Radar
I duhet PS-së për vota, Safet Bajri lirohet nga burgu
Një nga emrat më të përfolur të botës së krimit, Safet Bajri, është liruar nga burgu.
Bajri, i cili më herët pati kërkuar liri me kusht, duket se ka marrë edhe vendimin e gjykatës.
Fotot e Bajrit tashmë në liri, po qarkullojnë në rrjete sociale.
Njëri nga personat e showbiz-it, Atdhe Xharravina, ka publikuar në rrjetin e tij social, foto me Bajrin nga Dobraçi i Shkodrës, ku i uron dhe mirëseardhjen në mesin e tyre.
Bajri është akuzuar për trafik droge e prostitucion nga autoritetet belge.
Për këto akuza ka qenë dënuar nga Apeli në Bruksel me 9 vite burgim.
Ndërkaq në Shqipëri Safet Bajri akuzohej për trafik droge, vrasje, gjobëvënie e shantazh.
Kujtojmë se Bajrit i janë sekuestruar një sërë pronash në Shqipëri.