Lidhu me ne

Mix

5 qytetet më të mira europiane për t’u vizituar me biçikletë

Biçikletat mund të jenë një mënyrë e mirë për të vizituar një qytet.

Jo vetëm mënyrë e lehtë për të parë shumë pika turistike, por ato janë të mira për shëndetin fizik, financiar dhe shëndetin e planetit.

Megjithatë, jo të gjitha qytetet janë të përshtatshme pët të ngarë biçikletën.

5 qytetet e mëposhtme janë ndër më të mirat për turistët dhe vendasit, që pëlqejnë të lëvizin me biçikletë.

Antwerp, Belgjikë

“Biçikleta është një mënyrë e mirë për të vizituar një destinacion të ri, ose për të rizbuluar një vend dhe për ta njohur më thellë”.

Antwerp renditet në vendin e tretë në Indeksin më të fundit Botëror të Qyteteve të Biçikletave (Global Bicycle Cities Index).

Ai ofron një ndërthurje të monumenteve historike, arkitekturës moderne, muzeve të klasit botëror, si dhe dyqaneve dhe restoranteve më të mira në Europë. Përveç kësaj, është një qytet relativisht  “miqësor” me biçikletat, i rrethuar me shumë gjelbërim.

Nëse nuk keni kohë, pedaloni pranë lumit në lagjen Eilandje, në veri të qytetit të vjetër.

Disa nga pikat kryesore këtu përfshijnë Muzeun MAS, Shtëpinë Portuale të Antwerp, Muzeun e Linjës së Yllit të Kuq (Red Star Line Museum) dhe Urën e Parkut.

Bernë, Zvicër

Rruga e qytetit të Bernës ju çon nëpër lagje të tilla si Kirchenfeld (distrikti i muzeut). Është 15 kilometra, me një ndryshim prej rreth 200 metrash lartësi përgjatë rrugës.

Itinerari i turneut të UNESCO-s fillon në qytetin e vjetër të Bernës dhe të çon në Kopshtin e Trëndafilave, një vend i njohur për fotografi me një pamje që lë pa frymë.

Ai gjithashtu kalon pranë Katedrales së Bernës dhe malit të qytetit, Gurten, përpara se të vijojë në mjedise më rurale.

Për ata që ndiejnë nevojën për shpejtësi, është shtegu i zbritjes në Gurten. Çiklistët marrin një teleferik deri në majë, përpara se të fillojnë zbritjen e tyre të shpejtë.

Berna ka biçikleta me qira për çdo kategori: biçikleta elektronike, biçikleta malore dhe më shumë.

Kopenhagë, Danimarkë

Afërsisht 70% e danezëve kanë biçikleta, sipas Qendrës Daneze të Njohurive të Çiklizmit, dhe rreth 45% e udhëtimeve në zonën e Kopenhagës janë me biçikletë.

Korsia e parë e biçikletave në Danimarkë u krijua në 1892 në Kopenhagë.

Sot, kryeqyteti ka 385 kilometra korsi biçikletash, sipas VisitDenmark.com. Çiklistët dhe drejtuesit e mjeteve ndajnë gjithashtu në mënyrë të sigurt të njëjtën rrugë në shumë vende.

Falë inovacioneve daneze të urbanistikës, si rrugët e ngushta dhe sipërfaqet me reliev, makinat ngasin më ngadalë.

Rruga 22 kilometra e gjatë, që mbulon ndërtesat e arkitektit novator Bjarke Ingels, është e përshtatshme për adhuruesit e arkitekturës.

Rruga e Harbour Circle ofron 13 kilometra buzë ujit. Kopshtet e famshme Tivoli janë një udhëtim i lehtë nga qendra e qytetit, por do t’ju duhet ta parkoni biçikletën përpara se të hyni në park.

Lajpcig, Gjermani

Qytete të shumta gjermane renditen më së miri në Indeksin Global të Qyteteve të Biçikletave dhe një prej tyre është qyteti i vjetër kulturor Lajpcig.

Afërsisht 185 kilometra në jugperëndim të Berlinit, Lajpcig ishte shtëpia e kompozitorit barok Johann Sebastian Bach.

Në vitin 1990, Lajpcig kishte 70 kilometra korsi biçikletash. Sot, sipas qeverisë së qytetit, ka më shumë se 400 kilometra. Çiklizmi në përgjithësi lejohet në hapësirat e gjelbra dhe në parqet e qytetit.

Udhëtarët mund të shkojnë me biçikletë dhe të parkojnë pikërisht përballë vendeve kryesore si Kisha e Shën Nikollës, një pikë qendrore e historisë që nga koha e Bach në 1723, deri në revolucionin e vitit 1989 në Gjermaninë e atëhershme Lindore.

Dashamirët e kompozitorëve klasikë mund të duan të paguajnë për një turne treorësh në vendet historike të muzikës.

Qyteti ka rrugë kodrinore dhe të sheshta, dhe Nextbike është një opsion i kudondodhur me qira.

Strasburg, Francë

Qytete të shumta gjermane vlerësohen mirë për kulturën e tyre të çiklizmit, kështu që ndoshta nuk është çudi që “Kryeqyteti francez i çiklizmit” është qyteti i Strasburgut, i cili ndodhet pikërisht përtej lumit Rhine nga Gjermania.

Me një popullsi mbi 480,000 banorë, Strasburgu ka rreth 600 kilometra korsi biçikletash, sipas Zyrës së Turizmit të Strasburgut. Rreth 16% e të punësuarve përdorin biçikleta për të shkuar në punë.

Të paktën 6,000 biçikleta janë në dispozicion në stacionet e vetë-shërbimit 24/7. Vélhop është shërbimi kryesor i biçikletave me qira në qytet, duke ofruar biçikleta për të rritur, biçikleta për fëmijë, biçikleta tandem, dhe biçikleta elektronike.

Aplikacioni Komoot sugjeron një rrugë 19,3 kilometra përmes zemrës së Strasburgut që vlerësohet si “e lehtë” dhe zgjat rreth një orë. Ajo kalon nëpër lagjen Petite-France, e vendosur përgjatë kanaleve të qytetit me shtëpitë e bukura mesjetare.

Biçikletat janë aq të përhapura në Strasburg, saqë hotelet si Best Western Plus Monopole Métropole, kanë faqe interneti dhe staf posaçërisht për njerëzit që dëshirojnë të përdorin biçikletën gjatë qendrimit të tyre.

/ CNN

MË TEPËR

Kioske7 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar7 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore7 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix8 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix8 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar8 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix8 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix8 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix8 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook