Lidhu me ne

Mix

Arrestohet aktori i Creed III. Jonathan Majors akuzohet se sulmoi një grua

Aktori i Creed III, Jonathan Majors, është arrestuar me akuza për mbytje, sulm dhe ngacmim. Departamenti i Policisë së Nju Jorkut tha se Majors, i cili luan së bashku me Michael B Jordan në filmin e publikuar së fundmi  Creed III, ishte konfliktuar brenda banesës me një grua 30-vjeçare të shtunën.

“Viktima njoftoi policinë se ishte sulmuar”, tha një zëdhënës i policisë. Majors u dërgua për pak kohë në paraburgim. Një përfaqësues i aktorit 33-vjeçar mohoi çdo keqbërje.

NYPD tha se ata u thirrën rreth orës 11:14 me orën lokale pasi morën një telefonatë 911 nga një apartament në distriktin Chelsea të Manhattan.

Ata shtuan se gruaja pësoi lëndime të lehta në kokë dhe qafë dhe u dërgua në spital.

Ndërsa aktori u lirua nga paraburgimi të shtunën mbrëma, tha një zëdhënës i NYPD për agjencinë e lajmeve Associated Press.

Një përfaqësues i aktorit tha për LA Times: “Ai nuk ka bërë asgjë të keqe. Ne mezi presim të pastrojmë emrin e tij dhe ta sqarojmë këtë.”

Arrestimi i Majors vjen vetëm disa javë pasi aktori prezantoi një çmim në Oscar.

Karriera e tij mori hov pas pjesëmarrjes në filmin “The Last Black Man” në San Francisko të vitit 2019, përpara se të luante në filmin perëndimor të Netflix, “The Harder They Fall” dhe në filmin e Marvel Comics “Ant-Man and The Wasp: Quantumania”.

Majors luan kundërshtarin e Jordanit në Creed III, një film boksi i publikuar në fillim të këtij muaji.

MË TEPËR

Mix16 orë më herët

Së shpejti një version i ri i “The Office”

Një version australian i “The Office” është në prodhim, por këtë herë, në vend që të drejtohet nga Michael Scott,...

Mix16 orë më herët

“And Just Like That”, ikonikja Samantha Jones rikthehet në serial

CRAIG BLANKENHORN/WARNER BROS./COURTESY EVERETT COLLECTION Kim Cattrall, e njohur ndryshe si Samantha Jones është rikthyer në sezonin e dytë të...

Radar16 orë më herët

VIDEO/ Shfaqje skandaloze e Ramës në samit, përqafon dhe puth kryeministren Meloni

Kryeministri Edi Rama ka treguar edhe njëherë tjetër në sy të botës se nuk ka lidhje me seriozitetin dhe përgjegjësinë...

Mix17 orë më herët

Amber Heard flet për herë të parë publikisht që nga zhvendosja në Spanjë

Amber Heard duket e lumtur në komentet e saj të para publike që nga shpërngulja e saj në Spanjë. Ajo...

Mix24 orë më herët

E thonë ekspertët: Burrat nuk duhet të urinojnë në këmbë, ja disa rreziqe shëndetësore

Stili i urinimit mund të jetë një rrezik për shëndetin, sipas ekspertëve. Ndërsa gratë priren të ulen kur përdorin tualetin,...

Mix24 orë më herët

Emra Musliman për djem dhe kuptimi i tyre

Abdullah (ar) adhurues i ZotitAbdulatif (ar) adhurues i Zotit (ledhatues)Abdulaziz (ar) adhurues i Zotit FuqiploteAbdulbaki (ar) adhurues i Zotit te...

Mix24 orë më herët

Zbulohet e ardhmja e Zendaya dhe Tom Holland në ‘Spider-Man’

Filmi i katërt i Spider-Man do të jetë një hit. Çifti Tom Holland dhe Zendaya do të jenë sërish pjesë...

Radar24 orë më herët

Shantazhi i kryeministrit me çmimin e energjisë

Qëllimi i vërtetë i kryeministrit është të frikësojë qytetarët dhe më pas t’u shfaqet atyre si shpëtimtari që nuk rriti...

Mix24 orë më herët

Thuhet se dashi, luani, dhe peshorja nuk dinë të kursejnë

Është fundi i muajit dhe shumë prej jush ndoshta nuk i kanë gjërat edhe aq mirë me paratë, por sipas...

Mix1 ditë më herët

Sa javë zgjat një shtatzani normale?

Kohëzgjatja e një shtatzanie normale mund të jetë nga 37 deri në 42 javë. Kështu që ju keni një interval kohe...

Facebook