Lidhu me ne

Kritike

Marrëveshja mes Drejtorit të Transportit Rrugor, atij të Tatimeve dhe Shoqatës së Autoshkollave është kartel i pastër kriminal.

Marrëveshja e patentave si kartel kriminal

Nga Klodian Tomorri 

Marrëveshja mes Drejtorit te Transportit Rrugor, atij te Tatimeve dhe Shoqatës se Autoshkollave është kartel i pastër kriminal.

Çfarë ndodh me çmimet?

Në marrëveshje thuhet shprehimisht se për patentat e klasit B, kostoja minimale fiskale do të jete si më poshtë:

Për marrjen e njohurive teorike – 30 mijë lekë,

Për marrjen e njohurive praktike- 55 mijë lekë,

Totali për marrjen e patentës B – 85 mije lekë.

Patenta B është patenta masive që nevojitet për të drejtuar autoveturat. Në pamje të parë këtu duket sikur kanë përcaktuar koston për qellime fiskale. Por shiko çfarë shkruajnë tek paragrafi tjetër:

‘Palet janë dakortësuar se tarifat e pagesës së përgatitjes për marrjen e njohurive teorike dhe njohurive praktike për drejtues mjeti (Kosto minimali fiskale K.M.F duke përfshirë dhe TVSH) … do të jetë e njëjtë për të gjithë subjektet që zhvillojnë aktivitetin Autoshkollë në Republikën e Shqipërisë dhe do të jetë sipas tabelës së mëposhtme dhe është pjesë përbërëse e kësaj marrëveshje’.

Pra këta nuk i kanë dhënë vetëm karakter fiskal, sic është për shembull kostoja minimale fiskale e ndërtimit. Që apartamenti shiten në treg me çmim të lirë dhe shteti e mbledh taksen mbi një çmim dysheme fiskal. Ne rastin e patentave, këta kanë bërë fiksim çmimi të detyrueshëm.

Ky është karteli në formën e tij më të rëndë. Madje me arkitekte zyrtarët publike. Në këtë rast, kokat e kartelit janë drejtori i Transportit Rrugor, drejtori i Tatimeve dhe kreu i Shoqatës së Autoshkollave.

Pasi lajmi i dyfishimit të çmimit të patentave doli në media, Blendi Gonxhja beri një reagim të padëgjuar më parë. Nuk tha që ky është lajm i rremë, por tha se është lajm i gabuar. Në fakt kjo e dyfishon çmimin. Këtej e tutje njerëzit do të paguajnë 850 dollarë për të marrë patentën sepse kështu do Gonxhja i Transportit, Cenua i Tatimeve dhe Lazja i Autoshkollave.

Ndaj ne duhet te kriminalizojmë kartelet në Kod Penal. Sa herë që këta bëjnë nga këto paçavuret kështu, duhet të kërcasin prangat. Se kjo nuk ka asnjë ndryshim nga vjedhja që bën një hajdut, kur te hyn në shtëpi apo vjedhja e një zyrtari me tendera.

Është e njëjta gjë. Madje kjo është më e rëndë.

MË TEPËR

Mix4 orë më herët

5 rregullat e panegociueshme që Madonna u ka vënë fëmijëve

Madonna ka zbuluar sekretin e suksesit të saj si nënë në rritjen e fëmijëve. Ata kanë lirinë e tyre, por...

Radar4 orë më herët

Denoncimi i Hysenbelliut: Rama më kërkoi të shisja News24, nuk pranova, tani po hakmerret

Denoncimi i Hysenbelliut: Rama më kërkoi të shisja News24, nuk pranova, tani po hakmerret Denoncimi i Hasenbelliut: Rama më kërkoi...

Mix5 orë më herët

Hasbulla provon çizmet e famshme “Super Mario”

Kur maska e njohur e modës, MSCHF, nxorri në shitje një palë çizme të kuqe me detaje stilistike ekstravagante, të frymëzuara...

Mix5 orë më herët

Dieta që na ndihmon të forcojmë kockat

Flitet shpesh për osteoporozën, e cila është një sëmundje tinëzare, përgjegjëse për fraktura të cilat në pleqëri mund të jenë...

Mix5 orë më herët

E dehur, Olta puth në buzë Dean dhe shan Luizin

Mbrëmjen e djeshme, pas përfundimit të spektaklit banorët e BBV kërcyen e u kënaqën nën muzikën e DJ PM dhe...

Mix5 orë më herët

5 përfitimet shëndetësore të Agjërimit

Me ardhjen e muajit të Ramazanit, bota islame po përgatitet për agjërim. Agjërimi, i cili është një adhurim shumë i...

Mix5 orë më herët

Cilat janë 5 arsyet që nuk po humbisni peshë ?!

Humbja e peshës mund të jetë sfiduese. Mund të duket sikur keni provuar çdo dietë apo truk të të ngrënit...

Mix5 orë më herët

Çfarë është Nevruzi, tradita e lashtë 3 mijë vjeçare, dhe cilat janë 7 ushqimet që duhet të konsumoni?

Alaa Al-Marjani/Reuters Nowruz – No-Ruz ose Farsi për “ditën e re” – është një festë e lashtë që kremton ditën...

Mix5 orë më herët

Bill Gates: Inteligjenca Artificiale, përparimi më i madh i njerëzimit në dekada

Në një postim, Bill Gates iu referua inteligjencës artificiale, duke theksuar se ajo është përparimi më i rëndësishëm teknologjik i njerëzimit në dekada,...

Radar5 orë më herët

Rama përdor strategji perverse për të goditur, pasojat do jenë të tmerrshme

Cukali: Kryeministri përdor strategji perverse për të goditur, pasojat do jenë të tmerrshme Kreu i Këshillit Shqiptar të Medias, Koloreto...

Facebook