nga rreth viteve 800 Para Erës Sonë deri në vitin 350 të Erës Sonë. Piramidat në Sudan janë ndërtuar me një stil të veçantë që i veçon nga ato të Egjiptit. Ato janë bërë me tulla balte, dhe anët e lëmuara e të pjerrëta janë të mbuluara me një shtresë gëlqerore të bardhë.

9. Në Filipine ekziston një ishull në mesin e një liqeni, në një ishull tjetër që është brenda një liqeni në një ishull

Dhjetë fakte gjeografike që vështirë se do t’i besoni

Liqeni Tal në Filipine, që ndodhet në ishullin Luzon, ka brenda ishullin e tij të quajtur Ishulli Volkano. Atje ndodhet një liqen tjetër, i quajtur Liqeni i Kraterit, që përmban ishullin e tij të quajtur Pika Vullanike. Sado e pazakontë që mund të duket, Pika Vullkanike nuk është i vetmi ishull brenda një liqeni në një ishull brenda një liqeni në një ishull tjetër. Pasi ekziston një ishull shumë më i madh prej 4 hektarësh brenda një sistemi liqenesh në Kanada.

10. Papua Guinea e Re, vendi më shumëgjuhësh në botë, me mbi 840 gjuhë të folura

Por pse ky vend është kaq i larmishëm nga pikëpamja gjuhësore? Diversiteti i tij mund t’i atribuohet kryesisht gjeografisë dhe historisë së vendit. Terreni i thyer dhe malor i Papua Guinesë së Re, e ka bërë të vështirë komunikimin dhe ndërveprimin me njëri-tjetrin për grupet e ndryshme.

Për pasojë, shumë komunitete kanë mbetur të izoluara dhe kanë zhvilluar gjuhët e tyre.

Një faktor tjetër është migrimi austronezian. Populli austronezian, i ardhur nga Tajvani dhe Filipinet, filloi të vendoset në Papua Guinenë e Re rreth 4000 vjet më parë. Ndërsa u përhapën në të gjithë ishujt, ata sollën me vete gjuhët dhe kulturat e tyre. Me kalimin e kohës, këto gjuhë janë diversifikuar dhe evoluar për t’u bërë 840 gjuhët që fliten sot.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar2 ditë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar2 ditë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet2 ditë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix2 ditë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore2 ditë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore2 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix2 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix2 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix2 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook