Lidhu me ne

Radar

Veliaj krenohet me fidanet e mbjella në Tiranë/ “Ju bëni shaka, por ato janë rritur, bëjnë hije”

Veliaj krenohet me fidanet e mbjella në Tiranë/ “Ju bëni

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka prezantuar ditën e sotme nisjen e javës së Teknologjisë Tirana-Tel Aviv, qëllimi i së cilës është njohja e sipërmarrësve izraelitë me teknologjinë dhe bizneset kryesore të kësaj fushe si dhe krijimi e urave të bashkëpunimit.

Në këtë nismë kanë marrë pjesë 88 kompani lider si dhe investitorë potencialë nga Izraeli.

Veliaj bëri të ditur se bashkë me Fondin Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit janë hapur thirrje për start up-et apo kompanitë, dhe ato të cilat duan të marrin pjesë mund të vendosen te Piramida e Tiranës.

Bashkë me Fondin Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit kemi hapur një thirrje te Piramida, për start up-et apo kompanitë që duan të vendosen aty. Sigurisht, kemi rezervuar 1/3 e hapësirës për qendrën “Tumo”, ndërkohë 1/3 do të jenë shërbime. Pra, ne duam që kompani të stabilizuara të rekrutojnë që në moshë të vogël talente nga qendra “Tumo”. Gjithashtu, sapo kemi marrë pjesën e fundit të tokës te “Zona e Lirë Ekonomike” në Kashar. Është një hapësirë ideale, sepse lidhet fare mirë edhe me rrugën e Kombinatit, në Jug të Tiranës, edhe me një zonë shumë të madhe si “Astiri”, ku një pjesë e të rinjve fillojnë jetesën e tyre në Tiranë. Është shumë afër zonave të banuara, ku jetojnë shumë të rinj, që merren me aktivitete të tilla, po ashtu është e lidhur me autostradën. Është shumë afër aeroportit dhe shumë afër portit”, tha ai.

Veliaj ndër të tjera ka përmendur edhe fidanet e pemët e mbjella duke rikujtuar se ato sot janë rritur dhe vlejnë për diçka, për të bërë hije.

“Ftesa për sot është të bëjmë histori, jo histeri. Unë besoj se edhe në Izrael, edhe në Shqipëri, ne prodhojmë pa fund histeri brenda, por kur vjen puna te marrëdhëniet me jashtë duhet të prodhojmë histori; ndaj do të doja shumë që ta shfrytëzojmë këtë mundësi të jashtëzakonshme, të mësojmë nga njëri-tjetri dhe janë vërtet 88 mundësi për të mbjellë 88 fidanë. E di që të gjithë bëjnë shaka me ato pemët e Lalit, por ata fidanë sot janë rritur, po bëjnë hije dhe në ditë si sot me shi, kur shohim si kanë çelur sythat, ia ka vlejtur fidani që mbollëm para 5-6 vitesh”, u shpreh ndër të tjera.

MË TEPËR

Mix17 orë më herët

Së shpejti një version i ri i “The Office”

Një version australian i “The Office” është në prodhim, por këtë herë, në vend që të drejtohet nga Michael Scott,...

Mix17 orë më herët

“And Just Like That”, ikonikja Samantha Jones rikthehet në serial

CRAIG BLANKENHORN/WARNER BROS./COURTESY EVERETT COLLECTION Kim Cattrall, e njohur ndryshe si Samantha Jones është rikthyer në sezonin e dytë të...

Radar17 orë më herët

VIDEO/ Shfaqje skandaloze e Ramës në samit, përqafon dhe puth kryeministren Meloni

Kryeministri Edi Rama ka treguar edhe njëherë tjetër në sy të botës se nuk ka lidhje me seriozitetin dhe përgjegjësinë...

Mix17 orë më herët

Amber Heard flet për herë të parë publikisht që nga zhvendosja në Spanjë

Amber Heard duket e lumtur në komentet e saj të para publike që nga shpërngulja e saj në Spanjë. Ajo...

Mix24 orë më herët

E thonë ekspertët: Burrat nuk duhet të urinojnë në këmbë, ja disa rreziqe shëndetësore

Stili i urinimit mund të jetë një rrezik për shëndetin, sipas ekspertëve. Ndërsa gratë priren të ulen kur përdorin tualetin,...

Mix24 orë më herët

Emra Musliman për djem dhe kuptimi i tyre

Abdullah (ar) adhurues i ZotitAbdulatif (ar) adhurues i Zotit (ledhatues)Abdulaziz (ar) adhurues i Zotit FuqiploteAbdulbaki (ar) adhurues i Zotit te...

Mix24 orë më herët

Zbulohet e ardhmja e Zendaya dhe Tom Holland në ‘Spider-Man’

Filmi i katërt i Spider-Man do të jetë një hit. Çifti Tom Holland dhe Zendaya do të jenë sërish pjesë...

Radar1 ditë më herët

Shantazhi i kryeministrit me çmimin e energjisë

Qëllimi i vërtetë i kryeministrit është të frikësojë qytetarët dhe më pas t’u shfaqet atyre si shpëtimtari që nuk rriti...

Mix1 ditë më herët

Thuhet se dashi, luani, dhe peshorja nuk dinë të kursejnë

Është fundi i muajit dhe shumë prej jush ndoshta nuk i kanë gjërat edhe aq mirë me paratë, por sipas...

Mix1 ditë më herët

Sa javë zgjat një shtatzani normale?

Kohëzgjatja e një shtatzanie normale mund të jetë nga 37 deri në 42 javë. Kështu që ju keni një interval kohe...

Facebook