Lidhu me ne

Kritike

Këtë lloj hajdutërie nuk e ka parë ndonjëherë rrota e historisë.

Tenderat e çuditshëm të shtetit, çmenduritë e AKSHI-t dhe FSHZH-së/ Miliona euro për të blerë ajër

Nga Klodian Tomorri

Tenderat e çuditshëm të shtetit, çmenduritë e

Ka një tendencë këto dy vitet e fundit në fushën e prokurimeve publike. Prokurohen kontrata nga institucionet, por që nuk merret vesh se çfarë blihet.

Nëna e kësaj pune, e pakonkurrueshme në asnjë drejtim, është AKSHI. Për shembull AKSHI mund të bëjë tender 30 milionë euro dhe nuk ka bir nëne që e merr vesh se çfarë prokurohet, për çfarë paguhen paratë. Shumica e tenderave janë kështu përmiresim/update i sistemit x. Ose ndëerthurje dhe ndërveprim e sistemit x me sistemin y.

Për shembull, janë paguar një herë para që është ndërtuar sistemi dhe databaza e personelit të administratës ku mbahet lista dhe të dhënat e punonjësve të shtetit. Veç këtij janë paguar para dhe është ndërtuar dhe një sistem tjetër për departamentin e administratës publike. Sot hapën tender dhe i rruajtën 3 milionë dollare që këto dy sistemet të ndërveprojnë dhe të ndërthuren me njeri-tjetrin.

Pas AKSHI-it, që është kampione e padiskutueshme për të shpenzuar para në gjëra abstrakte, kohët e fundit këtë sport e ka filluar dhe Fondi i Zhvillimit. FSHZH hap tender 5 milionë dollarë për të promovuar 100 fshatrat. Objekti i tenderit është që do kontraktohen saze me gërnetë, foni, bokse etj, etj. Sot kishte hapur një tender tjetër 800 mijë dollarë, për të kontraktuar një privat që të regjistrojë në hipotekë tokat e 100 fshatrave.

Pra, nuk e bën bashkia këtë pune, që të regjistrojë tokat e shtetit. Nuk e bën as kadastra. Por do ta bëjë një kompani private që do të marrë 800 mijë dollarë. Pastaj këto tokat, që i regjistrojnë këta, i marrin investitorët strategjikë.

Këtë lloj hajdutërie nuk e ka parë ndonjëherë rrota e historisë. Këta shpenzojnë miliona euro nga leket e miletit, për të blerë ajër.

MË TEPËR

Letersi3 orë më herët

BILALL XHAFERI: BALADË ÇAME

Baladë çame, poezi nga Bilall Xhaferi Ylberi, si një përshëndetje e përlotur lamtumirë,u zhduk matanë largësive,mbi kreshtat e flakëve,nëpër shi…...

Mix3 orë më herët

Google Pixel 8: Konfirmohet shpejtësia e karikimit të baterisë

Google Pixel 8 është flamuri i ri i gjigantit Mountain View i cili do të prezantohet pas disa muajsh. Debutimi...

Mix3 orë më herët

Motorola prezanton RAZR 40 dhe RAZR 40 Ultra

Motorola ka prezantuar dy smartfonë të rinj të palosshëm. RAZR 40 dhe RAZR 40 Ultra ndajnë disa veçori, siç është...

Mix3 orë më herët

Xiaomi 13 Ultra: Zbulohet data e debutimit global

Më në fund është shpallur data e debutimit global të kamerafonit të ri nga OEM numër një në botën kineze....

Mix4 orë më herët

Gisele Bundchen flet pas ndarjes nga Tom Brady dhe përlotet gjatë konferencës

Gisele Bundchen nuk i ka mbajtur dot lotët gjatë një leksioni vetëm pak ditë pasi ish-bashkëshorti i saj, Tom Brady,...

Mix4 orë më herët

5 këshilla për të mposhtur pagjumësinë e verës

Gjatë muajve të verës, moti i nxehtë dhe marrja e pamjaftueshme e ujit prish modelet e gjumit duke çuar në...

Radar4 orë më herët

Rama përgatit draft për Kosovën pa u konsultuar me Kurtin: Është neutral, as për njërin e as për tjetrin

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një konferencë për gazetarët, dedikuar situatës në Kosovë. Edhe pse nga Bratislava u shfaq i qetë...

Radar4 orë më herët

Basha i prerë: PD-në nuk e drejton Berisha, e kam përjashtuar unë !

Mohon takimin me Ballën dhe dënon dhunën në parti, Basha: PD-në nuk e drejton Berisha, është përjashtuar “Partinë Demokratike nuk...

Sport4 orë më herët

10 ekipe që (ndoshta) nuk e dinit që kanë fituar Champions League

Në prag të finales së Champions League mes Manchester City dhe Inter, do ju kujtojmë 10 ekipet që kanë fituar...

Aktualitet4 orë më herët

Marrëzi totale/ Qeveria merr borxh të shtrenjtë për të shlyer borxhin e lirë

Koha kur Shqipëria merrte borxh me interesa të ulëta në tregjet ndërkombëtare duket se ka përfunduar. Ministria e Financave mori...

Facebook