Lidhu me ne

Radar

Të presësh vendim nga një ankimim që nuk ekziston

Gjyqi për vulën e PD, Boçi: E padrejtë të presësh vendim nga një ankimim që nuk ekziston

Gjyqi për vulën e PD, Boçi: E padrejtë të

Kryetari i Grupit parlamentar të PD, Luçiano Boçi, duke pritur përpara Gjykatës së Apelit vendimin për vulën dhe logon e PD-së, deklaroi për SYRI TV sot se ai pret në radhë të parë që drejtësia të vendosë drejtësi brenda saj. 

Pyetje: Z Boçi, si e komentoni faktin që përfaqësues të ambasadës amerikane janë në Gjykatën e Apelit, atje ku pritet të merret një vendim për vulën e PD?

Luçiano Boçi: Si arsyetoj?! Nuk kam ndonjë opinion. Këto janë veprime të karakterit kuazidiplomatik, që vendosen nga vetë ambasada se si do të realizohen dhe si do të performohen. Në bindjen time sot nuk kemi një seancë gjyqësore sepse ne kemi dhënë argumentet, ka një vendim të Gjykatës së Faktit për regjistrimin e ndryshimeve statusore nga Kuvendi i PD, i thirrur nga anëtarët e Kuvendit dhe ato regjistrime, ato vendime, vendimi i Gjykatës së Shkallës së parë tashmë duhet të ishte bërë dhe KQZ duhet të kishte vepruar me regjistrimin e ndryshimeve dhe të logos së PD dhe të regjistrimit të PD si subjekt zgjedhor. Pjesa e kësaj shfaqjeje në emrin “vendim apeli” për mua është e kotë.

Pyetje: Çfarë pret PD nga Gjykata e Apelit sot?

Boçi: Të presësh nga një ankimim i cili nuk ekziston, më duket një gjë jo e drejtë, jo e saktë dhe unë them se çfarë pres, se përderisa nuk duhet të kishte ankimim në Apel se nuk ka palë, do të thotë se çështja nuk ekziston. Dhe unë shpresoj – jo çfarë pres në raport me PD, unë pres që drejtësia të vendosë drejtësi brenda saj në radhë të parë dhe të sillet në atë lloj forme për të dhënë dhe një mësim drejtësie. Nuk ka një çështje.

Pse duhet ne të japim opinione për një çështje që nuk ekziston?! Vendimi është marrë në “shkallën e parë” dhe ndryshimet e kërkuara nga Kuvendi i PD duhet të ishin tashmë të regjistruara. Duhet të ketë një revoltë të drejtësisë pse nuk është regjistruar nga një kancelar, nga një administrator që merr urdhra politikë nga Kryeministri i Shqipërisë?

Si e vlerësoni praninë e përfaqësuesve të ambasadës së SHBA?

Boçi: Ka një iniciativë të ndërkombëtarëve dhe një investim të tyre për të kryer reformën në drejtësi dhe vëmendja e tyre në raste të tilla është për të marrë “feedback” e asaj ç’kanë investuar, por ai rezultati duket qartë.

Unë e thashë shumë qartë. Përderisa nuk duhej të ishte një çështje e tillë në Apel, çështja është e dështuar që në fillimet e saj dhe dyshimet për rezultatet e kësaj reformës krahas vendimeve të tjera, unë them se transmetohen nëpërmjet kësaj seance në Apel, që e përsëris, nuk duhet të ekzistonte, nuk ka palë dhe nuk ka një çështje për t’u dërguar në Apel!

MË TEPËR

Mix6 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix6 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix6 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix6 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix6 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix6 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix7 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix7 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix7 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix7 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook