Lidhu me ne

Radar

Denoncimi i Hysenbelliut: Rama më kërkoi të shisja News24, nuk pranova, tani po hakmerret

Denoncimi i Hysenbelliut: Rama më kërkoi të shisja News24, nuk pranova, tani po hakmerret

Denoncimi i Hasenbelliut: Rama më kërkoi të shisja News24, nuk pranova, tani po hakmerret

Presidenti i “Hysenbelliu Group”, Irfan Hysenbelliu ka reaguar ashpër sot pas mësymjes që ka nisur prej mëngjesit për konfiskimin e “Prestige Resort”.

Në një intervistë për News 24, Hysenbelliu shprehet se sulmet e kryeministrit ndaj tij vijnë për shkak se nuk pranoi të shiste televizionin dhe as të ndryshonte linjën editoriale.

Cili është komenti juaj? Si ndiheni teksa shikoni këtë kordon policor para godinave të Prestige Resort?

Irfan Hysenbelliu: Unë ndihem shumë i qetë se nga një njeri i sëmurë çfarë nuk pret. Kryeministrit i janë botuar kartelat psiqike të tij. Nuk shqetësohem për këtë. Raportet e kryeministrit me mua thonë se kanë qenë shumë të mirë. Qëkur ishte në Bashki dhe më pas, kemi pasur debate, për shkak se ai tjetër gjë ka në shpirt dhe tjetër gjë pasqyron. Kohë më parë bashkë me shefin e IKMT-së, çonte vazhdimisht policinë. I shkruaja sms dhe i thosha “po u çoj ujë dhe bukë, ti vazhdo mbaji aty”. Rama është një aktor shumë i zoti, tjetër gjë pasqyron dhe ndryshe vepron. Ishim në Beograd rastësisht bashkë, të nesërmen çoi policinë te Prestige. Kur isha në SHBA sa më pa që dola në media, i vuri tritolin.

Këto ditë kam qenë me familjen në Athinë, ai ishte aty në të njëjtin hotel. Aty shkëmbeheshim, atij i rrotulloheshin sytë saqë u largua. Pse e shqetëson kaq shumë atë njeri? Nuk kam qenë nga ata botues që t’i bëja presione njerëzve të rëndësishëm. Rama më thoshte bëji presion një ministri të Jashtëm. Më çoi sms “bëji transparencën deri në fund ministrit të Jashtëm dhe pastaj fshije këtë sms”. Si mund t’ia bëja unë këtë ministrit të Jashtëm kur ai bënte detyrën, gëzonte respekt në punën e tij. Rama e nisi këtë se nuk isha pjesë e vijës së tij editoriale. Jam munduar të mbaj ekuilibra, pasi jam biznesmen dhe kam mbi 2 mijë të punësuar. Ne para zgjedhjeve kemi pasur shumë debate. Në një sms i kam thënë “unë me median nuk jam në ekstrem me ty, por brenda shpirtit jam kundër teje pasi nuk dua të jesh një Erdogan i dytë”.

Të shkosh te Prestige pas raportit të DASH, kur ai sfidon shtetin më të madh, ai e ka përbuzur flamurin e SHBA-ve dhe do të doja ti riktheheshit atyre pamjeve. Si mund të shkojë në ditë pushimi te Prestige pa asnjë njoftim? Kush është ky njeri që e kthen pronën si të dojë? Në atë biznes është paguar çdo taksë, punonjësit e merrnin të gjithë rrogën në bankë. Pse nuk e bëri kohë më parë prishjen? Vinte grupi parlamentar dhe ministrat e tij bënin seminare. Diçka e ka shqetësuar Ramën. Më vjen shumë keq që të rinjtë po emigrojnë sot me gomone. Nuk e di si ka surrat të dalë e të flasë në krah të kryeministrit anglez, kur ata njerëz kanë marrë gomonen. Ky duhet të kishte ikur me kohë. Sot njerëzit janë shumë të frikësuar.

