Lidhu me ne

Radar

Rama ia ‘futi’, a do ketë Arben Ahmetaj fatin e Tahirit, Kokës dhe Bllakos?

Rama e ‘lëshoi’, a do ketë Arben Ahmetaj fatin e Tahirit,

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj konfirmoi prishjen e marrëdhënieve të tij me kryeministrin Edi Rama, në kabinetet e të cilit ai shërbeu në pozicione të rëndësishme, duke qenë një ndër ministrat më jetëgjatë dhe më pranë tij.

Mbrëmë në emisionin ‘Opinion. Ahmetaj iu përgjigj deklaratave të Ramës një javë më parë në po të njëjtën studio.

Kush gabon rrugë, ose i merr koka erë dhe bashkë me qëllimet e shpallura kërkon të realizojë gjëra, qëllime të tjera, do ti dalë për zot vetë pastaj”, deklaroi Rama një javë kur u pyet lidhur me ish-zëvendësministrin Arben Ahmetajt.

Ai tha se nuk do të donte të ishte në vendin e kryeministrit, ndërsa e cilësoi të drejtë deklaratën e Ramës që secili zyrtar të mbaj përgjegjësi personale për veprimet e tij.

“Unë Edi Ramës nuk i kam kërkuar asnjëherë ndihmë. S’do doja të isha në rolin e kryeministrit. Ai për sugjerim, të bëjë atë që bën më mirë. Gjykatësi është pak i sikletshëm”, tha Ahmetaj.

Pyetje: T’u kujtua Saimir Tahiri apo Lefter Koka?

“Mua më kujtohen, kur ka qenë dhe Bashkim Fino i shkreti. Më kujtohen këta ish-kolegë, me shumë dhimbje. Me Saimir Tahirin nuk kam shkuar fare, por dhimbja që të shohë një ish-koleg në atë gjendje. Ajo që tha kryeministri, bëri rolin e gjykatësit. Ai e ka zakon të drejtë që thotë përgjegjësia është personale”, shtoi ish ministri.

“Jeni i gatshëm t’i dilni për zot vetes se kryeministri iu ka lëshuar”, u pyet Ahmetaj, ndërsa iu lexua edhe një përgjigje e SPAK drejtuar mediave ku organi i akuzës shprehet se “…objekt i hetimeve janë një sërë rrethanash që përfshihen veprimet e Arben Ahmetajt”.

 “Ka një dosje 237/1 që kanë të bëjnë me procedurën. Në procedurën e inceneratorit të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës unë s’kam marrë pjesë. Kam zero përfshirje. Patjetër që po hetohet. Tek inceneratori i Elbasanit kam zero përfshirje në procedurë. Unë s’kam firmë te inceneratori i Elbasanit, Fierit dhe Tiranës. Të dyja veprat publike Elbasani dhe Fieri janë të domosdoshme, po pastrojnë qytetin”, tha ai.

Si përfunduan pas hekurave ish-zyrtarët e lartë të PS

Rama e ‘lëshoi’, a do ketë Arben Ahmetaj fatin e Tahirit,

Rasti më i bujshëm është ai i ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ai u dënua në shkurt të vitit të kaluar me 5 vite burg nga Apeli i GJKKO për shpërdorim detyre, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuaj 3.4 vite burg. Prokuroria e akuzoi Tahirin se në kohën kur ishte ministër i brendshëm bashkë me ish- drejtorin e Policisë Vlorë, Jaeld Çela kanë bashkëpunuar me Moisi Habilajn.

Rama e ‘lëshoi’, a do ketë Arben Ahmetaj fatin e Tahirit,

E njëjta gjë ndodhi me deputetin socialist Alqi Bllakon dhe ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, të cilët vijojnë të përballen me ligjin, lidhur me aferën e incineratorëve, ku Rama tha disa herë se nuk bazohet në spekulime po në prova.

Kur nisi përçarja Rama-Ahmetaj

Përçarja mes Ahmetaj dhe kryeministrit u zyrtarizua në korrik të vitit të kaluar, kur zoti Rama e shkarkoi nga detyra e zëvendëskryeministrit dhe ministrit për Rindërtimin, ndërsa disa javë më pas e largoi dhe nga funksioni i drejtuesit politik të Partisë socialiste në një nga qarqet e vendit.

Ahmetaj mohoi të ketë lidhje me Klodian Zoton, Stela Gugalla dhe Mirel Mërtirin,, të cilët janë në kërkim për çështjen e inceneratorëve, por pranoi njohjen me këtë të fundit.

 Ahmetaj hodhi poshtë çdo pretendim për përfshirjen e tij, në asnjë prej procedurave për të tre inceneratorët, si në Elbasan, Fier apo Tiranë.  Mirëpo, Prokuroria e Posaçme ndërkohë, ka deklaruar publikisht se lidhur me procedurat për rastin e Elbasanit po vijon hetimet sa i përket aktivitetit të disa institucioneve, përfshirë dhe zotin Ahmetaj, si ministër i Ekonomisë në atë kohë.

MË TEPËR

Mix15 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix15 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix15 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix15 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix15 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix15 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix15 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix15 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix15 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar15 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook