Lidhu me ne

Radar

Kudo skandale / Në Pukë, banesat sociale i marrin zyrtarët dhe i përdorin për turizëm malor

Skandal në Pukë, banesat sociale i marrin zyrtarët dhe i

Abuzimet me pushtetin në Shqipëri nuk janë të rralla, por në qytetin e Pukës kanë kaluar çdo pritshmëri. Banesat sociale, të cilat duhet t’ju shërbejnë të pastrehëve, kanë përfunduar në duart e pushtetarëve dhe kjo vërtetohet më së miri me anë të listave të përfituesve.

I pari i listës është Enea Sulejmani, djali i kryetarit të Këshillit Bashkiak, Enver Sulejmanit.

Një tjetër përfitues është Bert Gjetaj, djali i anëtarit të Këshillit Bashkiak, Pashkë Gjetaj.

Gjithashtu Gisea Terbuni, vajza e Pranvera Terbunit, listëhartueses, është “shpërblyer” me një hyrje.

Por absurditeti më i madh me këto banesa është fakti, që përveçse janë zaptuar nga persona që nuk i meritojnë, kanë filluar të kthehen në biznes.

Piranjat arriti të marrë me qira banesën sociale të Demir Syla, i cili e ofron me çmimin 50 euro, një natë. Në bazë të ligjit nr. 22, të vitit 2018 “Për Strehimin Social” përfituesit nuk mund t’i lëshojnë me qira banesat sociale gjatë kohës së shlyerjes së kredisë, por në mungesë të kontrolleve nga autoritetet përkatëse, Demiri vazhdon ta ushtrojë lirisht biznesin e tij.

Në përballjen që Demiri pati me Piranjat, ai e mohoi që e jep me qira banesen e tij, edhe pse fakti është i dokumentuar.

Lidhur me këtë problem kryebashkiaku Gjon Gjonaj u shpreh se është koincidencë që përfitues janë familjarët e institucionit, ndërsa kryetari i Këshillit Bashkiak, Enver Sulejmani deklaroi se përzgjedhja është bërë nga komisioni, i cili ka evidentuar njerëzit që janë më në nevojë.

Lind pyetja: si është e mundur që në Pukë nuk ka familje të tjera në nevojë dhe që plotësojnë kriteret?

Sa i përket rastit të Demir Syla, ai tha se nuk është në dijeni që ky fenomen ekziston te këto banesa.

Por Demiri nuk është i vetmi. Piranjat zbuloi një tjetër përfituese, që nuk plotëson kriteret.

“Është me shoqëri kjo punë. Këtu jemi të gjithë me rroga, e dy makina. Unë e kam shtëpinë shumë të bukur në fshat”- tha ajo me krenari.

Piranjat i bën thirrje autoriteteve që të ushtrojnë kontrolle dhe të marrin masat e duhura. Syri.net

MË TEPËR

Mix9 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix9 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix9 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix9 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix9 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix9 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix21 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix21 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix21 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix22 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook