Lidhu me ne

Sport

Sekreti i Erling Haaland! “Ilaçi magjik” që përdor norvegjezi pas çdo stërvitje…

Sekreti i Erling Haaland! “Ilaçi magjik” që përdor

Haaland postoi një fotografi në faqen e tij në Instagram gjashtë ditë më parë, në të cilën mbante dy shishe qumësht. Norvegjezi shkroi në përshkrim: “Unë dhe ilaçi magjik”. Gazetarët zbuluan se çfarë pije të veçantë përdor futbollisti pas çdo seance stërvitore.

“Ilaçi magjik” i Haaland

Sipas Marca, e cila citon The Sun, Haaland përgatit disa pije pas stërvitjes. Ato përmbajnë qumësht lope, lakër jeshile dhe spinaq.

Lakra jeshile është e pasur me antioksidantë dhe vitaminë C. Ekspertët e përshkruajnë lakra jeshile, si një ushqim shumë i pasur me lëndë ushqyese. Spinaqi mund të luftojë lodhjen dhe të përmirësojë cilësinë e gjakut. Është gjithashtu i pasur me vitaminë A, vitaminë B, vitaminë C dhe vitaminë K.

Përveç këtij “ilaci”, Erling Haaland konsumon edhe shumë perime gjatë pjesës tjetër të ditës. Dietologët kanë krijuar një program të saktë në këtë drejtim. Fotoja e Erling Haaland pranë dy shisheve të qumështit mblodhi më shumë se 3.5 milionë pëlqime në Instagram.

Sulmuesi Haaland ha gjashtë vakte në ditë, të cilat duhet të jenë gjithsej 6000 kilokalori. Ushqimet e ngrira dhe pijet me sheqer janë në listën e produkteve të ndaluara. Gjithashtu, kuzhinierët e tij nuk përdorin kripë dhe vaj.

Haaland së fundmi foli për dietën e tij: “Jam shumë i kujdesshëm kur bëhet fjalë për trupin tim. Gjëja më e rëndësishme është të ha ushqim cilësor. Njerëzit thonë se nuk është mirë të hahet mish. Por për çfarë mishi po flasim? Mish McDonalds apo për lopën e malit, e cila hante vetëm bar?”, tha sulmuesi, në një dokumentar.

Erling Haaland po kalon një sezon të jashtëzakonshëm. Ai ka shënuar 48 gola në 41 ndeshje zyrtare. Norvegjezi ka një gol të shënuar çdo 66 minuta. Ai kryeson renditjen e golashënuesve si në Premier League (32 gola) dhe në UEFA Champions League (12 gola).

Manchester City është kualifikuar në gjysmëfinale të Champions League, ku do të përballet me Real Madridin për një vend në finalen e madhe. Në gjysmëfinalen tjetër do të përballen rivalët e Milanit, Interi dhe AC Milan.

Në Premier League, Haaland dhe kolegët e tij janë në gjurmët e liderit Arsenal.  “Topçinjtë” kanë 74 pikë, ndërsa City 70 pikë. Megjithatë, “qytetarët” kanë një ndeshje në minus dhe pason një duel direkt mes dy skuadrave.

MË TEPËR

Radar2 orë më herët

Rusmali është kriminel elektoral, ka urrejtje sepse është shkarkuar për korrupsion

Berisha: Rusmali është kriminel elektoral, ka urrejtje sepse është shkarkuar për korrupsion Kryetari demokrat, Sali Berisha, vazhdoi akuzat ndaj Ilir...

Mix2 orë më herët

Harrison Ford: Mund të kisha qenë prind më i mirë

Në moshën 80-vjeçare, ikona e Hollivudit, Harrison Ford, reflekton mbi mundësinë e tij për të qenë një prind më i...

Mix9 orë më herët

Si të kuptojmë nëse mishi që blejmë është i freskët…

Mishi i freskët në dyqane mund të jetë i vështirë për t’u identifikuar, veçanërisht nëse është i bluar. Megjithatë, ju...

Mix9 orë më herët

Sa është euro sot, po dollari ?!

Këmbimi valutor/ Me sa shiten dhe blihen dollari dhe euro. Çfarë ndodh me monedhat e tjera Kursi zyrtar i këmbimit...

Mix10 orë më herët

Bryan Cranston: Do largohem nga aktrimi

Bryan Cranston tashmë mund të imagjinojë se si do të duket jeta në vitin 2026, duke i thënë GQ se ai dhe...

Radar10 orë më herët

Tashmë i Papërshtatshëm për të ndërmjetësuar diçka mes Serbisë dhe Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar sot në një intervistë për “France24” se një ndër arsyet pse ka aktualisht...

Radar10 orë më herët

Lëreni të zvarritet këtë!

Në PD-në e vogël me vulë kanë ndodhur ca sherre. Ka hyrë Lulzim Basha me ca të hurit e të...

Mix10 orë më herët

Origjina e masturbimit

Biologët evolucionarë kanë gjurmuar origjinën e masturbimit tek paraardhësit e njeriut dhjetëra miliona vjet më parë. Gjetjet dolën nga ajo...

Kryesore10 orë më herët

Plani i Bashës për zgjedhjet 2025: Do që të bëhet deputet dhe të hyjë në qeveri me Ramën

Fotomontazh: Sejamini-Basha Analisti Neritan Sejamini deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se plani i Bashës që ka nisur me rizgjedhjen në...

Mix10 orë më herët

Jennifer Aniston zbulon komplimentin që urren të dëgjojë: Nuk e duroj dot

Jennifer Aniston ka marrë komplimente të panumërta gjatë gjithë karrierës së saj, por së fundmi ka shprehur “neveri” për diçka...

Facebook