Lidhu me ne

Mix

Bill Gates: Inteligjenca Artificiale, përparimi më i madh i njerëzimit në dekada

Bill Gates: Inteligjenca Artificiale, përparimi më i madh i

Në një postim, Bill Gates iu referua inteligjencës artificiale, duke theksuar se ajo është përparimi më i rëndësishëm teknologjik i njerëzimit në dekada, po aq i rëndësishëm sa mikroçipet, kompjuteri personal, interneti dhe telefoni celular.

Do të ndryshojë mënyrën se si njerëzit punojnë, mësojnë, udhëtojnë dhe komunikojnë me njëri-tjetrin.

Gates zbuloi se ai është takuar me ekipin OpenAI pas ChatGPT që nga viti 2016. Në vitin 2022, ai i sfidoi ata të trajnonin një Inteligjencë Artificiale të aftë për të kaluar provimet e nivelit të lartë të biologjisë, me rregullin e rreptë që ata të mos e trajnojnë atë për t’iu përgjigjur pyetjeve të biologjisë. Disa muaj më vonë, Inteligjenca Artificiale mori një rezultat pothuajse perfekt prej 49/50. Pas testit, Gates i kërkoi Inteligjencës Artificiale të shkruante një përgjigje për një baba me një fëmijë të sëmurë.

Ai shkroi një përgjigje të dhembshur që ndoshta ishte më e mirë nga sa do të kishte dhënë secili prej nesh në dhomë. Në atë moment e dija se sapo kisha parë përparimin më të madh teknologjik që nga epoka e ndërfaqes grafike të përdoruesit (GUI), zhvillimi i së cilës çoi në Windows.

Inovacionet që do të vijnë nga IA do të jenë veçanërisht të rëndësishme për vendet e varfra. Shumë njerëz në këto vende nuk shkojnë kurrë te mjeku dhe inteligjenca artificiale do t’i ndihmojë punonjësit e kujdesit shëndetësor të jenë më produktivë. Megjithatë, Gates thekson se për t’i shërbyer njerëzimit, njerëzit duhet të drejtojnë IA.

Vetëm forcat e tregut nuk do të prodhojnë produkte dhe shërbime të AI që ndihmojnë të varfrit. Me financimin dhe politikat e duhura, qeveritë dhe organizatat bamirëse mund të sigurojnë që AI të përdoret për të reduktuar pabarazinë. Ashtu si bota ka nevojë për njerëzit më të zgjuar për të zgjidhur problemet më të mëdha, në të ardhmen do të kemi nevojë për IA-t më të mira në botë për t’i zgjidhur ato probleme.

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix2 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix2 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix2 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore2 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix2 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix3 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook