Lidhu me ne

Radar

Carlo Bollino pranon se është paguar nga Veliaj me paratë e inceneratorëve

Carlo Bollino: Zgjedhjet u certefikuan nga opozita - Aktualitet

Karlo Bolino pranon se është paguar nga Veliaj me paratë e inceneratorëve

Pronari i portalit “Shqiptarja.com” dhe televizionit “Report TV”, Karlo Bolino ka pranuar se është paguar nga kompania e inceneratorëve për reklamat qe ka shfaqur si në portalin e zotëruar prej tij, ashtu dhe në televizionin që ka në pronësi.

Me anë të një shkrimi në rubrikën “pika e zezë” të portalit “Shqiptarja.com” ai ka i ka kthyer përgjigje kandidatit të PD për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi që e akuzoi të enjten nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë për fatura dhe shuma të konsiderueshme që i kishin kaluar televizionit të tij.

Vetëm në një faturë, Bollino kishte përfituar 10600 euro dhe kjo në kulmin e fushatës së vitit 2021.

I mësuar me miqësinë e Berishës, Këlliçi habitet që një media mund të jetojë duke shitur reklamë. Dhe mbi të gjitha habitet që një media shet reklamë duke bërë fatura, pra duke marrë në mënyrë trasparente para të pastra në llogari bankare. Një argument i panjohur për atë dhe sidomos për kapon e tij të ”partisë-fantazëm”, i mësuar në familje të përdorë vetëm para cash, sepse siç përsëriste kur ishte në pushtet “edhe pse mbajnë erë, paratë cash nuk lënë njolla”, shkruan Bolino.

Dho jo më kot Bolino e titullon shkrimin “Urime zoti Këlliçi për një fushatë të suksesshme” duke u rrekur kështu ta konsiderojë si të pavend veprimin e zotit Këlliçi në prag fushate. Pra duke lënë të kuptohet se Këlliçit do i mungojë përkrahja mediatike e tij gjatë fushatës duke shmangur qëllimisht akuzat e tjera të bazuar në dokumente se Karlo Bolino siç ka përfituar para nga inceneratorët ka përfituar dhe prona publike siç është pikërisht godina ku ushtron aktivitetin, apo dhe përfitime nga tenderat për të cilat u akuzua jo pak në vitin 2020.

Reagimi i Këlliçit erdhi pas një sulmi të organizuar nga vetë Bolino një ditë më parë në portalin Shqiptarja.com që e konsideronte serioz faktin se si një i ri deputet në Kuvendin e Shqipërisë me një rrogë pothuajse sa Kryetari i Bashkisë së Tiranës arrin të gjejë 1200 euro për të sponsorizuar aktivitetin e tij në fushatë elektorale, (aq para fëmijët e atyre që përkrah Karlo i harxhojnë çdo muaj për të ndërruar telefonin), por nuk flet asnjë fjalë për aktivitetet e Erjon Veliajt që kushtojnë dhjetra apo dhe qindra mijëra euro, siç ishte ai i prezantimit të strategjisë. Kjo tregon dhe preokupimin e madh që zoti Bolinoi ka për financimet e fushatës apo dhe shpërdorimin e parasë publike ku dhe vetë ai ka qenë përfitues jo pak herë.

MË TEPËR

Mix4 orë më herët

5 rregullat e panegociueshme që Madonna u ka vënë fëmijëve

Madonna ka zbuluar sekretin e suksesit të saj si nënë në rritjen e fëmijëve. Ata kanë lirinë e tyre, por...

Radar4 orë më herët

Denoncimi i Hysenbelliut: Rama më kërkoi të shisja News24, nuk pranova, tani po hakmerret

Denoncimi i Hysenbelliut: Rama më kërkoi të shisja News24, nuk pranova, tani po hakmerret Denoncimi i Hasenbelliut: Rama më kërkoi...

Mix5 orë më herët

Hasbulla provon çizmet e famshme “Super Mario”

Kur maska e njohur e modës, MSCHF, nxorri në shitje një palë çizme të kuqe me detaje stilistike ekstravagante, të frymëzuara...

Mix5 orë më herët

Dieta që na ndihmon të forcojmë kockat

Flitet shpesh për osteoporozën, e cila është një sëmundje tinëzare, përgjegjëse për fraktura të cilat në pleqëri mund të jenë...

Mix5 orë më herët

E dehur, Olta puth në buzë Dean dhe shan Luizin

Mbrëmjen e djeshme, pas përfundimit të spektaklit banorët e BBV kërcyen e u kënaqën nën muzikën e DJ PM dhe...

Mix5 orë më herët

5 përfitimet shëndetësore të Agjërimit

Me ardhjen e muajit të Ramazanit, bota islame po përgatitet për agjërim. Agjërimi, i cili është një adhurim shumë i...

Mix5 orë më herët

Cilat janë 5 arsyet që nuk po humbisni peshë ?!

Humbja e peshës mund të jetë sfiduese. Mund të duket sikur keni provuar çdo dietë apo truk të të ngrënit...

Mix5 orë më herët

Çfarë është Nevruzi, tradita e lashtë 3 mijë vjeçare, dhe cilat janë 7 ushqimet që duhet të konsumoni?

Alaa Al-Marjani/Reuters Nowruz – No-Ruz ose Farsi për “ditën e re” – është një festë e lashtë që kremton ditën...

Mix5 orë më herët

Bill Gates: Inteligjenca Artificiale, përparimi më i madh i njerëzimit në dekada

Në një postim, Bill Gates iu referua inteligjencës artificiale, duke theksuar se ajo është përparimi më i rëndësishëm teknologjik i njerëzimit në dekada,...

Radar5 orë më herët

Rama përdor strategji perverse për të goditur, pasojat do jenë të tmerrshme

Cukali: Kryeministri përdor strategji perverse për të goditur, pasojat do jenë të tmerrshme Kreu i Këshillit Shqiptar të Medias, Koloreto...

Facebook