Kam pasur një takim edhe me Gramoz Ruçin dhe i kam thënë “kemi jetuar në të dyja sistemet, si ka mundësi kjo heshtja jote?”. Më tha: “nuk kam më fuqi”. I thashë “pse hesht, PS ka pasur shumë debate brenda”. Edhe Berisha kur ishte në kohën e tij dhe kishte dorë të hekurt, kishte debate, fliste Pashko, Ruli, Ceka, Imami, Olldashi. Rama është rrezik për vendin. Ai e nisi me sulmin ndaj mediave. Le të dalë një gazetar dhe të thotë nuk e marr rrogën 100% në bankë. Ai donte që unë ta shisja News 24 siç u shit ABC. Kam pasur një administrator që ishte më parë deputet i PS. Ditën që iku ai, AMA çoi një letër që do të mbyllte sinjalin. Ku të shkojmë në Gjykatë? Motra e zv.kryeministres ka në kontroll gjyqësorin. Çdo gjyqtar është i frikësuar. Si ka mundësi që kur shkëmbeheshim në hotel, a kanë një edukatë, bashkëshortja e tij që shkëmbehej me bashkëshorten time dhe fëmijët janë rritur bashkë? Për mua ka ardhur koha që këtij njeriu t’i tregojnë vendin.

Unë edhe nëse e humbas biznesin nuk shqetësohem. Këtë dëm Rama do ta paguajë në Gjykatën Ndërkombëtare. Ambasadat dhe diplomatët e huaj duhet të zgjohen. Nuk mundet një kryeministër që ta kthejë vendin në pronë private. Ky është standardi më i keq në historinë e Shqipërisë. Një mikut tim politikan i kam shkruar “14 maji duhet të tregojë sa u duan shqiptarët, në të kundërt duhet të hapin krahun”. Shqiptarët duhet të zgjohen, mediat e mia nuk do të rreshtin së mbështeturi. Si mund të rrijë kryeministri, kur ministri i Brendshëm u fut në burg? Ju mendoni se drogën e bënte vetë Tahiri dhe kryeministri nuk e dinte? Si ka mundësi që zv.kryeministrin e tij kërkon ta fusë në burg? Nuk e fut dot në burg se po e futi, do të bëhet i penduar zv.kryeministri dhe Rama do të futet vetë në burg. Pse Rama përdor 2 standarde? Te unë vë tritolin, të tjerët i bën me parablerje?

MË TEPËR

Mix13 orë më herët

Alma Bektashi flet për divorcin: S’jam as e para, as e fundit, jeta vazhdon!

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar Alma Bektashi pas një kohe të gjatë ka dhënë një...

Mix14 orë më herët

Plakat e Prillit “trazojnë” motin çdo pranverë, si lindi legjenda që njihet në gjithë Ballkanin

Pothuajse të gjithë e keni dëgjuar që ekziston një legjendë për shiun dhe motin e keq në javën e fundit...

Radar14 orë më herët

Deklarata skandaloze në emisionin e Arjan Çanit: Gjeneralët e Kosovës kanë qenë kriminelë lufte, njëlloj si Mlladiçi e Radoiçiçi

Shpendi Gashi, një ish-pedagog në Universitetin e Tiranës, ka bërë një deklaratë skandaloze në emisionin e moderatorit Arjan Çani, ku...

Kryesore3 ditë më herët

Fjalia e Xhaçkës që shkallmoi çdo propagandë të PS!

Shkruar nga Irena BeqirajXhaçka dhe Rama Nuk di sa duar do të duhet të puthin e sa tallava do të...

Mix3 ditë më herët

Cila nga shenjat e horoskopit tradhton më shumë?!

A është Dashi tradhtar? 34% e njerëzve të kësaj shenje tradhtojnë. A është Demi tradhtar? Shenja më sensuale, por që...

Radar3 ditë më herët

Shenja e parë se tagri i PS-së qëndron mbi Kushtetutën

Ish-ministrja Olta Xhaçka ka dalë Top-Channel që të bilbilojë për demokracinë dhe rendin kushtetues. Sipas saj parlamenti dëshmoi se mban...

Mix3 ditë më herët

Zbuloni 6 arsyet që ju bëjnë të ndiheni të lodhur

Është normale të ndihesh i/e lodhur pas një nate me gjumë të trazuar, pasi jeni çuar herët në mëngjes ose...

Mix3 ditë më herët

Mit apo e vërtetë: A sëmuresh nga gluteni?

Picat, ëmbëlsirat, buka, makaronat, të gjitha përmbajnë zakonisht grurë, elb ose thekër. Kështu që kanë edhe gluten. Pjesës më të...

Mix3 ditë më herët

Bora Zemani dhe shtatzënia “fake” për klikime

Me duart mbi bark, Bora Zemani ngjalli dyshime ne promon e puntatës së radhës së emisionit të saj, “Cherry On...

Mix3 ditë më herët

Alketa Vejsiu goditet me kanaçe ndërsa ishte live në skenën e “X Factor”

Moderatorja Alketa Vejsiu është përballur me një incident mbrëmjen e djeshme gjatë konkursit të muzikës “X Factor Albania”. Drejt saj...

Facebook